LIVE UPDATES
Bota

'Ai ka vdekur!'/ Si u përhap lajmi përi Messina Denaro-n, bossi i mafias kontrollonte çdo gjë i maskuar, fiksimi me PADRINON

Ndërhyrja kishte qenë e suksesshme, por ndër mafiozët e vërtetë dhe të supozuar të Campobellos- të përgjuar nga karabinierët në operacionin "Hesperia", pretendonin se "iddu" kishte vdekur.

23 Janar 2023, 09:32 Nga k.m.
'Ai ka vdekur!'/ Si u përhap lajmi përi Messina Denaro-n,
Matteo Messina Denaro

PALERMO- Më 4 qershor 2021, Matteo Messina Denaro ishte operuar për më shumë se 6 muaj - më 13 nëntor 2020 - për kancer të zorrës së trashë në spitalin "Abele Ajello" në Mazara del Vallo, me identitetin e rremë të Alfonso Bonafede. Pra, i arratisuri ishte kthyer në vendin e tij të origjinës, ku Bonafede i vërtetë kishte marrë me qira shtëpinë në via San Giovanni, ku i kërkuari qëndroi deri në qershor 2022, kur u transferua në Vicolo San Vito. Sipas mediave italiane, ndërhyrja kishte qenë e suksesshme, por ndër mafiozët e vërtetë dhe të supozuar të Campobellos- të përgjuar nga karabinierët në operacionin "Hesperia", pretendonin se "iddu" kishte vdekur.

"Mos flisni rreth e rrotull për këtë fakt që thatë se ai ka vdekur... Sepse lajmi i ka mbërritur tashmë... Se dikush ka qenë atje po thotë se Ignazzieddu ka vdekur...Sepse ka gjithmonë shtatë-tetë veta që e informojnë..."

"Ai është gjallë dhe mirë"

Por teoria se ai kishte vdekur ishte thjesht një opinion dhe asgjë më shumë. Megjithatë, ishte e rrezikshme të qarkullonte në mjedisin mafioz të Campobellos, ku dukshëm vazhdonte të ndihej pesha e kumbarit dhe ishte e nevojshme që askush të mos e vinte në dyshim se ishte gjallë. Çështje pushteti! Gjithashtu sepse nga pjesa tjetër e bisedës së përgjuar zbulon qartë se Matteo Messina Denaro jo vetëm ishte gjallë, por madje po luftonte kundër sëmundjes. Teksa vazhdonte kurimin, jepte udhëzime nëpërmjet përfaqësuesit të tij të drejtpërdrejtë në zonë: Franco Luppino. Gjithmonë përmes sistemit të pizzini, sipas interpretimit të karabinierëve që po përgjonin atë bisedë. 

Me pak fjalë, bosi mafioz jepte urdhra dhe shpërndante detyra në të gjithë territorin “këtij dhe këtij”. Ai siguroi bashkëpunëtorët për praninë e tij. Franco Luppino ishte liruar nga burgu për disa kohë, kishte marrë frenat e Campobello-s nën kujdesin e Messina Denaro dhe u kthye në burg shtatorin e kaluar. Megjithatë, pa përgjuar apo filmuar super të arratisurin tjetër që jetonte disa qindra metra larg të dyshuarve të tjerë.

Në banesën e tij u gjetë foto kafshësh të egra, magnet frigoriferi me imazhin e një shefi me smoking që të kujton Al Pacinon tek "Kumbari" dhe me fjalët "Unë jam kumbari". Krahas picave, dokumenteve dhe letrave, pra, Karabinierët del Ros gjetën një sërë objektesh që i referohen filmit të famshëm.

matteo messina denaro arrestohet matteo messina denaro


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj