LIVE UPDATES
Bota

100 ditë pas luftës, kryeparlamentari ukrainas takohet me kancelarin gjerman

Presidenti i parlamentit ukrainas ndodhet në Berlin. Ai u prit nga autoritetet më të larta të Gjermanisë.

3 Qershor 2022, 16:35 Nga DOSJA
100 ditë pas luftës, kryeparlamentari ukrainas takohet me kancelarin
Ruslan Stefançuk dhe Olaf Scholz

GJERMANI- 100 ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz u takua në Berlin me Presidentin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk. Gjatë bisedës, Scholzi "mori parasysh me dashamirësi" një ftesë nga Stefançuku për të folur në Rada (parlamenti) në Kiev. Publiku do të informohet për planet e udhëtimit të kancelarit pasi ato të caktohen, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Të enjten, Presidenti i Parlamentit të Ukrainës e filloi vizitën e tij duke kërkuar dërgimin e tankeve gjermane Leopard dhe Marder në Ukrainë për të luftuar kundër agresorëve rusë.

"Çdo ditë, 100 të vdekur dhe 500 të plagosur në Ukrainë”.

Stefançuku përshëndeti faktin që Scholzi njoftoi në Bundestag të mërkurën dërgimin e armëve të tjera të rënda në Ukrainë. Por këto tani duhet të dorëzohen shpejt. Çdo ditë atje vritet rreth 100 vetë dhe rreth 500 të tjerë plagosen.

Kancelari Scholz njoftoi të mërkurën se Ukraina do të marrë nga industria gjermane sistemin e mbrojtjes ajrore Iris-T dhe një radar lokalizimi për zbulimin e artilerisë së tipit Cobra. Përveç kësaj, do të dorëzohen katër raketëhedhës të shumëfishtë të tipit Mars II me një distancë deri në 40 kilometra nga rezervat e Bundeswehr-it. Më parë,  ishin premtuar edhe dy sisteme të tjera të armëve të rënda: 50 tanke anti-ajrore Gepard dhe shtatë obusë të blinduar 2000 - artileri të rënda.

Njëqind ditë pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, Presidentin e Parlamentit të Ukrainës Stefançuk e priti në Pallatin Bellevue edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, ky takim ishte takimi i parë personal i presidentit federal me një politikan ukrainas, që prej acarimeve politike mes Berlinit dhe Kievit. Në mesin e prillit, pala ukrainase e refuzoi në minutën e fundit një vizitë të planifikuar të Steinmeierit në Kiev.

Bas garanton mbështetjen e saj

Stefançuku në mëngjes takoi edhe Presidenten e Bundestagut, Bärbel Bas. Presidentja e Bundestagut Bas përsëriti solidaritetin e Bundestagut me Ukrainën. "Bundestagu Gjerman mbështet fort Ukrainën," tha ajo, duke iu drejtuar Presidentit të parlamentit ukrainas Stefançuk, i cili mori pjesë në seancën plenare si i ftuar.

"Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën në nivel humanitar dhe ushtarak, financiar dhe diplomatik”, siguroi ajo në hapje të seancës. "Një Ukrainë sovrane është pjesë e një Evrope liberale dhe demokratike”, theksoi Presidentja e Bundestagut. "Vendi juaj ka të drejtë të vendosë të ardhmen e tij në mënyrë të vetëvendosur, në liri dhe paqe," tha ajo më tej në adresë të Stefançukut. Bas theksoi se ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i Presidentit të parlamentit ukrainas.

Ambasadori shpreh keqardhjen për hezitimin e Gjermanisë

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani Andrij Melnyk kritikoi edhe një herë hezitimin e Gjermanisë për të dorëzuar armë të rënda. Ukraina mirëpret njoftimin e fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz në lidhje me dërgesat e reja të armëve, tha Melnyk për ZDF. "Por të jemi të sinqertë: 100 ditë luftë - deri tani asnjë pajisje e vetme e rëndë nuk është dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania." Armët e para ndoshta nuk do të mbërrijnë para fundit të qershorit, shtoi ambasadori./DW/

 

Sondazh

Poll

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë