LIVE UPDATES
Bota

Akuzë për mashtrim të donatorëve, aleati i hershëm i Trump pranon fajësinë, shmang dënimin me burg

Bannon, një aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump, pranoi një marrëveshje fajësie që përjashton dënimin e tij me burgim për shkak të skemës së titulluar “Ne Ndërtojmë Murin” (“We Build the Wall”), për sa kohë që nuk bën shkelje të mëtejshme.

11 Shkurt 2025, 21:44 Nga M.B
Akuzë për mashtrim të donatorëve, aleati i hershëm i
Steve Bannon

SHBA– Steve Bannon pranoi fajësinë të martën për një akuzë mashtrimi të donatorëve që kontribuuan me fonde për një iniciativë private për të ngritur një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara. Zoti Bannon, një ndër hartuesit kryesorë të politikave konservatore, e pati denoncuar procesin si një “persekutim politik”.

Bannon, një aleat i hershëm i Presidentit Donald Trump, pranoi një marrëveshje fajësie që përjashton dënimin e tij me burgim për shkak të skemës së titulluar “Ne Ndërtojmë Murin” (“We Build the Wall”), për sa kohë që nuk bën shkelje të mëtejshme.

Marrëveshja vjen vetëm disa ditë pasi Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi urdhëroi Departamentin e Drejtësisë të hetojë atë që presidenti e quajti "përdorim politik i pushtetit të prokurorisë". Çështja ishte planifikuar të shkonte në gjyq më 4 mars.

Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, ngriti akuza ndaj zotit Bannon në gjykatën shtetërore, pasi një falje e Presidentit Trump në vitin 2021 rrëzoi padinë federale që ishte bërë për të njëjtat akuza. Në nëntor, gjykatësja April Newbauer vendosi që prokurorët mund t'i tregonin jurisë prova të caktuara, përfshirë një email që ata thonë se tregon se zoti Bannon ishte i shqetësuar se përpjekja për mbledhjen e fondeve ishte "një mashtrim".

Zoti Bannon kishte planifikuar një strategji agresive të mbrojtjes dhe kohët e fundit punësoi një ekip të ri avokatësh, të cilët kërkuan ta portretizonin çështjen para jurisë si një ndjekje penale e qëllimshme dhe keqdashëse.

Në janar, avokatët e zotit Bannon depozituan dokumente ku i kërkonin gjykatëses Newbauer pushimin e çështjes, duke e quajtur atë një "zbatim selektiv antikushtetues të ligjit". Gjykatësja pritej të vendoste për këtë të martën, përpara se të paraqitej marrëveshja për pranimin e fajësisë së zotit Bannon.

Zoti Bannon, 71 vjeç, deklaroi pafajësinë në shtator 2022 ndaj një aktakuze të gjykatës shtetërore që e akuzonte atë për pastrim parash, mashtrim dhe komplot. Ai u akuzua se u kishte premtuar donatorëve në mënyrë të rreme se të gjitha paratë e dhëna për fushatën “Ne Ndërtojmë Murin” do të shkonin për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Në vend të kësaj, prokurorët akuzuan se paratë u përdorën për të pasuruar zotin Bannon dhe personat e tjerë të përfshirë në projekt.

Fushata për mbledhjen e fondeve, e nisur në vitin 2018, pasi Presidenti Trump e shkarkoi zotin Bannon nga detyra si këshilltar i tij, mblodhi me shpejtësi mbi 20 milionë dollarë dhe ndërtoi privatisht disa kilometra gardh kufitar. Projekti hasi në probleme me Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve dhe Ujërave, u vu nën hetim federal dhe tërhoqi kritika nga vetë kandidati republikan Trump politikat e të cilit synonte të mbështeste.

Prokurori Bragg, i zgjedhur nga radhët e demokratëve, e rihapi çështjen hetimore pasi Presidenti Trump ndërpreu hetimin e prokurorisë federale të zotit Bannon, me një falje të dhënë përpara përfundimit të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Faljet presidenciale vlejnë vetëm për shkeljet federale dhe jo ato shtetërore.

Prokurori Jeffrey Levinson tha në një seancë dëgjimore në nëntor se vetë zoti Bannon pati shkruar në një email në fillim të fushatës për mbledhjen e fondeve: "A nuk është ky një mashtrim? Nuk mund të ndërtohet muri me kaq para". Prokurori tha se zoti Bannon kishte vazhduar më tej, duke shtuar se: "Amerikanët e varfër nuk duhet të përdorin paratë e fituara me mund, për diçka që nuk mund të bëhet".

Dy persona të tjerë të përfshirë në projekt, Brian Kolfage dhe Andrew Badolato, pranuan fajësinë për akuzat federale dhe u dënuan me burg. Një i pandehur i tretë, Timothy Shea, u dënua gjithashtu me burgim.

Zoti Bannon vuajti dënimin me katër muaj burgim në Connecticut për një padi tjetër federale vitin e kaluar, për kundërshtimin e një fletëthirrjeje për paraqitje në Kongres gjatë hetimit të sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Ai u lirua në tetor. Prokurorja e përgjithshme Bondi javën e kaluar krijoi në Departamentin e Drejtësisë një grup pune kundër përdorimit politik, për të shqyrtuar rastet që ajo tha se duket se ishin të motivuara nga "objektiva politike ose qëllime të tjera të papërshtatshme", përfshirë hetimin e prokurorit Bragg me akuza penale ndaj Presidentit Trump./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj