LIVE UPDATES
Bota

Aktivistët shënojnë 5-vjetorin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi

Më 2 tetor 2018, gazetari Jamal Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dhe nuk doli kurrë. Atje, agjentë saudit thuhet se e mbytën duke i zënë frymën dhe më pas e coptuan trupin e tij.

1 Tetor 2023, 22:56 Nga I.A
Aktivistët shënojnë 5-vjetorin e vrasjes së gazetarit Jamal
Jamal Khashoggi

SHBA- Të hënën mbushen pesë vjet kur gazetari i gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll. Që atëherë, agjencitë amerikane të zbulimi e kanë drejtuar gishtin tek udhëheqja saudite, përfshirë Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, si personi që urdhëroi vrasjen e gazetarit. Ndërkaq, siç informon korrespondentja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite po vazhdojnë të normalizohen, duke zhgënjyer disa aktivistë të lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.

Më 2 tetor 2018, gazetari Jamal Khashoggi hyri në konsullatën saudite në Stamboll dhe nuk doli kurrë. Atje, agjentë saudit thuhet se e mbytën duke i zënë frymën dhe më pas e coptuan trupin e tij.

Zbulimi amerikan më vonë arriti në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte miratuar misionin për të kapur dhe vrarë gazetarin me origjinë saudite, i cili kishte qenë kritik ndaj tij. Princi e quan vdekjen e të ndjerit Khashoggi si një gabim.

Shumë njerëz po e kujtojnë zotin Khashoggi pesë vjet pas vdekjes së tij.

“Jamal Khashoggi ishte pjesë e një brezi të rëndësishëm. Ai përfaqësonte dikë që bënte thirrje për demokraci, reforma dhe përmirësime në botën arabe”, thotë Raed Jarrar, nga organizata ‘Demokraci për Botën Arabe Tani’.

“Ai filloi të bëhej gjithnjë e më kritik ndaj një sërë politikash të qeverisë saudite nën Princin bin Salman, duke filluar nga lufta në Jemen, shtypja e aktivisteve të të drejtave të grave, fushatën e përgjithshme të shtypjes që ai mendonte se e bëri Arabinë Saudite një vend të kontrolluar dhe censuruar me ashpërsi”, thotë Justin Shilad, nga Grupi i Shprehjes së Lirë, PEN America.

Mbështetësit e gazetarit të ndjerë janë të pikëlluar gjithashtu nga normalizimi i marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite.


Presidenti Joe Biden vizitoi mbretërinë në vitin 2022 dhe u takua me Princin bin Salman. Analistët thonë se interesi amerikan në Arabinë Saudite ka qenë pjesërisht për të përmbushur nevojat amerikane për energji.

“Unë po bëj gjithçka që mundem për të rritur furnizimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Presidenti Biden më 15 korrik të këtij viti.

Shumë aktivistë do të dëshironin që të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit të viheshin në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

“Kur Presidenti Biden kandidoi për president, ai u zotua se do ta ndëshkonte Arabinë Saudite për vrasjen e Khashoggit, por, në fakt, sot ka ndodhur e kundërta. SHBA-ja po përkrahë Arabinë Saudite dhe po negocion një traktat të mbrojtjes me qeverinë e Arabisë Saudite”, thotë Amrit Sing, profesore në Fakultetin Juridik të Stanfordit, ku ajo merret me sundimin e ligjit.

“Duhet të rimendojmë angazhimin e Shteteve të Bashkuara me diktaturat, me dhunuesit e të drejtave të njeriut… duhet të ndalojmë mbështetjen e tyre me armët tona dhe me kapitalin tonë politik”, thotë zoti Jarrar nga organizata “Demokraci për Botën Arabe Tani”.

Pavarësisht dënimeve që janë dhënë në ato që kritikët i quajnë “procese teatrale gjyqësore” në Arabinë Saudite, familja dhe mbështetësit e zotit Khashoggi thonë se nuk ka pasur drejtësi të vërtetë në vrasjen e gazetarit - por kjo nuk do t'i ndalojë ata të vazhdojnë thirrjet për drejtësi.

Marrë nga VOA

jamal khashoggi washington post

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj