LIVE UPDATES
Bota

12 anëtarë të agjencisë UNRWA të përfshirë në sulmet në Gaza, OKB nis hetimet për akuzat e hedhura ndaj personelit

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende të tjera perëndimore i pezulluan fondet mes dyshimeve se 12 punonjës të agjencisë, kishin marrë pjesë në sulmin që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas.

28 Janar 2024, 15:44 Nga N.F
12 anëtarë të agjencisë UNRWA të përfshirë
Foto ilustruese

GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për rifillimin e financimit të agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Rripin e Gazës. Shtetet e Bashkuara, Britania dhe disa vende të tjera perëndimore i pezulluan fondet mes dyshimeve se 12 punonjës të agjencisë, kishin marrë pjesë në sulmin që u bë shkak për luftën Izrael-Hamas. Zoti Guterres njoftoi për nisjen e një hetimi lidhur me këtë çështje ndërsa theksoi se personat e përfshirë, do të mbahet përgjegjës. Ndërkohë dy zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Bidenit njoftuan se negociatorët amerikanë po përparonin drejt një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres njoftoi të dielën se zyra e OKB-së për Shërbimet e Mbikëqyrjes së Brendshme kishte nisur një hetim rreth pretendimeve se 12 anëtarë të personelit të agjencisë për refugjatët palestinezët, UNRWA, ishin përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Në deklaratën e zoti Guterres thuhej se “Komisioneri i Përgjithshëm i kësaj agjencie, Philippe Lazzarini kishte shkëpur kontratat për nëntë nga personat që dyshohet të jenë përfshirë, një tjetër sipas tij është konfirmuar i vdekur dhe po punohet për identifikimi e dy personave të tjerë".

Po kështu zoti Guterres u bëri thirrje vendeve që kanë pezulluar fondet për këtë agjenci, që të vazhdojnë kontributet e tyre për 2 milionë civilët në Gazë, që varen nga kjo ndihmë për mbijetuar. Deri më tani, nëntë vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë kanë ndërprerë financimin për agjencinë. Së bashku, ato siguruan rreth 60% të buxhetit të agjencisë në vitin 2022. Ministri i Jashtëm izraelit bëri thirrje që më shumë vende të ndërpresin ndihmat për këtë agjenci.

Ndërkohë demonstrues izraelitë të krahut të djathtë, së bashku me anëtarë të familjeve të pengjeve që mbahen në Gazë organizuan një protestë në anën izraelite të pikë-kalimit Kerem Shalom, në një përpjekje për të bllokuar kalimin e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës. Policia izraelite arriti t’i mbajë larg dhe lejoi kalimin e disa prej kamionëve për herë të parë pas disa ditësh.

Si pasojë e konfliktit në Gazë janë vrarë më shumë se 26 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve të ministrisë së shendetësisë që drejtohen nga grupi militant. Lufta nisi pas një sulmi terrorist të Hamsit më 7 tetor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë. Po kështu militantët morën rreth 250 persona si pengje.

Dy zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Bidenit thanë se negociatorët amerikanë po përparonin në një marrëveshje të mundshme, sipas së cilës Izraeli do të ndalonte operacionet ushtarake kundër Hamasit për dy muaj si dhe do të lejonte më shumë ndihma humanitare në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve të mbetura. Nëse do të arrihej, marrëveshja do të zbatohej në dy faza, sipas personave në dijeni të kësaj çështje. Pavarësisht progresit të dukshëm në këtë drejtim, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti në një konferencë për mediat se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren e plotë’ të vendit të tij ndaj Hamasit.

Marrë nga VOA

okb gaza hamas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj