30 Korrik 2023, 15:37
Nga a.l
Foto ilustruese
ANTARKTIDË- Sipas një studimi të fundit të kryer nga shkencëtarët, Antarktidës i mungon një sasi akulli pothuaj të njëjtë me sipërfaqen e Argjentinës. Akulli i detit Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.
Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Këtë vit shkencëtarët kanë vënë re diçka ndryshe.
Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt është në nivelet më të ulëta për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC), akulli është rreth 1.6 milionë kilometra katrorë nën rekordin e mëparshëm të dimrit të vendosur në vitin 2022.
Në mesin e korrikut, akulli i detit të Antarktidës ishte 2.6 milionë kilometra katrorë nën mesataren e viteve 1981-2010. Kjo është një zonë pothuajse aq e madhe sa Argjentina ose zonat e kombinuara të Teksasit, Kalifornisë, Neë Mexico, Arizona, Nevada, Utah dhe Kolorado, shkruajnë mediat e huaja.
Antarktiku është një kontinent i largët dhe kompleks. Ndryshe nga Arktiku, ku akulli i detit ka qenë në një trajektore të vazhdueshme në rënie ndërsa kriza klimatike përshpejtohet, akulli i detit në Antarktik është luhatur nga nivelet më të larta rekord në nivelet më të ulëta rekord në dekadat e fundit, duke e bërë më të vështirë për shkencëtarët të kuptojnë se si po reagon ndaj ngrohjes globale.
antarktide
Bota
30 Korrik 2023, 15:13
a.l
Sulmi në Sumy
UKRAINË- Dy persona mbetën të vrarë dhe 20 të tjerë të plagosur, nga sulmi me raketa ruse mb&eu...
Bota
30 Korrik 2023, 15:03
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev paralajmëron se Moskës do ...
Bota
30 Korrik 2023, 14:55
I.A
Bruno Le Maire
FRANCË- Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën n&e...
Bota
30 Korrik 2023, 14:49
a.l
Nigeri
NIGERI- Liderët ushtarakë të puçit në Nigeri i kanë paralajmëruar fuqitë rajonale dhe ato perën...
Bota
30 Korrik 2023, 14:43
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar anëtarëve republikanë të Kongresit të ndalojnë ndi...
Bota
30 Korrik 2023, 14:35
a.l
Moti i keq në Rusi
RUSI- Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut në Rusi kanë rrëzuar pemë ndërprerë energjin&...
Bota
30 Korrik 2023, 14:32
I.A
Guido Crosetto
ITALI- Italia e ka marrë një vendim “të improvizuar dhe mizor”, kur i është bashkuar Iniciativës B...
Bota
30 Korrik 2023, 14:15
a.l
Tigër
INDI- India dhe Butani kanë raportuar një rritje të popullatës së tigrave të egër. Sipas shifrave të...
Bota
30 Korrik 2023, 14:02
a.l
Nicolas Pedro and Gustavo Pedro
KOLUMBI- Djali i presidentit të Kolumbisë është arrestuar si pjesë e një heti...
Bota
30 Korrik 2023, 13:59
a.l
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku i ka bërë thirrje Rusisë që të rikthejë marrëveshjen e grurit t...