Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Administrata talibane tha se së paku 2.400 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmeteve, të cilët ishin në mesin e dridhjeve më vdekjeprurëse këtë vit, pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, në të cilat u vranë rreth 50.000 njerëz.
AFGANISTAN- Ekipet e shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet të hënën për të nxjerrë të mbijetuar, si dhe të vdekur, nga rrënojat e tërmeteve vdekjeprurëse të së shtunës në qytetin veriperëndimor të Afganistanit, Herat.
Administrata talibane tha se së paku 2.400 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmeteve, të cilët ishin në mesin e dridhjeve më vdekjeprurëse këtë vit, pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, në të cilat u vranë rreth 50.000 njerëz.
Shtetet fqinje Pakistani dhe Irani kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë ekipe të shpëtimit dhe ndihma humanitare në Afganistan.
“Operacioni është duke vazhduar ende, ka njerëz që po nxirren nga rrënojat”, tha zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Nissar Ahmad Elyias, për Retuers, duke shtuar se më shumë se dhjetëra fshatra rreth Heratit janë prekur nga tërmetet.
Fëmijët afganë duke pushuar nën batanije pranë shtëpive të rrënuara nga tërmeti në fshatin Zendeh, në Afganistan, 7 tetor 2023. Shumë ndërtesa në qytetin Herat shpëtuan pothuajse pa u dëmtuar, por minaret e xhamive të tij të famshme mesjetare pësuan dëme, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
“Shumë prej anëtarëve të familjeve tona kanë rënë martirë, përfshirë njëri nga bijtë e mi, ndërsa djali im tjetër është lënduar”, tha për Reuters Mir Ahmed, një banor i Heratit.
“Shumica e njerëzve janë ende nën rrënoja”, tha ai.
I rrethuar nga bjeshkët, Afganistani ka histori të tërmeteve të fuqishme, shumica e të cilave ndodhin në rajonin Kush në kufi me Pakistanin.
Numri i të vdekurve shpesh rritet kur lajmet vijnë nga pjesët e largëta të vendit, ku lufta dekadëshe e ka kthyer infrastrukturën në rrënoja, gjë që e bën shumë të vështirë organizimin e operacioneve të shpëtimit.
Zyra humanitare e OKB-së tha të dielën se numri i të vdekurve nga këto tërmete ka arritur në 1.023, ndërsa 1.663 njerëz janë lënduar, si dhe 500 të tjerë janë zhdukur. Të gjitha shtëpitë në rrethinën Zindajan në Herat janë shkatërruar, sipas saj./REL
Josep Borrell BRUKSEL-Josep Borrell përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ka thirrur një takim urgjent me 27 ministrat të jashtë...
Konflikti Izrael-Palestinë IZRAEL- Më shumë se 123.000 palestinezë në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda v...
Izrael IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë të hënën se e ka urdhëruar “rrethimin e plot&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nëse sulmi i 24 shtatorit mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta ...
Claudia Goldin NORVEGJI-Çmimi Nobel Memorial në Shkencat Ekonomike iu dha ditën e sotme Claudia Goldin, profesoresh e Harvardit, për...
IZRAEL-Një xhami e vjetër është bombarduar mëngjesin e sotëm në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite. Në pamjet e...
Rrëfimi i babait IZRAEL- Pamje dhe histori rrëqethëse nga Izraeli, ku një numër i madh të rinj gra, vajza e djem j...
Albin Kurti KOSOVË-Albin Kurti Kryeministri i Kosovës në një intervistë për “Probjeda” të Malit të Zi ...
Banjskë KOSOVË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të diskutojë këtë të hën...
Protesta IZRAEL-Demonstruesit u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën nd&e...