LIVE UPDATES
Bota

A do të arrestohej Benjamin Netanyahu nëse viziton vendin? Shpërthejnë mosmarrëveshjet në Gjermani

A mund të arrestohet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nëse vjen në Gjermani? Për këtë çështje ka shpërthyer një mosmarrëveshje e madhe.

3 Dhjetor 2024, 08:10 Nga r.ll
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu nëse viziton vendin?
betanyahu, scholz

GJERMANI- Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi ​​urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministritizraelittë Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, Joav Galant. Arsyeja: Të dy dyshohen për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në vitin 2002, Gjermania ka qenë një nga 124 shtetet nënshkruese dhe konsiderohet si mbështetëse e vazhdueshme e saj. Por si rezultat i gjenocidit ndaj hebrenjve evropianë gjatë epokës naziste, Gjermania është një aleate e ngushtë e Izraelit.

Barenboim: "Jeta e pamundur në Gaza"

Të premten disa ekspertë në Berlin e përshkruan vendimin e Hagës si një thirrje zgjimi edhe për qeverinë federale. Ajo gjithmonë theksonte se qeveria izraelite kishte të drejtë të mbrohej duke përdorur mjete të ashpra pas sulmit terrorist në tetor 2023.

Christine Binzel, profesoreshë e ekonomisë dhe shoqërisë në Lindjen e Mesme në Universitetin e Erlangen-Nurnberg, thotë se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka denoncuar vazhdimisht veprimet e Izraelit. Megjithatë, Gjermania refuzoi të mbështesë Gjykatën: "Gjermania nuk e ka përmbushur këtë detyrim për 14 muaj. Gjermania nuk është vetëm vëzhguese, por qeveria federale vazhdon të mbështesë Izraelin politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe ligjërisht edhe sot e kësaj dite. Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh me armë pas SHBA-së”.

Michael Barenboim, muzikant dhe profesor në Akademinë Barenboim-Said, shton: "Që nga fillimi i tetorit 2024, Izraeli e ka vendosur veriun e Gazës në një gjendje të plotë rrethimi, duke e bërë të pamundur jetën njerëzore atje."

Çfarë do të ndodhë nëse Netanjahu viziton Berlinin?

Që nga vendimi i Hagës, qeveria federale është fokusuar në një çështje tjetër: Çfarë do të ndodhë nëse kreu i qeverisë së shtetit mik të Izraelit do të vinte tani për vizitë në Berlin? Gjyqësia gjermane do të duhej të arrestonte Netanyahun. Një vizitë e tillë nuk është planifikuar që kur milicia terroriste Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar. Vizita e tij e fundit në Berlin ishte në mars të vitit 2023.

Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi vështirë i paramendueshëm

Një javë më parë, zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit, tha se Gjermania duhet t'i marrë parasysh të dyja: solidaritetin me Izraelin si shtet dhe mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare. "Nga njëra anë, është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e kemi fuqimisht. Dhe nga ana tjetër, rëndësia historike dhe përgjegjësia për Izraelin. Unë e kam vështirë të imagjinoj që ne të kryejmë arrestime në Gjermani mbi këtë bazë. Në këtë pikë, edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se qeveria duhet të shqyrtojë me kujdes procesin.

Baza juridike për arrestim

Por Baerbock tani tingëllon pak më ndryshe: "Qeveria federale i përmbahet ligjit, sepse askush nuk është mbi ligjin," tha politikanja ekologjiste në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Fiuggi të Italisë. Për më shumë: "Në Gjermani zbatohet pavarësia e gjyqësorit, e cila në këtë rast ka arritur në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që ajo të ndërmarrë këtë hap tani”.

Sipas disa politikanëve gjermanë, një rrugëdalje nga situata e vështirë do të ishte: Gjykata Penale bëhet aktive vetëm nëse shteti në fjalë nuk mund të ndjekë ligjërisht politikanët e vet për krime. Prandaj, Gjermania duhet të punojë për të siguruar që pas përfundimit të luftës të zhvillohet një proces ligjor në Izrael, i cili mund të përfshijë edhe rolin e Netanyahut. Kështu argumenton edhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, Michael Roth (SPD): "Gjykata Penale po humbet shumë nga besueshmëria e saj, sepse nuk merr masa kundër kriminelëve të luftës dhe diktatorëve si Bashar al-Assad. Por merr masa kundër kreut të qeverisë së një vendi me një gjyqësor të pavarur, ku ai mund të ndiqet penalisht”.

SHBA qëndron fort në anën e Izraelit

Presidenti amerikan Joe Biden, nga ana tjetër, qëndroi në anën e qeverisë izraelite. Ashtu si Izraeli, SHBA dhe Rusia nuk e njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Biden tha: "Më lejoni të jem i qartë përsëri: Çfarëdo që mund të sugjerojë Gjykata Ndërkombëtare Penale, Izraeli dhe Hamasi nuk janë të barabartë - aspak," tha Biden.

Ai e kishte fjalën për faktin se një urdhër arresti ishte lëshuar jo vetëm kundër dy politikanëve izraelitë, por edhe ndaj një anëtari drejtues të Hamasit. Biden vazhdoi: "Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kur siguria e tij kërcënohet". Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se SHBA nuk do të ekzekutonte një urdhër arresti. Kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri komente të ngjashme dhe madje e ftoi në mënyrë demonstrative Netanyahun për vizitë në Budapest. Ai shtoi se sigurisht që Netanyahu nuk do të arrestohej në vendin e tij./DW

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj