LIVE UPDATES
Bota

"Ai ishte urdhërdhënësi", i mbijetuari i masakrës që dëshmoi për krimet e Ivanoviçit thotë se Kurti gaboi që i doli në mbrojtje

Por, Ivanoviç ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999.

17 Janar 2023, 12:50 Nga I.A
"Ai ishte urdhërdhënësi", i mbijetuari i masakrës
Oliver Ivanoviç

KOSOVË- Dje janë bërë pesë vjet kur politikani serb, Oliver Ivanoviç u vra në veri të Mitrovicës. Në 5-vjetorin e vrasjes së tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e kujtoi Ivanoviqin si “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”. Për Oliver Ivanoviçin, Kurti tha se do të dëshironte që kujtimi të mbetet i gjallë, si “një njëri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Por, Ivanoviç ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999. Dëshmitari kryesor në rastin e Ivanoviçit ishte qytetari nga Mitrovica, Isa Mustafa. Gjatë dëshmisë së tij, Mustafa pati thënë se e kishte parë Ivanoviçin teksa jepte urdhëra për ekzekutimin e disa burrave shqiptarë.

Ndërsa, me deklaratën e kryeministrit, Mustafa nuk pajtohet, pasi siç tha për gazetën online Reporteri.net, ka vendim gjykate në lidhje me krimet që i kishte kryer gjatë dhe pas luftës.

“Sikur të ishte deklaratë personale e një njeriu do të ishte diçka tjetër, por është deklaratë e kryeministrit të vendit dhe nuk është deklaratë e mirë për shkak se dihet çka ka bërë Oliver Ivanoviçi gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë”, tha ai.

Madje sipas të mbijetuarit të masakrës në lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku 31 viktima shqiptarë u ekzekutuan nga paramilitarët serbë, Oliver Ivanoviq ishte urdhërdhënësi për krimin që u krye me 14 prill 1999.

“S’më ka ardhur mirë ajo deklaratë për ta mbrojtur, ku dihet se ka edhe një vendim gjykate në lidhje me ngjarjet e 14 prillit të vitit 1999 ku Ivanoviqi ishte urdhërdhënësi”, ka thënë Mustafa të martën për gazetën online Reporteri.net.

Në një dokumentar të “Zona Express”, i publikuar në shkurt të vitit 2016, Mustafa tregonte në lidhje me rastin kur në prill të vitit 1999 e kishte parë Oliver Ivanoviqin teksa jepte urdhërin për ekzekutimin e shqiptarëve.

“Kur na kanë dërguar atje nga lagjja jonë, në fillim erdhi një i maskuar dhe pyeste në gjuhen e tyre “shef, cka të bëjmë me këta njerëz”dhe faktikisht atë e kam identifikuar si Oliveri se s’kanë qenë shumica të maskuar. Për një herë, ai tha “s’ke cka më pyet, vepro sipas urdhërave të dhëna. Nga aty filloi, na rënditen një nga një dhe filluan ekzkeutimin”, kishte dëshmuar Mustafa në dokumentarin “Oliveri i tmerrshëm, Oliver i mirë”.

Fjalë të mira aso kohe për Oliver Ivanoviçin kishte edhe Rada Trajkoviç, sot këshilltarja politike e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç.

Ajo thoshte se Ivanoviç “ishte njeriu më tolerant në mesin tonë, i gatshëm për kompromise dhe marrëveshje me shqiptarët”.

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, pranë zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Për vrasjen e udhëheqësit të grupit “Rojet e Urës”, Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kaluar ka aprovuar propozimin e avokatit për dëgjimin e pesë dëshmitarëve.

Në rasti, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit akuzohen Marko Roshiç, Nedelkjo Spasojeviç, Dragisha Markoviç, Zharko Jovanoviç, Silvana Arsoviç dhe Rade Basara.

Nga ana tjetër, të hënën, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke e përkujtuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nder tjera politikanin serb të Kosovës i dënuar për krime lufte në Mitrovicë, e përshkroi si “i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.

“Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, tha Kurti nder tjera për Oliver Ivanoviçin në një adresim me video, ku fliste në gjuhen serbe, derisa përkthej fjalimi i tij edhe në shqip e anglisht. 

oliver ivanoviç isa mustafa

Sondazh

Poll
Bota 17 Janar 2023, 12:27 I.A

Navalny: Do të zhduket terri nga Rusia

Aleksei Navalny RUSI- Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se mbetet me shpresë që “hajnat” që po tentoj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj