3 Qershor 2024, 17:00
Nga B.Z
Pamje nga aksidenti
ITALI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u regjistrua në Itali ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Livornos, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën e si pasojë humbën jetën një çift gjerman, Robert Friendrich Fendt, 61-vjeç, gruaja e tij Maria Cornelia Schubert, 68-vjeç, si dhe 21-vjeçari Marco Acciai, drejtues i njërit nga mjetet e përfshira në aksident.
Dinamika e ngjarjes
Aksidenti ka ndodhur në orën 13:00 të së dielës, ku makina tip Honda IX me të cilën po udhëtonte çifti gjerman përplaset kokë më kokë me një tjetër mjet tip Fiat 550 me drejtues 21-vjeçarin Marco Acciai dhe si pasojë humbën jetën të tre personat.
Në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë në të cilën po udhëtonte një çift austriak, dhe vajza e tyre, të cilët kanë mbetur të plagosur. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy makinat e lartpërmendura të përfshira në aksident.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një manovër e gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara nga ana e shoferit gjerman. Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar nga mediat italiane makina me të cilën udhëtonte çifti gjerman ka qënë me shpejtësi të lartë dhe ka devijuar nga korsia duke shkaktuar më pas aksidentin e trefishtë.
Tre viktimat e aksidentit janë dërguar në morg, ndërsa 5 të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe hetuesit po përpiqen të rindërtojnë edhe njëherë skenën e ngjarjes për të kuptuar atë që ndodhi.
aksident itali
Bota
3 Qershor 2024, 16:45
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Rreth njëqind traktorë kanë bllokuar kufirin midis Spanjës dhe Francës. Siç raportohet traktor...
Bota
3 Qershor 2024, 16:25
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në një pjesë të madhe të jugut të Gjermanisë shkoi n...
Bota
3 Qershor 2024, 16:38
B.Z
Foto ilustruese
FINLANDË - Numri i aborteve midis vajzave adoleshente në Finlandë ra me 66% midis 2000 dhe 2023, njoftoi instituti...
Bota
3 Qershor 2024, 16:30
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mund të bjerë dakord për një pauzë 42-ditore ...
Bota
3 Qershor 2024, 16:14
M.B
Zyrtarë policorë afër Ambasadës izraelite në Bukuresht.
BUKURESHT- Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeq...
Bota
3 Qershor 2024, 16:09
E. D
pamje nga vendngjarja
KALIFORNI- Mijëra banorë janë detyruar të evakuohen, ku rreth 14 mijë hektarë janë djegur në ...
Bota
3 Qershor 2024, 15:42
B.Z
Foto ilustruese
GREQI - Është shtyrë për në datën 12 qershor seanca gjyqësore ndaj 59-vjeçarit nga Ano ...
Bota
3 Qershor 2024, 15:44
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Përqafimi i tre personave në mes të rrymës nga përmbytjet është bërë viral n...
Bota
3 Qershor 2024, 15:53
M.B
Parlamenti Europian
BRUKSEL- Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian do të votojnë këtë javë për...
Bota
3 Qershor 2024, 15:42
M.B
Arbër Pajaziti dhe Ardita Sinani
PRESHEVA- Kandidatja për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e Partisë p&e...