All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

A na lejohet të përgjojmë?

Gjermania është shumë e ndjeshme për përgjimin e qytetarëve të saj, por shërbimi special nuk heziton në dhënien e lejes për përgjime. Si funksionon ky sistem?

10 Maj 2023, 09:30 Nga A.B
A na lejohet të përgjojmë?
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës (UK-Rat - Unabhängige Kontrollrat). Nuk është çudi, sepse ky shërbim është themelur vetëm rreth një vit më parë, ndonëse fuqitë e tij janë mjaft të mëdha - dhe sekrete.

Ndërsa praktika e mbikëqyrjes sistematike të komunikimeve elektronike është mjaft e përhapur në mesin e aleatëve të Gjermanisë në Perëndim - dhe më pas ka një interes të veçantë për komunikimin e personave të dyshimtë, e ndoshta edhe shërbimeve të huaja, duket se Gjermania po shkon vazhdimisht në drejtimin tjetër.

Në maj të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që shërbimi sekret gjerman BND nuk mund të përgjojë dhe monitorojë komunikimet elektronike të një personi "pa arsye të justifikueshme". Por është e rëndësishme të theksohet se këtu nuk bëhet fjalë për një hetim "të zakonshëm” policor, në rastin e një vepre penale të mundshme. Në këso rastesh është gjithçka e qartë dhe në atë rast leja jepet nga gjykata kompetente. Po kush mund të vendosë në rastet e këtilla të "spiunëve” të mundshëm, nëse një veprim përgjimi është i "justifikueshëm” apo jo?

Kjo është pikërisht arsyeja pse qeveria gjermane vendosi të krijojë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, i cili, ngjashëm me një gjykatë, do të vendoste për një kërkesë të veçantë në rastet kur nëpunësit gjermanë të shërbimeve të inteligjencës nuk mund të shkojnë thjesht në gjykatë, në rastet kur ndjekin ndonjë person që dyshohet se punon për ndonjë shërbim apo shtet tjetër.

Lejet e shumta

Këshilli filloi punën e tij në janar të vitit të kaluar dhe tani po përgatitet të zhvendoset në ish-ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në Berlin. Por pas një viti, Këshilli për herë të parë hartoi edhe një raport për punën e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar të Bundestagut. Gazetarët e WDR mësuan për detajet më të rëndësishme nga ato gjashtëdhjetë faqe të raportit.

Ajo që i habiti ishte se praktikisht lejohej çdo lloj përgjimi, prej leximit të komunikimeve elektronike e deri tek futja në celularët e personave të dyshimtë. Por duket se një kërkesë shkaktoi probleme: kur nëpunësit gjermanë të inteligjencës donin të shikonin më afër komunikimet e një kompanie që dyshohej se kishte lidhje me spiunazhin. Këshilli në këtë rast rekomandoi me dashamirësi se, sipas ligjeve gjermane, kjo nuk ishte e mundur - lejohen të mbikqyren persona të caktuar, por jo e gjithë kompania. Prandaj ligji duhet të ndryshohet...

Shpjegimet e domosdoshme

Pa dyshim, nëpunësit e inteligjencës dhe aleatët gjermanë ndoshta do të qeshin kur të dëgjojnë se sa kërkesa bëriBND për të përgjuar dikë: 121 për gjithë vitin e kaluar në Gjermani. Por aleatët mbase nuk do të jenë të kënaqur kur të shohin se BND raportoi edhe për aktivitete me të ashtuquajturit "përzgjedhës" - pra me kanale të zgjedhura komunikimi që përdorin aleatët, si për shembull, NSA amerikane ose GCHQ britanike.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në radhët e BND-së, ka pasur jo pak paqartësi, sepse nuk dihej qartë se si të punohej në rastet e tilla. Gjithsesi, ky raport vlerëson shprehimisht "miqësinë" dhe "bashkëpunimin" e BND me këtë Këshill. Por gazetarët gjermanë zbulojnë se këtu ka më shumë probleme se sa flitet dhe se ka ankesa për gjendjen e tanishme./DW

gjermani pergjim

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj