30 Gusht 2022, 12:46
Nga d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur 23 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ku zyrtarisht rezultojnë edhe mbi 1600 persona të zhdukur.
Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete në Kosovë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bëjnë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.
Kryqi i Kuq i Kosovës do të ekspozojë 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00, pastaj në orën 10:30, bëhen homazhe te Obelisku, para Kuvendit të Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti.
Kurse, YIHR KS nëpërmjet aksionit rrugor “Dera e Pritjes”, solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë, në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 12:00.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës dhe zyrtarisht ia dhuron çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate në orë 13:00, raporton kp.
Gjithashtu, do të bëhet promovimi i librit ‘Fëmijëri të rrëmbyera’, realizuar nga forumZFD – Programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. Ndërsa, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon.
Në Krushë të Madhe përkujtohen familjarët e zhdukur në luftë, 25-26-27 mars 1999, ku në shenjë respekti për ta do të ndezën 64 flakadanë, në orën 19:00. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona, ndërkaq aktualisht të zhdukur konsiderohen 1643.
albin kurti dita ndërkombëtare e personave të zhdukur
Bota
30 Gusht 2022, 12:31
d.a.
Xheraldina Rexhepi
KOSOVË- Pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë dhjetëra qytetarë janë ...
Bota
30 Gusht 2022, 12:12
d.a.
Pamje nga postimet
KOSOVË- Katër persona janë arrestuar e një është ende në kërkim si të dyshuar për dhun...
Bota
30 Gusht 2022, 09:49
A.B
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb ...
Bota
30 Gusht 2022, 09:31
A.B
Termet
GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës righter ka goditur ditën e sotme Greqinë. Epiqendra e të...
Bota
30 Gusht 2022, 09:25
A.B
Karnavale
BRITANI E MADHE- Sulm me thikë gjatë zhvillimit të karnavalin Notting Hill. Një person ka ndërruar jetë ndërsa...
Bota
30 Gusht 2022, 09:13
A.B
Foto ilustruese
KOSOVË- Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare ishte duke ecur teksa u ndalua e pas...
Bota
30 Gusht 2022, 09:02
A.B
Policia
KOSOVË- Përdhunohet një tjetër vajzë në Kosovë. Policia informon se ka qënë vetë viktima ajo e c...
Bota
30 Gusht 2022, 08:23
s.s
Mbetjet e një ndërtese të lashtë romake të shkatërruar nga një cunami në shekullin e III pas Krishtit, të gjetura...
Bota
30 Gusht 2022, 07:20
s.s
Muqtada al-Sadr
IRAK- Udhëheqësi politik dominues irakian Muqtada al-Sadr është tërhequr nga politika mes një bllokimi t...
Bota
30 Gusht 2022, 07:07
s.s
Demi në Florida
SHBA- Spektatorët në një shfaqje në Panairin e Floridës përjetuan një tmerr teksa një...