LIVE UPDATES
Bota

Aleancë evropiane për “shpëtimin” e Qeverisë maqedonase

Nevoja për një Qeveri të zgjeruar lindi për shkak të domosdoshmërisë për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ky është detyrim, që del nga marrëveshja me Bullgarinë, e cila hoqi veton për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.

18 Janar 2023, 20:34 Nga k.m.
Aleancë evropiane për “shpëtimin” e Qeverisë
Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti

Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë formimin e një aleance evropiane për të përshpejtuar procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kjo, sipas drejtuesve të Qeverisë, mund të bëhet duke zgjeruar shumicën parlamentare dhe Qeverinë me partitë që duan të jenë pjesë e kësaj aleance.

Nevoja për një Qeveri të zgjeruar lindi për shkak të domosdoshmërisë për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues. Ky është detyrim, që del nga marrëveshja me Bullgarinë, e cila hoqi veton për nisjen e bisedimeve me BE-në, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.

Në rast se nuk përmbushet ky kusht, atëherë Sofja sërish mund t’i bllokojë bisedimet për kapitujt, por që të ndryshohet Kushtetuta nevojiten dy të tretat apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica aktuale nuk i ka, andaj synon rritjen e shumicës me 8 votat e Aleancës për Shqiptarët, që është në opozitë, por edhe me ndonjë votë të ndonjë partie tjetër më të vogël apo edhe të VMRO DPMNE-së.

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka shprehur gatishmëri politike për konceptin evropian të shtetit. Ka gjasa që ajo të jetë pjesë e Qeverisë, por se a do të ndodhë kjo, varet nga marrëveshja politike që ka dy aspekte, atë programor dhe tjetrin kadrovik. Dhe, derisa kjo nuk ndodh, nuk mund të flasim nëse shumica parlamentare dhe Qeveria do të ketë edhe një parti politike".

"Unë edhe më parë e kam thënë se të gjitha partitë që janë për konceptin evropian të shtetit, tani është koha që këtë ta bëjnë pasi varet nga ne nëse do ta përshpejtojmë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar të mërkurën kryeministri Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për mediat kushtuar integrimit evropian.

Deklarata e Kovaçevskit u bë një ditë pasi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, paralajmëroi formimin e aleancës evropiane, si domosdoshmëri jo vetëm për ndryshimet kushtetuese, por edhe për integrimin e shpejtë në BE. Integrimi në BE nga Ahmeti shihet si zgjidhje për zhvillimin e vendit, si dhe parandalimin e fenomenit të largimit të të rinjve nga Maqedonia e Veriut.

“Kemi çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe për të qenë të suksesshëm në këtë drejtim ne duhet ta kapërcejmë vetveten dhe t’i bashkojmë forcat. Po bisedojmë për formimin e një aleance të bashkuar. Motoja e takimeve me qytetarët është për Evropën e Bashkuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Nga Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, por gjasat janë reale që kjo të ndodhë, bazuar në një prononcim të kryetarit të saj, Arben Taravari.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë zgjedhjet do të jenë të pashmangshme”, ka thënë ai.

“Nëse Aleanca për Shqiptarët nuk inkuadrohet në Qeveri, gjasat janë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Por, faktorët relevantë ndërkombëtarë na rekomandojnë që të mos ketë zgjedhje, andaj edhe ASH-ja po analizon këtë në kuadër të partisë dhe ka gjasa reale që të bëhemi pjesë e Qeverisë. Kjo do të bëhej në të mirë të qytetarëve”, ka theksuar Taravari.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur opozita maqedonase po përgatitet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO DPMNE-ja shpresonte edhe në votat e Aleancës për Shqiptarët, e cila më parë ka qenë pjesë e një mocioni të votëbesimit që kishte dështuar për vetëm një votë deputeti.

“Pyesim publikisht Arben Taravarin [kryetarin e ASH-së] kush është ai faktor ndërkombëtar, i cili i kërkon Aleancës të bëhet pjesë e Qeverisë?! Derisa Taravari hesht dhe nuk e tregon faktorin, kjo dëshmon se ai nuk është i sinqertë dhe ka arsye të tjera pse pretendon të bëhet pjesë e Qeverisë”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Opozita maqedonase ka thënë se aleanca evropiane nuk është gjë tjetër, pos përpjekje për shpëtimin e Qeverisë. Lëvizja Besa, një parti tjetër opozitare shqiptare, ka thënë se Aleanca për Shqiptarët, “mund ta shpëtojë qeverinë për dy-tre muaj”, pasi kriza sipas kësaj partie, do të thellohet edhe më tej dhe zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme. Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në vitin 2024, së bashku me zgjedhjet presidenciale./REL

dimitar kovaçevski ali ahmeti

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë