Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Sipërmarrësi Sinan Idrizi, president i Flamurtarit dhe një nga aksionerët kryesorë të “Air Albania” do të përballet në gjykatën e Stambollit me një padi të ngritur ndaj tij. Është biznesmeni turk Adnan Polat, i cili i kërkon Idrizit të kthejë pas një kapar prej 3.5 milionë dollarësh të lëshuar si garanci për një kontarë që synonte blerjen e një biznesi hidrokarburesh në Shqipëri.
Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Idrizi ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe milionerit turk, ndërsa ka hedhur poshtë disa nga deklaratat e bëra në mediat turke, lidhur me këtë ngjarje..
Idrizi: Ka një akuzë të drejtpërdrejtë nga një artikull në shtypin turk, për një marrëveshje në të cilën unë jam në statusin e garantuesit të kontratës.
Fevziu: Polat është një nga biznesmenët më të mëdhenj të stamobllit.
Idrizi: Patjetër. Kemi ardhur në Shqipëri për të investuar në hidrukarbure, në energji të rinovueshme dhe turizëm. Me dëshirën e zotit Polat kemi marr për auditim një kompani ndërkombëtare. Kemi a ardhur në Shqipëri dhe pasi kemi bërë adutin, palët kanë rënë dakord të blejnë aksionet. Si hap të parë kemi depozituar në konton time bankare garancinë e kaparit.
Fevziu: Cilën kompani do blinit?
Idrizi: Për efekt etik nuk do të përmend emrin. Është një kompani serioze.
Fevziu: Ju erdhët bashkë me Adnand Polat për të blerë dy kompani.
Idrizi: Me këtë ide kemi ndërtuar një strukturë të përbashkët ku unë kam marr rolin e garantuesit të kontratës, por një kompani ndërkombëtare me zyrën e saj në Tiranë ka bërë auditin.
Fevziu: Ky 3.5 milionë dollarë do t’ju mbetej ju?
Idrizi: Jo, jo jo. Është brenda pagesës së shumës së përgjithshme. Është 15% e vlerës si kapar, nëse kompania do të dilte pastër.
Fevziu: Përse nuk u shit?
Idrizi: Për shkak të paaftësive financiare të zotit Polat për të paguar pjesën e plotë të kontratës. Në momentin që bankat nuk e financojnë zoti Polat më pyet se çfarë do të bëjmë. I kam kërkuar të zgjidhë kontratën, ose të marr kompaninë ose ta zgjidhë në formë tjetër.
Fevziu: Këto para duhet të kthehen pas apo duhet t’i mbani ju?
Idrizi: Këtë do ta zgjidhë gjykata e Stambollit. Edhe unë kam bërë padinë time, edhe zoti Polat ka bërë padinë e tij.
(Marrë nga Opinion. al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Gjatë ditëve të fundit kurba e infeksionit në Shqipëri ka pësuar luhatje. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fun...
Shqipëri- Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo pika bastesh të ktheheshin tek bixhozi online. Janë ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për Reformën Zgjedhore, bashkë me ...
TIRANË– Një video e publikuara në rrjetet sociale tregon se si disa efektivë policia kanë ushtruar dhunë mbi disa qytetarë dhe gazetarë. Në videon të sigur...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Real Story”. Debati në studio ka arritur pikën ‘e vlimit’ dhe të ftuarit kanë nisur...
GRAMSH– Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pasi videoja e tyre teksa kërcënin u bë virale. Të gjithë u pezulluan nga dety...
BRITANI– Shembja e Teatrit Kombëtar më datë 17 maj si dhe protesta kundër shkatërrimit të tij ishte padyshim kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm, pasi...
RUSI– Ditën e djeshme në media online qarkulluan fotot e një infermiereje ruse e cila po i shërbente pacientëve meshkuj të infektuar me COVID-19 vetëm me të bre...
SELANIK– Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik pasi policia e kapi me 55 kilogramë hashash.Mediat greke bëjnë me dije se policia ka raportuar...
POGRADEC– Një 31-vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik klandestinësh. Mësohet se i arrestuari është i riu me inicialet...