LIVE UPDATES
Bota

19 të vrarë dhe 106 të plagosur nga bombardimet në Sudan, një ditë pas tërheqjes nga bisedimet e armëpushimit

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar të dyja palët për shkeljen e armëpushimit, i cili supozohej të mundësonte korridore të sigurta për ofrimin e ndihmës për një popullsi gjithnjë e më në nevojë

1 Qershor 2023, 09:21 Nga m.s
19 të vrarë dhe 106 të plagosur nga bombardimet në Sudan,
luftimet ne Sudan

SUDAN- 19 persona janë vrarë dhe 106 të tjerë janë plagosur nga bombardimet në një treg në një zonë të varfër në jug të Khartoum, ka thënë Sindikata e Mjekëve Sudanezë. 6 predha tankesh u qëlluan nga al-Shajara, një nga zonat e pakta që ushtria kontrollon në Khartoum, dhe shënjestruan lagjen Mayo, një zonë që nuk dihet të jetë pranë ndonjë objektivi ushtarak, thanë banorët.

Mayo është një zonë e varfër e populluar kryesisht nga njerëz që nuk kanë pasur mundësi të largohen nga kryeqyteti që nga fillimi i luftës, midis ushtrisë sudaneze dhe rivalit të tyre paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) më 15 prill.

Grupi i mjekëve në një deklaratë tha: “Rastet kanë ardhur në rritje, stafi mjekësor është nën presion për t'u marrë me kaq shumë raste me staf të kufizuar. Ne thërrasim të gjithë mjekët dhe kuadrot mjekësore që janë afër, të vijnë në spital në mënyrë që të ndihmojnë me aq sa munden".

“Me të vërtetë ka qenë dita më e keqe që kam parë që nga fillimi i luftës, skena që do t'i kujtoj gjithmonë; gra, fëmijë dhe burra në formë të tmerrshme”, tha Abdelmotal Saboon, një banor në zonë dhe vullnetar në spitalin aty pranë al-Bashair. “Nuk e di arsyen e përdorimit të artilerisë së rëndë, përveç vrasjes së njerëzve të pafajshëm”.

"Askush nuk mund të përballojë të largohet nga këtu, të gjithë të afërmit tanë janë këtu, ata nuk mund të ikin", tha Mohamed Zain një tjetër banor i Mayo.

Pothuajse 90% e Khartoum-it kontrollohet nga RSF. Incidenti erdhi një ditë pasi gjenerali Abdulfatah al-Burhan, kreu i ushtrisë sudaneze dhe udhëheqësi de fakto i vendit, njoftoi se do të tërhiqej nga bisedimet e armëpushimit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, duke akuzuar RSF-në se nuk respekton angazhimet e saj.

Përpara ushtarëve të ushtrisë në selinë ushtarake, al-Burhan tha se ata do të përdorin forcë vdekjeprurëse kundër armikut, raporton "The Guardian".

“Ne po e bëjmë këtë betejë në emër të popullit sudanez, po shohim se çfarë ndodhi me ta. Ne nuk duam të përdorim forcë vdekjeprurëse… por nëse armiku nuk u bind dhe nuk përgjigjet, ne do të jemi të detyruar ta përdorim atë. Mos dëgjoni mediat, janë të rreme, ushtria është një dhe ushtria është në të gjithë Sudanin… i gjithë populli sudanez janë ushtarë, ata janë të gjithë me ju në këtë betejë".

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe sauditë kanë fajësuar të dyja palët për shkeljen e armëpushimit, i cili supozohej të mundësonte korridore të sigurta për ofrimin e ndihmës për një popullsi gjithnjë e më në nevojë.

Pjesë të ndryshme të qytetit fqinj të Khartoum, Omdurman, kanë qenë dëshmitarë të artilerisë së rëndë që nga e mërkura, me burime ushtarake që thonë se ata po synojnë forcat RSF të stacionuara në stacionin televiziv kombëtar atje, dhe një ndërtesë strategjike në kryeqytet që u mor nga RSF të mërkurën.

Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë në Khartoum dhe mijëra të tjerë janë plagosur në luftën mes dy forcave. Në shtetin West Darfur ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike për rreth dy javë, dhe mjekët thanë se 2.000 njerëz janë vrarë në një nga përleshjet më vdekjeprurëse midis milicive të lidhura me RSF-në dhe njerëzve vendas.

sudan luftime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj