LIVE UPDATES
Bota

A ka bërë shkelje Presidenti Biden për bizneset e djalit të tij? Amerikanët të ndarë në qëndrimet e tyre

66% e republikanëve, dhe vetëm 7% e demokratëve, janë shumë apo jashtëzakonisht të shqetësuar për faktin nëse Joe Biden ka bërë shkelje për bizneset e djalit të tij, thuhet në anketimin e bërë nga Qendra NORC për Studimin e Marrëdhënieve me Publikun, e agjencisë së lajmeve Associated Press.

14 Shtator 2023, 21:55 Nga a.l
A ka bërë shkelje Presidenti Biden për bizneset e djalit të
Hunder Biden

SHBA- Rreth gjysma e amerikanëve thonë se kanë pak ose aspak besim se Departamenti i Drejtësisë po heton Hunter Biden-in në një mënyrë të drejtë dhe të paanshme, dhe 1 në 3 janë të shqetësuar se Presidenti Biden mund të ketë shkelje në lidhje me aktivitetet e biznesit të djalit të tij, sipas gjetjeve të një anketimi të ri. Por ndasia politike është e theksuar.

66% e republikanëve, dhe vetëm 7% e demokratëve, janë shumë apo jashtëzakonisht të shqetësuar për faktin nëse Joe Biden ka bërë shkelje për bizneset e djalit të tij, thuhet në anketimin e bërë nga Qendra NORC për Studimin e Marrëdhënieve me Publikun, e agjencisë së lajmeve Associated Press. Përgjithësisht, demokratët janë shumë më të rezervuar në fajësimin e presidentit për sa i përket aktiviteteve sipëmarrëse të djalit të tij.

“Siç e shoh unë, nëse Biden-i bëri diçka të gabuar, atëherë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Pilar DeAvila-Pinsley, demokrat 60-vjeçar nga Nju Jorku. “Por nuk ka ndonjë provë për këtë”.

Anketimi u bë pak përpara se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, të fillonte një hetim zyrtar që synon të gjejë lidhjet mes presidentit dhe aktivitetit sipërmarrës të djalit të tij, si dhe të shpërqëndrojë vëmendjen nga akuzat ligjore ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ndërkohë që po afron përballja e të dyve në garën elektorale për në Shtëpinë e Bardhë. Një prokuror i posaçëm i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland po heton aktivitetin e biznesit të Hunter Biden-it, pasi ra marrëveshja që ishte arritur paraprakisht për pranimin e akuzave për shkelje me taksat dhe për pronësinë e një arme.

Pas gati një viti hetimesh, prokurorët federalë nuk kanë dhënë ndonjë tregues se mund të ketë lidhje Presidenti Joe Biden. Dhe deri më tani, republikanët nuk kanë zbuluar ndonjë provë domethënëse për shkelje nga Presidenti Biden, i cili bisedonte shpesh me djalin e tij gjatë kohës kur ishte nënpresident dhe mori pjesë në një darkë biznesi me bashkëpunëtorët e të birit. Shtëpia e Bardhë nga ana e saj thotë se Joe Biden nuk ishte i përfshirë në çështjet e biznesit të djalit të tij.

Këto deklarata nuk ua kanë hequr shqetësimin amerikanëve, dhe ndryshimet në shpjegimet e Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar shqetësim – nga këmbëngulja e mëhershme se Presidenti Biden nuk pati folur ndonjëherë me djalin e tij për aktivitetin e tij sipërmarrës jashtë vendit, tek deklaratat e tanishme se Presidenti Biden nuk ka biznes të përbashkët me djalin e tij.

Anketimi zbuloi se vetëm 19% e amerikanëve janë shumë apo jashtëzakonisht të sigurtë se Departamenti i Drejtësisë po heton në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Një tjetër grup prej 30% kanë disi besim, dhe 50% thonë se nuk kanë shumë apo aspak besim.

Kjo pikëpamje është në veçanti e pranishme në radhët e republikanëve: 79% thonë se kanë pak ose aspak besim drejt drejtësia e hetimit. Madje edhe demokratët shprehin nivele të ulëta besimi: 33% kanë shumë besim, 36% kanë disi besim dhe 29% kanë pak besim.

Polarizimi politik reflekton ndasinë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara, dhe vijat e qarta politike që janë shfaqur për sa i përket vlefshmërisë së zgjedhjeve për vitin 2024, si dhe procesit të parë me ngritje akuzash për shkarkimin e ish-Presidentit Trump.0

Anketimi tregon se shumica e amerikanëve, 56%, thonë se kanë dëgjuar diçka rreth hetimeve për Hunter Biden-in, dhe vetëm 18% thonë se kanë dëgjuar shumë. Republikanët kanë gjasa më shumë se demokratët që të kenë dëgjuar diçka për hetimet (68% përkundër 51%) dhe gjithashtu që të kenë dëgjuar shumë (27% përkundër 13%). Anketimi u bë gjatë datave 7 – 11 shtator 2023./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj