LIVE UPDATES
Bota

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? 65 organizata joqeveritare në Mal të Zi kërkojnë shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor

Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike.

27 Korrik 2025, 14:17 Nga r.ll

 

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? 65 organizata joqeveritare
kotorri

 

MAL I ZI- Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviç, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Radunoviç më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje. Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike. Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

“Do të bëjmë çfarë duhet. Perla do të mbetet perlë”, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiç.

Çfarë e motivoi ministrin të propozojë referendumin?

Deklarata e Radunoviçit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.

U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik. Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.

“Duhet të mendojmë nëse na sjell më shumë dobi të jemi në UNESCO apo më shumë përfitim nëse mund të ndërtojmë. Këto janë dëme të mëdha”, tha Radunoviç. Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.

“Dhe të shpallet një referendum për qytetarët e Bokas që të shihet çfarë do të bëhet më tej dhe nëse duhet ende të jemi në UNESCO”, shtoi ai.

Statusi i trashëgimisë botërore në rrezik?

Sipas raportit të UNESCO-s, është theksuar se Mali i Zi nuk ka përmbushur rekomandimet kyçe që janë përsëritur për vite me radhë. Pikat problematike përfshijnë mungesën e ekspertëve, mungesën e një Studimi për Zonën e Mbrojtur, ligje të pakoordinuara dhe mungesë transparence në planifikim.

Për këtë arsye UNESCO kërkon ndalim urgjent të lëshimit të lejeve të ndërtimit, ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndalim të shfrytëzimit të burimeve natyrore në zonën e mbrojtur...

Nevojitet gjithashtu një rishikim i planeve të zhvillimit urban për t’u përputhur me parimet e ruajtjes së vlerave të jashtëzakonshme universale, forcimi i institucioneve dhe krijimi i një sistemi transparent të menaxhimit. Afati për zbatimin e masave përfundon në shkurt të vitit 2026.

Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për koment mbi nismën e Radunoviqit, si dhe për pasojat nëse Mali i Zi nuk zbaton rekomandimet e UNESCO-s.

‘Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore’

Kryetari i Komunës së Kotorit, Vladimir Jokiç, e hodhi poshtë idenë për referendum, duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim civilizues.

“Ruajtja e vlerave të jashtëzakonshme universale nuk mund të jetë objekt referendumi. As qeveria, as komuna, as qytetarët nuk duan të shkëputen nga qytetërimi”, tha Jokiç.

Ish-ministrja e Urbanizmit, Ana Novakoviç Gjuroviç, vlerësoi se deklarata e Radunoviqit për një referendum të mundshëm përfaqëson një qëllim të rrezikshëm të qeverisë për të shkatërruar Boka Kotorskën dhe për ta fshirë atë nga harta e trashëgimisë botërore.

“Propozimi është absurd, jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe tregon një mosnjohje themelore të fakteve dhe standardeve ndërkombëtare”, u shpreh Novakoviç Gjuroviç.

Edhe dega e Kotorit e Lëvizjes “Evropa Tani”, e kryeministrit Milojko Spajiq, deklaroi se janë kundër idesë për organizimin e çfarëdo referendumi.

“Çështjet zhvillimore dhe infrastrukturore të Kotorit dhe Boka Kotorska janë të rëndësishme dhe kërkojnë qasje serioze, por zgjidhjet duhet të kërkohen brenda kornizës që nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike”, thanë nga Lëvizja  “Evropa Tani”.

Arkitektja Biljana Gligoriç tha se Kotori mund të përfshihet së shpejti në listën e kuqe të UNESCO-s.

“Ka qenë një herë më parë në atë listë. Pas tërmetit. Ja si kemi kujdesur për të. Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore për këtë perlë të planetit”, tha Gligoriç.

‘Statusi i UNESCO-s është njohje, jo pengesë’

Nëse Mali i Zi nuk i përmbush rekomandimet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm, Kotori mund të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik – një regjistër ndërkombëtar i vendeve që përballen me kërcënime serioze ndaj vlerave universale.

Statusi i trashëgimisë botërore që gëzon Kotori nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson njohje për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, thuhet në deklaratën e 65 organizatave joqeveritare.

“Humbja e këtij statusi do të sillte pasoja afatgjata – rënie të besimit, ulje të investimeve, humbje të interesit nga partnerët ndërkombëtarë dhe dëmtim të reputacionit të shtetit”, deklaruan organizatat joqeveritare.

Heqja dorë nga statusi i UNESCO-s do të nënkuptonte lënien e hapësirës vetëm në dorën e logjikës së tregut, duke anashkaluar interesin publik dhe identitetin kulturor, u shpreh sektori civil.

Shembuj të humbjes së statusit të UNESCO-s

Në raste ekstreme, një lokacion mund të hiqet plotësisht nga lista e UNESCO-s, siç ndodhi me Luginën e Elbës në Dresden të Gjermanisë dhe me portin e Liverpulit.

Lugina e lumit Elba pranë Dresdenit ishte vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që u hoq nga lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Dresdeni është një nga qytetet e rralla në Gjermani që ka ruajtur pamjen e tij prej 250 vitesh. U hoq nga lista sepse autoritetet vendosën të ndërtojnë një urë moderne me katër korsi mbi lumin. Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, ndërtimi i urës nuk e ruante vlerën universale të jashtëzakonshme të luginës së lumit Elba.

Më parë, në vitin 2007, UNESCO kishte fshirë nga lista Rezervatin e oriksit arab (një lloj i rrallë antilope) në Oman, pasi autoritetet vendase e zvogëluan zonën e mbrojtur me 90 për qind, duke shkatërruar vlerën universale të jashtëzakonshme të asaj zone./REL

unesco mal i zi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty