LIVE UPDATES
Bota

2024: Adrenalinë në politikë, kulturë, sport, mjedis...

24 Dhjetor 2023, 21:15 Nga h.k
2024: Adrenalinë në politikë, kulturë, sport, mjedis...
Joe Biden

SHBA-Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-shi ishte një vit i vështirë në skenën botërore.

E përshkuan edhe ndryshime të mëdha gjeopolitike, temperatura rekorde dhe bum i inteligjencës artificiale. Shumë prej këtyre ngjarjeve do të vazhdojnë edhe në 2024-tën, e me siguri edhe përtej.

Por, ritmin dhe drejtimin disave mund t’ua ndryshojë rezultati i një prej zgjedhjeve më të rëndësishme vitin e ardhshëm - atyre në Shtetet e Bashkuara.

Të cilësuara nga gazeta New York Times si zgjedhjet më të rëndësishme në SHBA që nga viti 1860, gjasat janë të mëdha që presidenti aktual, Joe Biden, të sfidohet nga paraardhësi i tij, ish-presidenti Donald Trump, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Gjatë presidencës së tij, Trump ka ndjekur politikën Amerika e Para, e cila është karakterizuar me shpërfilljen e aleatëve tradicionalë, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga NATO-ja dhe, në disa raste, ka folur me admirim për presidentin rus, Vladimir Putin.

Trump, i cili është lart në sondazhe, ka lënë të kuptohet se, nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, do të vazhdojë me të njëjtën.

“Joe Biden nuk është mbrojtës i demokracisë amerikane. Joe Biden është shkatërrues i demokracisë amerikane. Ai dhe njerëzit e tij janë rrënues të ëndrrës amerikane. Ëndrra amerikane ka vdekur me ta në detyrë”, ka thënë ai në një takim me mbështetësit, muajin e kaluar.

Një tjetër palë zgjedhje që do të tërheqin vëmendje vitin që vjen, do të jenë edhe presidencialet në Rusi, më 17 mars.

“Është koha për vendime. Unë do të garoj për president të Federatës Ruse”, ka njoftuar presidenti rus, Putin, më 8 dhjetor.

Për Putinin, i cili ka udhëhequr Rusinë nga viti 1999, herë si president, herë si kryeministër, gara në mars pritet të duket si shëtitje e lirë, meqë opozitën në vend e ka shtypur.

Ajo që do ta rrisë vëmendjen rreth tij, do të jetë lufta në Ukrainë, që e ka nisur në vitin 2022.

Kjo luftë pritet të jetë edhe në qendër të politikës evropiane, aq më tepër kur në vitin 2024 do të ketë përbërje të re të Parlamentit Evropian, ndryshime midis komisionarëve ekzistues të BE-së, ndoshta një president të ri të Komisionit Evropian dhe padyshim një president të ri të Këshillit Evropian. Ka vlerësime se e djathta ekstreme mund të marrë hov në zgjedhjet që do të zhvillohen nga data 6 deri më 9 qershor në Evropë.

“Ndjenjat anti-migrante kanë bërë që e djathta ekstreme të fitojë në bastionet e liberalizmit social, përfshirë Holandën, dhe ta formësojë debatin nga Gjermania në Itali dhe Britani. Në vitin 2024, ajo do të jetë një stimul për zgjedhjet në Evropë”, ka shkruar Washington Post.

Jashtë zgjedhjeve, një ngjarje e madhe do të jetë “Mbrojtësi i palëkundur”. Stërvitja ushtarake e NATO-s, më e madhja që nga Lufta e Ftohtë, do të zhvillohet në shkurt dhe mars dhe do të përfshijë më shumë se 40.000 trupa, misione luftarake ajrore dhe ushtrime detare.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, NATO-ja ka bërë vazhdimisht përpjekje që të dalë në pah si organizatë e bashkuar.

“Është Putin ai që vazhdon ta përshkallëzojë luftën. Ka menduar se mund ta shkatërrojë Ukrainën dhe të na përçajë, por ka nënvlerësuar vendosmërinë e popullit ukrainas për t’u mbrojtur dhe ka nënvlerësuar unitetin tonë”, ka thënë shefi i NATO-s, Jens Stolteberg.

Por, emocione, adrenalinë, e tituj lajmesh nuk do të ketë vetëm në kutitë e votimit apo tryezat vendimmarrëse.

Do të jenë së paku dy ngjarje të mëdha sportive në mesin e dhjetëra syresh që do t’i mbajnë tifozët mbërthyer: Kampionati Evropian Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike Verore 2024.

Gjermania tashmë duket të jetë gati për njërin prej turneve më të rëndësishme të futbollit që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik.

“Kemi dhjetë qytete të bukura nikoqire, me dhjetë stadiume të mëdha. Do të kemi edhe 18 zona tifozësh gjatë gjithë turneut, për t’i bashkuar njerëzit, për të lartësuar idenë tonë evropiane, vlerat tona evropiane dhe mënyrën tonë evropiane të jetesës”, ka thënë drejtori i turneut Euro 2024, Philipp Lahm.

Në Paris, Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Verore do të rikthehen pas 100 vjetësh, nga 26 korriku deri më 11 gusht. Hera e fundit kur kryeqyteti i Francës i ka organizuar ato, ka qenë në vitin 1924. Sipas organizatorëve, tani pothuajse çdo gjë është gati. Ata kanë zbuluar edhe menynë e ushqimeve, e cila mbi 60 për qind do të jetë pa mish, ndërsa 80 për qind e të gjitha pjatave do të përgatiten me prodhime lokale.

Në Itali, nga 20 prilli deri më 24 nëntor do të mbahet edicioni i 60-të i Bienales së Venecias, ekspozitës më të gjatë në botë të artit bashkëkohor. Këtë herë me temën “Të huajt kudo”.

Kurse, më 23 dhe 24 shkurt, Bangkoku do të jetë nikoqir i Konferencës së Shtatë Ndërkombëtare për Gratë, me temën: Fuqizimi i grave - Formimi i së nesërmes.

Juve që ju intrigojnë eklipset, bëni gati syzet dhe më 8 prill shikojeni eklipsin e plotë diellor që do të përshkojë Amerikën e Veriut, duke kaluar mbi Meksikë, SHBA dhe Kanada. Nuk ka lidhje se ku gjendeni, ju mund ta shkarkoni aplikacionin e NASA-s, SunSketcher 2024, dhe ta përcillni atë.

Dhe, padyshim, ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i së ardhmes - ato janë tashmë realitet. Analizat e reja tregojnë se në vitin 2024, pragu i ngrohjes globale prej 1.5 gradësh të Celsiusit, do të tejkalohet. Java e parë e korrikut këtë vit është shpallur java më e nxehtë e planetit në histori dhe ka paralajmërime se në vitin 2024 mund të jetë edhe më nxehtë.

“Ngritja e nivelit të detit është dyfishuar në 20 vjetët e fundit. Kemi pasur 2.3 milimetra në vit rritje të nivelit të detit, 20 vjet më parë, dhe së voni kemi parë 4.6 milimetra. Kjo rritje vjen shumë nga shkrirja e akullnajave të mëdha në Grenlandë dhe Antarktidë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Petteri Taalas.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, gara në armatim, inteligjenca artificiale - që të gjitha këto, dhe jo vetëm, pritet të krijojnë tituj lajmesh edhe në vitin e 23-të të këtij mijëvjeçari të tretë.

E, derisa koha e fishekzjarrëve dhe cakërrimit të gotave afrohet, Radio Evropa e Lirë ju uron të gjithëve një vit të mbarë./REL

joe biden amerika

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj