Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
94 ditë në det të hapur/ Shpëtohet 61-vjeçari në Peru, arriti të mbijetonte duke konsumuar buburreca, peshq dhe uji shiu (VIDEO)
Rreth 10 ditë më vonë, varka e vogël e peshkimit pësoi një dështim mekanik dhe mbeti e bllokuar në det të hapur, pa një radio fener emergjence.
16 Mars 2025, 08:50Nga N.F
61-vjeçari dhe djali i tij
PERU- Një peshkatar 61-vjeçar peruan është gjetur i gjallë në ujërat ndërkombëtare, 94 ditë pasi varka e tij e peshkimit u zhduk në det të hapur. Sipas mediave të huaja një anije ekuadoriane dalloi varkën e vogël të peshkimit të Maximo Napa-s duke lëvizur në rrymat jashtë portit të Chibote, në veri të Perusë. Shefi i portit Jorge Gonzalez u shpreh se 61-vjeçari mbërriti në gjendje të mirë fizike. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 61-vjeçari ka dalë të shtunën nga spitali ku ishte shtruar.
Peshkatari, Máximo Napa u nis më 7 dhjetor nga porti i San Juan de Marcona. Por kushtet e këqija të motit dhe rrymat e forta bënë që ai të humbiste drejtimin. Rreth 10 ditë më vonë, varka e vogël e peshkimit pësoi një dështim mekanik dhe mbeti e bllokuar në det të hapur, pa një radio fener emergjence.
“Është një mrekulli që gjetën babanë tim... Ne kurrë nuk e humbëm shpresën”, tha vajza e tij, Ines Napa.
Mësohet se Maximo Napa mbijetoi duke ngrënë buburreca, peshq dhe zogj, ndërsa pinte ujë shiu dhe gjak breshkash. Teksa qante para gazetarëve 61-vjeçari u shpreh se nuk donte të vdiste për nënën e tij.