LIVE UPDATES
Bota

A janë fitimet e korporatave ato që nxisin inflacionin global?     

Faktorë të ndryshëm kanë kontribuar që ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim ta kenë inflacionin më të lartë nga objektivat e tyre

29 Maj 2023, 09:22 Nga m.s
A janë fitimet e korporatave ato që nxisin inflacionin
foto ilustruese

SHBA- Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në shumë vende, disa ekonomistë thonë se inflacioni i vazhdueshëm është pjesërisht për shkak të korporatave që kërkojnë rritjen e fitimit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell mendimet e disa ekspertëve për faktorët e ndryshëm që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit.

Në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, studiuesi Daniel Leigh thotë se ka një farë optimizmi për një ulje modeste të nivelit të inflacionit global këtë vit.

“Por kjo do të jetë një luftë e gjatë. Nuk mendojmë se shumica e vendeve do të arrijnë nivelin e ulur të dëshiruar të inflacionit deri në vitin 2025“, thotë zoti Leigh.

Faktorë të ndryshëm kanë kontribuar që ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim ta kenë inflacionin më të lartë nga objektivat e tyre.

“Një faktor ishte rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pjesërisht nga lufta në Ukrainë. Dhe përveç kësaj shumë vende po përballen me mungesat në tregun e punës. Mungesa e punëtorëve të mjaftueshëm, po rrit pagat”.

Në ekonomitë kapitaliste, rritja e kërkesës sjell rritjen e çmimeve. Por disa analistë shohin një formë të pazakontë inflacioni, edhe pse, sipas vlerësimit të tyre, kërkesa mbetet e qëndrueshme.

“Në përgjithësi, kompanitë që janë mjaft të afërta me konsumatorët, kanë qenë në gjendje të bindin ata që të pranojnë jo vetëm rritjen e kostos, por edhe pak më shumë se aq. Dhe kjo është sigurisht rritja e kufirit të fitimit”, thotë Paul Donovan, ekonomist me kompaninë ‘UBS Global Wealth Management’.

Kjo mund të mos jetë një qasje e qëndrueshme, vë në dukje zoti Donovan.

“Nëse konsumatorët fillojnë të thonë në fakt, ’kjo nuk është një rritje e drejtë e çmimit, nuk do të paguaj për këtë’, atëherë kompanitë do të fillojnë të shqetësohen se nëse i rrisin kufijtë e fitimit shumë, vlera e emrit së tyre do të dëmtohet”.

Federata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë përfaqëson një spektër të gjerë kompanish. Hulumtuesi kryesor i saj pohon se kërkesa e konsumatorëve është rritur në mënyrë dramatike dhe i vlerëson argumentat e "inflacionit të udhëhequr nga fitimi" si "të drejtpërdrejta".

“Çdo ditë shumë nga kompanitë tona mendojnë për uljen e çmimeve. Kur çmimet e mallrave rriten kudo dhe inventarët janë të ulët, shitësit me pakicë i kalojnë disa nga këto kosto tek konsumatorët”.

Atë që disa mund ta shohin si rritje të çmimeve, të tjerë e shohin si kufirin e çmimit që përballon tregu. Disa mund të kritikojnë "fitimet e tepërta", ndërsa të tjerë vërejnë se rritja e fitimit është normë në një sistem të tregut të lirë.

Ekonomistët thonë se fitimi mund të rritet edhe nëpërmjet praktikave të mira të menaxhimit.

“Nëse ke klientë më të mirë ose nëse ke një kapital njerëzor më të mirë brenda kompanisë, padyshim që do të kesh potencial ose do të kesh norma më të mëdha fitimi”, thotë Jonathan Fortun me Institutin e Financave Ndërkombëtare.

Ulja e kërkesës së konsumatorit mund t'i detyrojë kompanitë të heqin dorë nga rritja e çmimeve dhe të frenojnë inflacionin - synimi kryesor i bankës qendrore amerikane, e cila kohët e fundit rriti normat e interesit për të dhjetën herë në pak më shumë se një vit.

Marrë nga VOA 

inflacioni fondi monetar ndërkombëtar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj