LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokimi i transportit publik prej 3 muajsh, ja sa do t’i kushtojë subvencionimi qeverisë

4 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Bllokimi i transportit publik prej 3 muajsh, ja sa do t’i kushtojë

TIRANË -Luljeta është pensioniste. Ajo ka qenë mësuese dhe sot merr një pension prej 23 600 lekësh në muaj. Ka ardhur nga një qytet i jugut të jetojë për disa kohë tek e bija në Tiranë., Pas pandemisë iu desh të udhëtonte drejt shtëpisë së saj në jug për të bërë disa pagesa. Ajo prej disa kohësh përpara pandemisë udhëtonte me një makinë, shoferi i të cilës i merrte për biletën çmimin e një furgoni, 600 lekë vajtje dhe 600 lekë ardhje. Me rregullat e reja të transportit, i zoti i automjetit, edhe në kushtet e mungesës së transportit publik, i bëri me dije Luljetës me keqardhje që çmimi i biletës (që nuk ekziston, sepse nuk të ofron një të tillë) është dyfishuar. Pra Luljeta do të paguajë 1200 lekë për të udhëtuar në një qytet të jugut dhe 1200 lekë për t’u rikthyer në Tiranë.

“Për mua është një sakrificë e madhe me atë pension që kam. Është një çmenduri, por e kam të pamundur të pres kur të nisin autobusët që nuk dihet ende se kur do të nisin. Njerëzit kanë halle dhe sigurisht edhe këta përfitojnë”, thotë Luljeta.

Në fakt, nuk ka ende asnjë datë zyrtare që sektori i transportit publik të nisë nga puna. Nga një përllogaritje që është bërë nga qeveria për të subvecionuar sektorin e transportit publik në masën 30% për tre muaj, duhen 3,2 mln euro. Por ende nuk është gjetur një mënyrë subvecionimi dhe ende nuk është bërë gati protokolli i sigurisë që ky sektor të nisë nga puna. Ajo që dinë shoqatat dhe kompanitë është se do të punojnë me gjysmën e kapacitetit.

“Tre muaj ishim mbyllur, tani nuk dimë se kur do të nisim. Do të punojmë me gjysmën e kpacitetit. Pa mbështetje është e pamundur që ne të funskionojmë. Ne nuk po përpiqemi për fitime, po përpiqemi të mbijetojmë duke iu shërbyer qytetarvëe. Studnetët kanë nisur mësimin dhe na shkruajnë çdo ditë që kur do nisim nga puna sepse po harxhojnë duke marrë taksi edhe pse nuk munden dhe në Tiranë torturohen më këmbë”, shprehet Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës “Transporti Ndërqytetas dhe Rrethqytetas i Udhëtarëve”.

Ai i thotë Gazetës “Si” se kanë patur një takim informal me kruen e DSHPTR-së tre ditë më parë ku është diskutuar mënyra e subvecionimit të transportit publik, ku njëri variant ishte subvecionimi një herë në muaj.

Ajo që shoqatat e transportit në vend kanë kërkuar është:
1-Heqja e TVSH-së për 2020-n dhe pas kësaj zbritje e TVSH-së si në sektorin e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një hallkë e tij.
2-Faljen e taksave vendore për 2020ën.
3-Të merren masa urgjente nga organet kompetente për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë kohës së pandemisë.
3-Heqjen e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publi.
4-Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100% për naftën pasi është lënda e parë për sektorin
5-Subvecionim të 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

Sipas Sulejmanaj sektori është në një gjendje shumë të keqe financiare dhe është sektori më i goditur. Ai bën me dije se nuk është e vërtetë që janë falur taksat e qarkullimit. “Nuk është e vërtetë. Sapo më telefonuan nga Saranda që po paguanin taksat”, thotë ai.

Pak kohë më parë DSHPTR mori vendimin për të hequr taksën vjetore për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete me një vlerë prej 170,194,500 lekë.

Sulejmanj tregon për Gazetën “Si” se kompanitë po bëhen gati duke bërë kolaudimet e mjeteve dhe në asnjë rast nuk kanë kërkuar dhe nuk do të kërkojnë rritje të çmimit të biletave sepse nuk po synojnë fitimet, por nëse qeveria nuk vendos shpejt mbi kërkesat e shoqatave, sektori nuk do të nisë nga puna dhe do të ketë reagim të fortë mbarëkombëtar nga ofruesit e këtij shërbimi.

Në mbledhjen e fundit në DSHPTR është diskutuar si datë fillimi i transportit publik data 8 qershor, ditën e hënë, por sipas Sulejmanaj është gati e pamundur sepse asnjë gjë nuk është gati. Të njëjtën gjë thotë edhe kreu i shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema. Sipas tij nuk ka asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre, ndërsa ata janë duke pritur.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet transporti publik transporti publik pezullohet transporti publik transporti publik

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi