LIVE UPDATES
Bota

Viktima e 114-të e Murit të Berlinit/ U vra teksa po tentonte të arratisej drejt Perëndimit, drejtësi pas gjysmë shekulli për Czeslaw Kukuczka

Kukuczka, i cili njihet si viktima me numrin 114, ndër mbi 140 viktimat e Murit të Berlinit, po përpiqej të arratisej në Perëndim, sepse kishte të afërm në SHBA. Ai kishte shkuar në ambasadën e Polonisë në Berlinin Lindor dhe kishte kërcënuar se do të aktivizonte eksploziv, nëse nuk i jepej kalimi i sigurt. Më vonë u zbulua se çanta e tij nuk përmbante asnjë bombë. 

10 Nëntor 2024, 07:42 Nga N.F
Viktima e 114-të e Murit të Berlinit/ U vra teksa po tentonte të
Foto ilustruese

GJERMANI- Më 29 mars 1974, 38-vjeçari polak Czeslaw Kukuczka u qëllua në shpinë në mes të ditës në pikëkalimin kufitar në stacionin e trenit Friedrichstrasse të Berlinit, mes Gjermanisë Lindore komuniste dhe Gjermanisë Perëndimore demokratike. Ishte një nga vrasjet më famëkeqe në zonën e Murit të Berlinit gjatë Luftës së Ftohtë. 

Kukuczka, i cili njihet si viktima me numrin 114, ndër mbi 140 viktimat e Murit të Berlinit, po përpiqej të arratisej në Perëndim, sepse kishte të afërm në SHBA. Ai kishte shkuar në ambasadën e Polonisë në Berlinin Lindor dhe kishte kërcënuar se do të aktivizonte eksploziv, nëse nuk i jepej kalimi i sigurt. Më vonë u zbulua se çanta e tij nuk përmbante asnjë bombë. 

Kurthi i STASI-t


Shërbimi i Sigurimit të Shtetit i Gjermanisë Lindore (Stasi) ia përgatiti dokumentet e udhëtimit. Mungonte vetëm një fotografi për pasaportën. Czesław Kukuczka-s iu sigurua se fotografia mund të bëhej brenda dy minutash në automat pranë pikëkalimit kufitar. "Kjo shërbente për të qetësuar të dyshuarin," siç thuhet në një raport të mëvonshëm të Stasit dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të RDGJ-së. Kukuczka kaloi pa probleme dy nga tre pikat e kontrollit. Por, kur po kalonte nëpër pikën e fundit, ra e shtëna vdekjeprurëse.

Si u zbulua identiteti i vrasësit?


Në fillim të viteve 1990, pas rënies së Gjermanisë Lindore, Prokuroria e Berlinit e rihapi rastin për shkak të akuzave për krime të ndodhura në Murin e Berlinit. Megjithatë, mungesa e dokumenteve dhe faktet e fshehura nga Stasi bënë që hetimet të ndërpriteshin sërish.

Në vitin 1999, përpjekjet për të zgjidhur rastin rifilluan, kur një ekip hetuesish zbuloi një raport obduksioni që përshkruante një plagë të rëndë të shkaktuar nga një plumb pas shpine. Edhe pse vetë vrasja ishte e dokumentuar mirë në të dy anët e Murit të Berlinit në atë kohë, informacioni për vrasësin mungonte. 

Një grup vajzash gjermanoperëndimore që vizitonin Berlinin për një ekskursion, e kishin parë vrasjen dhe e kishin përshkruar vrasësin si një burrë, të veshur me një pardesy të gjatë dhe syze të errëta. Por përshkrimi nuk mjaftonte për të identifikuar vrasësin. 

Vetëm në vitin 2016, Arkivi i Dokumenteve të Stasi-t ofroi një të dhënë vendimtare për identitetin e mundshëm të qitësit: Një urdhër i nënshkruar nga ministri i atëhershëm i Sigurimit të Shtetit, Erich Mielke, përmendte dymbëdhjetë punonjës të Stasit, të cilët duhej të dekoroheshin në lidhje me vrasjen. Sipas dokumentit, i pandehuri ishte dekoruar nga Stasi me "Urdhrin e Luftës në Bronz."

Hetime vetëm nën trysninë e Polonisë


Në fillim, hetuesit mendonin se ishte vrasje pa paramendim që konsiderohej e parashkruar dhe, si e tillë, nuk mund të dënohej. Çështja u shoqërua me dyshime, nëse i pandehuri mund të gjykohet ende 50 vjet pas ngjarjeve. Vetëm ekuivalenti ligjor gjerman me SHBA i vrasjes së shkallës së parë nuk parashikon parashkrim dhe mund të ketë gjithmonë një dënim me burgim të përjetshëm, i cili zakonisht është jo më pak se 15 vjet burg.

Për ta vërtetuar këtë, prokuroria do të duhet të provonte jo vetëm se i pandehuri e kishte vrarë Kukuczkën, por edhe se vrasja ishte "heimtückisch" në gjermanisht. Kjo fjalë mund të përkthehet si "tinzare", "e pabesë" ose "dashakeqe", ose përafërsisht si "vrasje gjakftohtë". Formulimi i këtij ligji, i cili daton që nga epoka naziste, është në vetvete i diskutueshëm në Gjermani. Prokurorët kanë argumentuar se faktorë të tillë si natyra e vrasjes, me burrin e dyshuar si të mashtruar dhe të qëlluar më pas pas shpine, e plotësojnë këtë përkufizim.

Në vitin 2023, Prokuroria e Berlinit më në fund vendosi të ngrinte akuzën, e detyruar nga një urdhër-arrest evropian të lëshuar nga autoritetet polake kundër të akuzuarit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e Polonisë për ekstradimin e të dyshuarit. 

Drejtësi e vonuar për Kukuczkën


Më 14 tetor 2024, Gjykata e Landit të Berlinit e dënoi ish-oficerin e Stasit me dhjetë vjet burg për vrasjen e Czesław Kukuczka-s në vitin 1974. Lidhur me masën e dënimit, gjykata shpjegoi se dënimi me dhjetë vjet ishte përcaktuar sipas Kodit Penal të RDGJ-së, që ishte në fuqi në atë kohë, pasi ky ligj konsiderohet si më i butë. Ligji aktual parashikon dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.

Kryetari i trupit gjykues, Bernd Miczajka, deklaroi: "Nuk ishte një akt individual për arsye personale, por i planifikuar nga Stasi dhe i ekzekutuar pa mëshirë."  Familjarët e viktimës, një vajzë, dy djem dhe një motër, morën pjesë në gjyq si paditës anësorë.

Gjyqi ishte i veçantë për rëndësinë historike të tij dhe për faktin se përfaqësonte dënimin e parë për një ish-punonjës të Stasit për një vrasje të ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë në pikëkalimin e Murit të Berlinit. Procesi u regjistrua për shkak të rëndësisë së tij historike./DW

muri i berlinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj