LIVE UPDATES
Bota

53 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës/ Egjipti prezanton planin në dy faza

Rindërtimi do të bëhet në një periudhë prej 5 vitesh, nën kujdesin e qeverisë palestineze

4 Mars 2025, 18:29 Nga A.Ll

53 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës/ Egjipti

Gaza - Egjipti ka paraqitur një plan prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës gjatë pesë viteve, bazuar në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë, sipas një dokumenti të parë nga Agencia "France-Presse".

Plani që po diskutohet në samitin e Jashtëzakonshëm të vendeve arabe në Kajro parashikon dy faza rindërtimi dhe propozon krijimin e një fondi nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, i cili do të garantojë efektshmërinë dhe qëndrueshmërinë e financimit si dhe transparencën.

Gjatë hapit të parë, i cili do të zgjasë gjashtë muaj, do të duhet të pastrohen rrënojat, të hiqen minat dhe predhat e pashpërthyera, ndërsa banorët do të vendosen strehimore të përkohshme. Gjatë kësaj faze, do të zgjidhen shtatë vende për të strehuar më shumë se 1.5 milion njerëz në shtëpi të parafabrikuara, secila prej të cilave mund të strehojë mesatarisht gjashtë banorë. Gjithashtu është planifikuar të riparohen 60,000 shtëpi të dëmtuara, të cilat mund të strehojnë 360,000 njerëz.

Faza e rindërtimit do të zhvillohet në dy kohe, në një periudhë 5 vjeçare.

Faza e parë do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe buxheti i saj është 20 miliardë dollarë. Gjatë kësaj kohe, duhet të ndërtohet infrastruktura e nevojshme, si rrugët dhe objektet e shërbimit publik. 

200,000 strehimore të përhershme do të ndërtohen gjithashtu për 1.6 milion njerëz dhe do të shpërndahen 8.100.000 hektarë tokë të punueshme. Në fazën e dytë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2030 dhe do të kushtojë 30 miliardë dollarë, synimi është kompletimi i infrastrukturës dhe krijimi i zonave industriale, një port peshkimi, një port tregtar dhe një aeroport.

Kajro synon të thërrasë një takim ministror ku do të përfshihen vendet donatore, institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe rajonale, sektorin privat dhe shoqëria civile, në mënyrë që të mobilizohen burimet e nevojshme.

Në bazë të planit, do të krijohet një komitet i administrimit të Gazës, nën kujdesin e qeverisë palestineze, i përbërë nga teknokratë dhe personalitete të pavarura. Komiteti do të menaxhojë enklavën gjatë periudhës gjashtëmujore të tranzicionit. Kjo masë përshkruhet si një fazë derisa Autoriteti Palestinez, me qendër në Bregun Perëndimor, të marrë kontrollin e plotë të Gazës.

Egjipti dhe Jordania do të trajnojnë forcat palestineze të sigurisë dhe do t'i përgatisin ato për të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e rendit në enklavë.

Plani i referohet gjithashtu mundësisë së pranisë së një " force ndërkombëtare " në territoret palestineze, e cila do të vendosej në bazë të një rezolute të mundshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të ishte përgjegjëse për ruajtjen e paqes ose mbrojtjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor. Dislokimi i paqeruajtësve është pjesë e një plani më të gjerë kohor me qëllimin përfundimtar të krijimit të një shteti palestinez dhe forcimit të institucioneve të tij.

Dokumenti pranon se do të jetë një sfidë, të merret me grupet e armatosura të Gazës, duke vënë në dukje se problemi mund të zgjidhet nëse zbatohet një proces i besueshëm politik për të rivendosur të drejtat palestineze dhe për t'u ofruar atyre një perspektivë për të ardhmen.

gaza egjipti rindertimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj