LIVE UPDATES
Bota

Akuza: Senatori Menendez ndihmoi biznesmenin me investime nga Katari

Menendez deklaroi në tetor se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat se ai kishte vepruar si një agjent i paregjistruar i qeverisë egjiptiane dhe për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga biznesmenët e Nju Xhersit për të penguar hetimet me të cilat ata përballeshin.

3 Janar 2024, 10:15 Nga h.k
Akuza: Senatori Menendez ndihmoi biznesmenin me investime nga Katari
Bob Menendez

SHBA-Senatori amerikan Bob Menendez ndihmoi një biznesmen nga Nju Xhersi që të siguronte një investim nga një kompani e Katarit me lidhje me qeverinë e shtetit të Lindjes së Mesme, thanë prokurorët të martën në një padi kundër ligjvënësit demokrat.

Menendez deklaroi në tetor se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat se ai kishte vepruar si një agjent i paregjistruar i qeverisë egjiptiane dhe për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga biznesmenët e Nju Xhersit për të penguar hetimet me të cilat ata përballeshin.

Akuzat e reja, të paraqitura në gjykatën federale të Manhatan-it, e shtojnë trysninë mbi demokratin Menendez, i cili u ka rezistuar thirrjeve nga anëtarët e partisë së tij për të dhënë dorëheqjen.

Menendez përballet me katër akuza për komplot, përfshirë atë për marrje ryshfeti, mashtrim, zhvatje dhe veprim si agjent i huaj.

Ai ka mohuar keqbërjen, por dha dorëheqjen përkohësisht si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë pas ngritjes së akuzave në shtator. Ai ka përfaqësuar shtetin e Nju Xhersit në Senatin amerikan që nga viti 2006.

Adam Fee, një avokat për zotin Menendez, tha se klienti i tij veproi "krejtësisht në mënyrë të duhur" në lidhje me Katarin dhe Egjiptin. “Këto akuza të reja nuk ndryshojnë asgjë dhe ato nuk do t'u mbijetojnë shqyrtimeve në gjykatë apo një jurie”, tha avoakti Fee në një deklaratë.

Aktakuza thotë se zoti Menendez dhe bashkëshortja Nadine morën bileta për garën “Formula One” në këmbim të ndihmës për biznesmenin Fred Daibes që të negociojë një investim disa miliona dollarësh për një projekt të pasurive të paluajtshme në New Jersey.

Sipas aktakuzës, në qershor 2021 zoti Menendez e kishte prezantuar biznesmenin Daibes me një anëtar të familjes mbretërore të Katarit, i cili drejtonte një kompani investimesh.

Prokurorët thanë se zoti Menendez bëri deklarata publike në favor të Katarit dhe në gusht 2021 i tregoi paraprakisht biznesmenit Daibes deklaratën për shtyp që lavdëronte qeverinë e atij vendi.

“Ndoshta keni dëshirë që t’u tregoni atyre deklaratën”, i tha zoti Menendez biznesmenit Daibes përmes një mesazhi të koduar, sipas aktakuzës.

Në maj 2022, kompania e Katarit, e cila nuk u emërua, nënshkroi një letër për të hyrë në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë e biznesmenit Daibes, thanë prokurorët.

Zoti Menendez u shpërblye menjëherë, thanë prokurorët, kur një zyrtar i Katarit i dha një të afërmi të bashkëshortes Nadine Menendez bileta për garën “Formula One” në maj 2022 në Miami dhe biznesmeni Daibes i dha zoti Menendez një bllok ari.

Në fund të atij muaji, pasi darkoi me gruan e tij dhe biznesmenin Daibes, senatori bëri një kërkim në Google për "çmimin e një kilogram ari", thanë prokurorët. Daibes dhe Nadine Menendez gjithashtu janë paditur por ata kanë thënë se janë të pafajshëm.

Gjyqi ndaj zotit Menendez është caktuar më 6 maj./VOA

bob mendez

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj