LIVE UPDATES
Bota

A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe?

Ky vendim u mor më 15 qershor, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

17 Qershor 2023, 14:18 Nga a,b

A do të rriten çmimet nga ndalimi i mallrave serbe?

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë zotohen se do t’i rrisin angazhimet në monitorimin e tregut, në mënyrë që të parandalohet rritja eventuale e çmimeve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në vend.

Ky vendim u mor më 15 qershor, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi ndalesën si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare.

*Video me pamje nga kufiri, ku shihen dhjetëra kamionë, me targa të Serbisë dhe me të Kosovës, u panë të parkuar në anën serbe të kufirit në Merdare, pasi nuk u lanë të futen në Kosovë


Për arsye të ndryshme, Kosova, edhe në të kaluarën, ka marrë masa kufizuese kundër prodhimeve serbe - të cilat janë ndër më të pranishmet në tregun vendor - gjë që ka rezultuar pastaj me rritje çmimesh.

E pyetur nga REL-i se çfarë masash do të ndërmarrë për parandalimin e rritjes eventuale të çmimeve, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë thotë:

“Kur ka çështje apo dukuri që kërkojnë fokus dhe angazhim më të madh, rritet numri i inspektimeve, punojmë me orar të zgjatur dhe jemi të angazhuar edhe gjatë ditëve të fundjavës”.

“Inspektorati i Tregut do ta monitorojë tregun dhe në rast se konstatohet çfarëdo shkeljeje e dispozitave ligjore në fuqi, do të ndërmerren masa ndëshkuese”, thotë deklarata, pa specifikuar më shumë.

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në rast se gjendet ndonjë parregullsi gjatë monitorimit, gjobat sillen nga 1.000 deri në 4.000 euro.

Nga Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës pohojnë po ashtu për REL-in se, pas rrethanave të krijuara, “do të fokusohen te kontrollet e çmimeve të produkteve bazë - miellit, grurit, vajit, sheqerit, qumështit”.

Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve, qoftë ushqimore apo edhe të tjera, në Kosovë.

Brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.


Me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Kosova është përballur që nga fundi i vitit 2021, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit, 2022.

Vitin e kaluar, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, beson se në një periudhë afatshkurtër, bizneset nuk do t’i lëvizin çmimet e produkteve.

“...mirëpo, nëse bizneset detyrohen që lëndën e parë, që e kanë blerë në rajon, në këtë rast në Serbi, ta sjellin nga Kina apo nga ndonjë vend i largët, kjo do ta rrisë koston e lëndës së parë dhe do të ndikojë në çmime. Jo me vullnetin apo dëshirën e prodhuesit dhe të importueseve tanë, sepse edhe këta kur ta prodhojnë produktin final dhe kur ta shesin në tregun evropian, do të jenë më të shtrenjtë”, thotë Rafuna.

Ngjashëm shprehet edhe Arben Tërshnjaku, menaxher në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

“Çmimet e produkteve nuk rriten vetëm me një lëvizje. Fabrika ‘Liri’ ngrit çmimet vetëm në rastet kur ka lëvizje të kostove. Ne nuk kemi lëndë të parë që e marrim nga Serbia”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kompania “Pestova” në Vushtrri merret me përpunimin dhe prodhimin e patates. Pronari i saj, Bedri Pestova, zotohet se në rast të rritjes së kërkesës për prodhimet e tij, çmimet e tyre nuk do të ndryshojnë.

Kur në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës vendosi taksë, fillimisht 10% e më pas 100%, mbi produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, rritja e çmimeve të produkteve në tregun e Kosovës nisi të vërehet gradualisht.

Katër muaj pas vendosjes së taksës, e cila ka mbetur në fuqi për më shumë se një vit, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e inflacionit është rritur - në mars të vitit 2019 ka qenë 3.3 për qind, në krahasim me muajin mars të vitit 2018./Marre nga REL

mallra serbe kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj