LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Bledi Çuçi lexon shkresën: Ardi Veliu lirohet nga detyra, Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë!

7 Tetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
VIDEO- Bledi Çuçi lexon shkresën: Ardi Veliu lirohet nga

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka kaluar stafetën e detyrës së Policisë së Shtetit nga Ardi Veliu tek Gledis Nano. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar sot tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Çuçi falenderoi Veliun për detyrën e kryer dhe shtoi se Nano do ta ketë shumë të vështirë tani duke parë nivelin e lartë të Policisë së Shtetit.


“Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punën e një prej organizatave më të vjetra të shteteve. Siç e tha dhe drejtor Ardi që historia nuk nis me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por unë me bindje të plotë them që Ard Veliu gjatë katër viteve të mandatit të tij, padiskutim e ka çuar policinë e Shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Këtu ndajmë të njëjtin mendim të gjithë bashkë. Dikush mund të ketë rezerva, por përpara fakteve kokëforte të gjithë duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë. Policia e Shtetit ka sot besueshmërinë më të lartë që ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Në 2013-ën nga një sondazh i bërë, e gjetëm me 35% të besueshmërinë, ndërsa sot që Ardi lë stafetën e kemi në 65% besueshmërinë. Për mos të folur për statistikat e krimit dhe vrasjeve, në luftën kundër kultivimit të kanabisit apo trafiqeve të ndryshme, e kështu me radhë, në çdo sektor dhe statistikë, Policia e Shtetit sot është superiore ndaj vetes së vetë.

Një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është dhe drejtor Veliut, të cilin e falënderoj për bashkëpunim. Përkushtimi si ka munguar në asnjëherë. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj që edhe në detyra të tjera po kaq të rëndësishme ku do të vazhdojë rrugëtimin për t’i shërbyer publikut dhe atdheut, do t’i kryejë me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri të karrierës. Dua ta them që në fillim që zoti Gledis Nano do e ketë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arrit performanca e policisë së Shtetit. Përveç konsideratave që kemi për Gledisin si oficer dhe si shërbyes i profesionistëve të lartë, fjalët e tjera do ia lemë kohës dhe punës që ai vetë do të demonstrojë gjatë ushtrimi të detyrës. I uroj punë të mbarë drejtorit të ri të Policisë së Shtetit dhe siç e tha dhe drejtor Ardi, asnjë drejtor policie s’mund të ketë sukses pa angazhimin e të gjithëve ju që jeni sot dhe punonjësve të policisë që shërbejnë në çdo cep të Shqipërisë!”- tha Çuçi ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Gledis Nano betohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu mban fjalën e fundit

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu bledi çuçi gledis nano ardi veliu bledi çuçi gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj