LIVE UPDATES
Bota

20 vite nga vrasja e Zoran Gjingjiç, njeriu që donte një Serbi normale

Një njeri që kërkon modele që mund t'i zbatojë në jetën e përditshme, në vend që të nxisë trazira.

12 Mars 2023, 17:35 Nga a.l
20 vite nga vrasja e Zoran Gjingjiç, njeriu që donte një Serbi
Zoran Gjingjiç

SERBI- Kur ai u vra pas gati dy vjetësh në postin e kryeministrit të Serbisë, shumë gazetarë e përshkruan kryeministrin serb Zoran Gjingjiçi si një "politikan të jashtëzakonshëm" në nekrologjitë e tyre. Por Gjingjiçi nuk donte të ishte i jashtëzakonshëm. Atributi i dyshimtë i një personi përjashtues dhe i jashtëzakonshëm i shkonte më shumë kundërshtarit të tij politik të asaj kohe, Slobodan Millosheviçit. Gjingjiç, përkundrazi, donte të ishte një njeri normal, një njeri i Serbisë që nuk noton mbi valët e miteve nacionale, por merret me probleme ekonomike dhe sociale. Një njeri që kërkon modele që mund t'i zbatojë në jetën e përditshme, në vend që të nxisë trazira.

Por Gjingjiç mbeti një përjashtim, për fat të keq. Në vend që ta ndjekë atë në një rrugë të vendosur drejt Evropës, Serbia ishte një vend i rraskapitur në lëvizjet midis Lindjes dhe Perëndimit. Një kurs i tillë në kohë lufte kërkon më shumë shkathtësi sesa kishte edhe vetë Gjingjiçi.

Farkëtari i 5 tetorit

Si personalitet, kreu i atëhershëm i Partisë Demokratike ishte vërtet një fenomen i jashtëzakonshëm. Shumë i shkolluar, depërtues dhe i bekuar me një energji të madhe politike, si dhe një njeri me integritet, i sjellshëm, i pashëm dhe simpatik. Gjingjiqi kishte një sërë virtytesh që nuk janë të lehta për t'u gjetur në politikën botërore.

Kryevepra e tij ishte revolucioni që orkestroi ai kundër Millosheviçit, i cili kaloi pothuajse pa një pikë gjaku. Autokrati Millosheviq pa dyshim u dobësua pas luftës së fundit të humbur, luftës në Kosovë. Por ai ende kishte një aparat efektiv pushteti pas vete. Reputacioni i Millosheviçit tek populli ishte i lartë, por Gjingjiçi në qetësi krijoi një koalicion të gjërë.

Gjingjiç madje u takua me njeriun i cili më vonë u bë xhelati i tij (Milorad Ulemek), për të siguruar që njësia famëkeqe e Operacioneve Speciale të Millosheviçit ("Crvene Beretke" / Beretat e Kuqe) të mos shkaktonte gjakderdhje më 5 tetor.

Qeveria që ai formoi pas përmbysjes së Millosheviçit nuk kishte aparatin e duhur të forcës. Ushtria, policia dhe pjesë të burokracisë nuk ishin besnike ndaj shtetit por ndaj ish-presidentit Millosheviç, e kur ai u largua nga skena, këto struktura iu përkushtuan vetëm interesave të tyre personale.

Opozita demokratike e Serbisë ishte një tufë e polarizuar disidentësh, nga e djathta ekstreme deri tek e majta ekstreme, e cila kurrë më parë nuk ishte paraqitur para votuesve në atë përbërje. Vetëm Gjingjiçi me karizmën e tij arriti të farkëtojë një unazë rreth këtij grupi. Ai diktonte parullat. Gjithçka investoi në kartën evropiane. Vendimi i tij më i vështirë ishte ekstradimi i Millosheviçit në Tribunalin e Hagës. Për Gjingjiçin ishte ky thjesht një çmim që Serbia duhej të paguante për afrim me Bashkimin Evropian.

Lufta për pushtet

Politikisht Gjingjiçi u rrit si një pesëmbëdhjetëvjeçar në protestat e studentëve në vitin 1968. Si student në Beograd, ai përvetësoi veprat e anarkistëve rusë dhe kundërshtoi brezin e thinjur të partizanëve të udhëhequr nga Tito, i cili e ka drejtuar ish-Jugosllavinë për dekada të tëra. Me një bursë, ai mori doktoraturën në filozofi në vitin 1978 në Konstanz të Gjermanisë dhe më pas shkoi të punonte me Jürgen Habermas, një ikonë e Shkollës së Frankfurtit. Në qarqet intelektuale, ai merrte pjesë me lehtësi në debatet teorike në gjermanisht.

Kur u kthye në Beograd në fund të viteve tetëdhjetë, ai nuk ishte më një utopist social, por një pragmatist liberal. Por Gjingjiçi kurrë nuk e fshehu se sa shumë ishte i përcaktuar nga skena universitare gjermane e viteve shtatëdhjetë. Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2000, Gjingjiçi insistoi se çështja e pushtetit duhet të jetë mbi të gjitha – përfshirë edhe Kushtetutën, e cila për të ishte vetëm një mbetje e epokës së Millosheviçit. Gjingjiç besonte se në Serbi kishte ndodhur një revolucion i vërtetë.

Por për presidentin e ri Vojislav Koshtunica, një legalist anglofil, protestat në rrugë nuk ishin asgjë tjetër veçse një korrigjim i zgjedhjeve të vjedhura më parë. Në pak javë, dy liderët e Serbisë së re u bënë rivalë të ashpër. As pas vrasjes, Koshtunica nuk ka ka shkuar të nderojë Gjingjiçin.

Viktima e politikës së vetë të denjë

Në Serbi nuk kanë munguar kurrë ofendimet ndaj tij duke e quajtur si "Shvaba” - gjermani), duke e karakterizuar ate si gjoja të manipuluar nga Gjermania dhe si të padenjë. Kur ai solli një fabrikë amerikane duhani në një vend të deindustrializuar si Serbia, kontrabandistët e cigareve e akuzuan atë për - kontrabandë cigaresh.

Menjëherë u shtruan dilemat, a thua nuk iku ai në kohën e bombardimeve të NATO-s në vatrën e krimit - në Mal të Zi? Në prag të 5 tetorit, a nuk bëri një "marrëveshje” të ndyrë me liderin e skuadrës së vdekjeve si Beretat e Kuqe dhe a thua nuk iu afrua Radovan Karaxhiqit gjatë luftës, vetëm për të dëmtuar Millosheviqin? Gjingjiçi si opozitar, realisht nuk hezitonte të mbante kontakte edhe me kriminelët e luftës dhe bosët e krimit. Por, kur mori pushtetin, Gjingjiçi nuk u tërhoq asnjë milimetër në luftën kundër këtyre strukturave. Kjo qëndrueshmëri i kushtoi atij edhe me jetë. Plumbi i snajperit erdhi pikërisht nga pjesëtarët e njësisë "Beretat e Kuqe"

Pas vdekjes së "politikanit të jashtëzakonshëm”, në Serbi u rikthye dalëngadalë një normalitet paralizues, që vazhdon edhe sot e kësaj dite./DW

zoran gjingjiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj