Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një analiste për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë thotë se ekzistenca e këtyre planeve nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikonin ta sulmonin Iranin, por se Pentagoni përgatit plane për rastin më të keq të mundshëm. Ajo thotë se veprimi për të cilin akuzohet ish-Presidenti Trump, pra ndarja me të tjerë e informacionit të këtij dokumenti të klasifikuar, është e paprecedentë në historinë amerikane.
SHBA- Mes akuzave të reja të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump këtë javë, ishte edhe ajo për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti të klasifikuar ku detajoheshin planet operacionale amerikane për një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, akuzat e reja kanë të bëjnë me përpjekjet për “të ndryshuar, shkatërruar, dëmtuar, apo fshehur provat” gjatë hetimit për dokumentat e klasifikuara që mori me vete në shtëpinë e tij në Florida.
Ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe një punonjësi të tij në klubin Mar-a-Lago janë ngritur tashmë tre akuza të reja penale. Prokurorët federalë në Florida ia shtuan akuzat e reja 37 akuzave të mëparshme të ngritura për marrjen e paligjshme të dokumentave në përfundim të mandatit të tij presidencial dhe për mbajtjen e dokumentave pasi iu kërkua në mënyrë të përsëritur që t’i kthente.
Trump akuzohet se ai dhe ndihmësat e tij i kërkuan një punonjësi në Mar-a-Lago që të fshinte filmimet e kamerave në pronën e tij, në përpjekje për të penguar hetimin për dokumentat e klasifikuara.
Ish-presidenti akuzohet edhe për mbajtjen e qëllimshme të informacionit për mbrojtjen kombëtare. Ai akuzohet se ua tregoi planet operacionale për një sulm ndaj Iranit një autori, një botuesi dhe dy punonjësve në klubin e tij në Bedminster, Nju Xhersi, në korrik 2021.
Një analiste për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë thotë se ekzistenca e këtyre planeve nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikonin ta sulmonin Iranin, por se Pentagoni përgatit plane për rastin më të keq të mundshëm. Ajo thotë se veprimi për të cilin akuzohet ish-Presidenti Trump, pra ndarja me të tjerë e informacionit të këtij dokumenti të klasifikuar, është e paprecedentë në historinë amerikane.
“Është detyra e ushtrisë që të shpresojë për më të mirën dhe të planifikojë për më të keqen. Kështu që ekzistojnë shumë plane lufte. Por qartësisht ato që kanë të bëjnë me Iranin janë jashtëzakonisht serioze për shkak të historikut të Iranit me prodhimin e armëve bërthamore”, tha Shea.
Ish-Presidenti Trump i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimet e shumta federale që po bëhen ndaj tij, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht, për shkak se ai është kandidati kryesor në garën për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Nuk e kisha menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë; kurrë nuk mendova se mund të ndodhte. I vetmi krim që kam bërë është se kam mbrojtur i patrembur vendin tonë nga ata që duan ta shkatërrojnë. Që nga fillimi, demokratët përgjuan fushatën time. A e mbani mend? Ata më sulmuan me një valë hetimesh të manipuluara”, tha ai.
Ish-presidenti ka thënë gjithashtu se akuzat mund të provokojnë dhunë dhe mund ta përçajnë vendin thellë. Zoti Trump dhe aleatët e tij mund të përballen me akuza penale edhe muajin e ardhshëm në Xhorxhia, për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.
Ish-Presidenti Trump vazhdon të jetë nën hetim federal edhe në Uashington për përpjekjet e tij të gjera për të ndalur transferimin paqësor të pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhje, ndër të tjera edhe për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga një turmë mbështetësish të tij, sulm që u pasua nga shtatë persona të vdekur.
Marrë nga VOA
SERBI- Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviç ka thën&e...
foto ilustruese EUROPË- Agjencia evropiane e policisë Europol tha se rrëzimi i Encrochat, një kompani e fshehtë që u ofronte ...
foto ilustruese UKRAINË- Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian lejoi tregtinë e lirë të prodhi...
foto ilustruese GJERMANI- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar...
Mateusz Morawiecki. POLONI- Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si mi...
pamje nga vendngjarja SHBA- Pamjet e një ariu në Kaliforni, i cili futet në pishinën e një banese për tu freskuar po b&e...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara e kanë prezantuar pakon e ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë të 345 milio...
foto ilustruese UKRAINË- Rimarrja e gadishullit të Detit të Zi është pjesë e planit të Ukrainës për kund&...
foto ilustruese NIGERI- BE-ja ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin e sigurisë me Nigerin pasi ushtria e vendit mori pushtetin me n...
KOSOVË- Ambasadori i Francës Oliver Guerot në një intervistë për Gazetën Express ka zbuar se takimi ndërmjet Krye...