Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ali Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje.
TIRANË- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka biseduar për “Ballkanin e Hapur” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e Ohrit. Ahmeti njihet si përkrahës i kësaj nisme, por shton se ka pasur rezervat e veta rreth kësaj çështje.
“I thashë në takim edhe Edi Ramës edhe Aleksandër Vuçiçit. Edhe përfaqësuesi i Malit të Zi ishte aty. U thashë: “Ju e keni marrë përsipër këtë çështje. Çfarë doni të arrini? Edhe unë dua t’u jap fund pritjeve në kufi, por unë e kam kuptuar ndryshe këtë nisme. Ky është një mision që shkon drejt pajtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deri në Luftën e Dytë Botërore, ishin luftëra fetare. Lufta që i dha fund paqes ishte Lufta e Parë Botërore. Nëse i jeni futur kësaj rruge për të përfunduar luftën, jam para juve. Sepse kështu e kam kuptuar”, – tha Ahmeti.
“Vuçiç më tha: “Zoti Ahmeti, do na provosh pas një viti. U ktheva nga Edi. Më tha: “S’kam çfarë të shtoj. Pas një viti frytet do të shihen. Kosova ka plagë të rënda. Janë vrarë fëmijë e pleqë. Janë grirë. Nuk është e lehtë. Nuk është pyetja vetëm që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Por më të 12-ën. Më 13-ën, 18-ën e 24-ën. Kryer gjenocid mbi shqiptarët. Edhe në Maqedoni. Nga bandat. Nga cetnikët. Të mirëoganziuar nga Serbia. Unë këtë e kuptoj një mision historik për pajtim të shqiptarëve dhe serbëve. Pasi në hasmëri të pafund dhe shekullore nuk jetohet. Pasi e kemi vend fqinj. Nuk e ndryshon dot. As nuk e zgjedh. As 50 kilometra nuk i kemi larg. Nuk dua që kjo temë të behet temë për t’u hidhëruar dhe hasmëruar shqiptarët mes vete. Të ulemi me shqiptarët. Cfare po bëjmë? A të vendosim të luftojmë? Atëherë të luftojmë. Nëse vendosim të pajtohemi, atëherë të pajtohemi. Por për pajtim duhet të ulemi me hasmin. Ske cfare bisedon me atë që nuk ke borxh, as nuk të ka,” – tha Ahmeti që këmbënguli se Kosova duhet të vijojë dialogun me Serbinë.
Ai shton se rruga e vetme përpara është ajo e paqes dhe se për këtë duhet të bisedohet me Serbinë.
Ishulli i gjarperinjve UKRAINË- Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur ishullin e gjarpërinjve [ishullin Zmiinyi] me arm&eum...
RUSI- Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin ka qeshur me thashethemet se lideri luftënxitës është i sëmurë ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e për udhërrëfyesin e ene...
Alexei Gorinov MOSKË- Një gjykatë në kryeqytetin rus zgjati të martën periudhën e paraburgimit të një ligjv&eu...
Te arratisurit SHBA- Të burgosurit e vetëm që ndoshta janë arratisur nga Alkatraz mund të kenë shpëtuar me të p&eum...
Dritan Abazovic MALI I ZI- Kryeministri Dritan Abazovic tha se qeveria bëri gjithçka që mundi me politikën e saj të akcizës...
HUNGARI- Inflacioni në rritje në Hungari detyroi kryeministrin e vendit të marrë masa për uljen e çmimit të karburantit. Qe...
Erdogan, Putin dhe Zelenskyy TURQI- Një takim katërpalësh midis Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara ...
Foto ilustruese UASHINGTON – Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit dëgjon sot dëshmit...
Foto ilustruese ESTONI- Estonia ka akuzuar një helikopter rus të rojes kufitare për shkelje të hapësirës s&eum...