LIVE UPDATES
Bota

70-vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund luftës në Gadishullin Korean

Lufta koreane filloi në qershor të vitit 1950, kur trupat e Koresë së Veriut kaluan kufirin në paralelin e 38-të dhe nisën një sulm të befasishëm. Fillimisht, ushtria e dobët e Koresë së Jugut pothuajse u dëbua nga gadishulli, përpara se forcat e OKB-së të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të zmbrapsnin forcat pushtuese në thellësi të Koresë së Veriut.

26 Korrik 2023, 21:19 Nga k.m.
70-vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund
Foto ilustruese

27 korriku shënon 70-vjetorin e nënshkrimit të një armëpushimi që i dha fund luftimeve në Gadishullin Korean, e cilësuar shpesh si “lufta e harruar”. Shtatë dekada pas nënshkrimit, teknikisht gadishulli vazhdon të mbetet në gjendje lufte, pasi armëpushimi, që u dha fund luftimeve, nuk është zëvendësuar ende me një traktat paqeje. Gadishulli Korean, i cili ishte pushtuar nga japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, u nda përgjatë paralelit të 38-të pas dorëzimit të ushtrisë japoneze përballë aleatëve perëndimorë, duke krijuar kufirin e brendshëm midis Koresë së Veriut dhe të Jugut.

Lufta koreane filloi në qershor të vitit 1950, kur trupat e Koresë së Veriut kaluan kufirin në paralelin e 38-të dhe nisën një sulm të befasishëm. Fillimisht, ushtria e dobët e Koresë së Jugut pothuajse u dëbua nga gadishulli, përpara se forcat e OKB-së të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të zmbrapsnin forcat pushtuese në thellësi të Koresë së Veriut. Në konflikt u përfshinë edhe forcat e sapokrijuara të Republikës Popullore të Kinës, të mbështetura nga forcat ajrore sovjetike. Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe trupa nga vende të ndryshme nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara luftuan për të zmbrapsur pushtuesit.

Gjashtëdhjetë e tre vende dërguan trupa ose e ndihmuan Korenë e Jugut gjatë luftës. Lufta Koreane e viteve 1950-1953 shkaktoi rreth 5 milionë viktima, ushtarë dhe civilë, duke i ndarë familjet përgjithmonë dhe duke lënë jetimë shumë fëmijë. Rreth 36,000 ushtarë amerikanë u vranë. Një armëpushim i arritur më 27 korrik të vitit 1953 i dha fund konfliktit, çka do të thotë se gadishulli teknikisht është ende në gjendje lufte.

“Synimi tani është futja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit dhe të fillojmë të punojmë për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit korean”, tha gjenerali amerikan Mark Wayne Clark, pas nënshkrimit të armëpushimit. Objektivi i gjeneralit për marrëveshje paqeje ende nuk është realizuar.

Qindra mijëra trupa janë dislokuar në të dy anët e kufirit mes dy Koreve, një prej kufijve më të armatosur në botë. Në disa raste janë shënuar shkëmbime në tokë dhe det, ndërsa zyrtarët e dy vendeve përdorin rregullisht retorikë të ashpër ndaj njëri-tjetrit. Rreth 28 mijë trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut. Shtatëdhjetë vjetori i armëpushimit vjen mes rritjes së tensioneve në rajon. Pheniani ka intensifikuar provat me raketa duke bërë që Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut të vënë në pah fuqinë ushtarake.

Disa ekspertë thonë se provat e Koresë së Veriut përkojnë me përvjetorin e armëpushimit. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në rajon, përfshirë një nëndetëse bërthamore. Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka bërë prova me rreth 100 raketa, ndërsa shteti komunist po shfrytëzon agresionin e Rusisë mbi Ukrainën, për të prodhuar armë bërthamore, të cilat i sheh si garanci për të mbijetuar./VOA

lufta mes 2 koreve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj