LIVE UPDATES
Bota

Tërmet me magnitudë 8.8 në Kamchatka/ Shkakton cunami në Rusi, Japoni dhe vendet që kufizohen me Paqësorin, dallgët arrijnë deri në 3 metra (VIDEO)

Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave. Videot e postuara në mediat sociale treguan ujë të rrëmbyeshëm që vërshonte drejt shtëpive në qytetin me rreth 2,000 banorë, duke bërë që banorët të evakuoheshin.

30 Korrik 2025, 07:33 Nga r.ll
Tërmet me magnitudë 8.8 në Kamchatka/ Shkakton cunami në
foto ilustruese

RUSI- Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, ka goditur brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë në orët e para të së martës, duke shkaktuar një cunami në Rusi dhe Japoni dhe duke nxitur paralajmërime për pothuajse të gjitha vendet që kufizohen me oqeanin.

Cunami ka përmbytur tashmë qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave. Videot e postuara në mediat sociale treguan ujë të rrëmbyeshëm që vërshonte drejt shtëpive në qytetin me rreth 2,000 banorë, duke bërë që banorët të evakuoheshin.

Ndërkohë, pamjet e drejtpërdrejta nga televizioni japonez treguan njerëz që iknin, me makinë ose në këmbë, në vende më të larta, veçanërisht në ishullin verior të Hokkaidos, ku u njoftua një cunami i parë prej rreth 30 centimetrash.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht raportoi një tërmet prej 8.0 ballë, pastaj e rishikoi vlerësimin e tij lart në 8.7 dhe së fundmi në 8.8. Dridhja u regjistrua në orën 02:35, në një thellësi prej 20.7 kilometrash, në zonën detare rreth 126 kilometra nga kryeqyteti i rajonit Kamchatka, në Lindjen e Largët Ruse.

Sipas shkencëtarëve nga shërbimi gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në këtë zonë që nga viti 1952.

Transmetuesi publik japonez NHK ndërpreu programin e tij të rregullt dhe filloi të mbulonte drejtpërdrejt zhvillimet, me prezantuesin e tij që u lutej banorëve të zonave bregdetare të "largoheshin menjëherë për të shpëtuar jetën".

Punëtorët në termocentralin bërthamor të dëmtuar në Fukushima (Japonia lindore), ku ndodhi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne në vitin 2011, u evakuuan, njoftoi operatori TEPCO.

Cunamët godasin vazhdimisht dhe Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) i paralajmëroi qytetarët të mos dilnin në det dhe "të mos i afroheshin bregdetit derisa të hiqet paralajmërimi". Agjencia fillimisht parashikoi se valët do të arrinin 1 metër, pastaj e rishikoi atë për të vlerësuar se ato mund të arrinin deri në 3 metra.

Disa lidhje hekurudhore u pezulluan. Zëdhënësi i qeverisë, Yoshimasa Hayashi, u bëri thirrje gjithashtu banorëve të zonave të prekura nga paralajmërimet e emergjencës të evakuohen në vende ose ndërtesa të sigurta.

Paralajmërimet vlejnë për të gjithë brigjet veriore dhe lindore deri në Osaka, jug dhe ishujt e vegjël periferikë. Valë deri në 1 metër pritej të vinin në Tokio dhe Osaka. Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC) vlerësoi se ekzistonte mundësia që valët sizmike "të rrezikshme" të godisnin brigjet e Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit, Hawaiit, Guamit dhe gjetkë. I njëjti burim vlerësoi se brigjet e Ekuadorit ishin në rrezik.

Shihni hartën e NOAA (Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së) më poshtë me zonat e prekura - E kuqja tregon një paralajmërim, vjollca një kërcënim dhe e verdha një alarm:

Tërmet me magnitudë 8.8 në Kamchatka/ Shkakton cunami në

Valë prej 1-3 metrash janë gjithashtu të mundshme në brigjet e Kilit, Kosta Rikës, Polinezisë Franceze etj, shtoi ai. Nga ana e saj, qeveria meksikane ka urdhëruar mbrojtjen civile të sigurojë që popullsia të largohet nga bregu. Marina paralajmëroi gjithashtu se "rryma shumë të forta në hyrjet e porteve" duhet të priten nga shteti i Baja California (veriperëndim) deri në Chiapas (jug).

Paralajmërime për valë prej 1 metri u lëshuan gjithashtu nga Australia në Kolumbi, nga Filipinet në Zelandën e Re, nga ishujt Tonga në Tajvan dhe në Indonezi. Qendra e parandalimit të cunamit e Ministrisë Kineze të Burimeve Natyrore paralajmëroi se cunami "mund të shkaktojë dëme në disa zona bregdetare të Kinës", shpjegoi ajo në buletinin e saj.

Filipinet u bënë thirrje posaçërisht banorëve bregdetarë të zhvendosen në brendësi të vendit në zona më të larta, pasi pritej një cunami deri në 1 metër nga ora 08:20 deri në 09:40, ndërsa u bënë thirrje peshkatarëve në det të qëndronin në ujëra të thella. 

Të paktën gjashtë lëkundje të forta pasuese, përfshirë dy shumë të forta, me magnitudë 6.9 dhe 6.3, u regjistruan pas tërmetit kryesor, sipas USGS. Sizmologët rusë në Kamchatka paralajmëruan se lëkundjet pasuese deri në 7.5 magnitudë nuk mund të përjashtoheshin brenda muajit të ardhshëm.

Më 20 korrik, një tërmet me magnitudë 7.4, i ndjekur nga disa lëkundje pasuese, u regjistrua gjithashtu pranë gadishullit rus, pa u raportuar ndonjë dëmtim serioz apo viktimë.

Tërmeti i sotëm shkaktoi vetëm lëndime të lehta në Rusi, të paktën sipas autoriteteve lokale. Epiqendra e tërmetit është shumë afër asaj të tërmetit masiv me magnitudë 9.0 në nëntor 1952 , i cili shkaktoi një cunami shkatërrues që goditi të gjithë Paqësorin, tha USGS.

Gadishulli Kamchatka është vendi ku kryqëzohen pllakat tektonike të Paqësorit dhe Amerikës së Veriut, që do të thotë se rajoni ka një nga aktivitetin sizmik më të lartë në planet. Gadishulli rus, i cili ndan Detin e Akhotsk nga Oqeani Paqësor, është ndër "zonat më të prirura ndaj tërmeteve në botë", siç e quan USGS. Që nga viti 1900, shtatë tërmete shumë të forta - me magnitudë të barabartë ose më të madhe se 8.3 - janë regjistruar përgjatë këtij gadishulli.

termet ne rusi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria