LIVE UPDATES
Bota

Amazon, Google dhe firma të tjera pajtohen me masat e sigurisë të vendosura nga Shtëpia e Bardhë për Inteligjencën Artificiale

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shtatë kompani amerikane janë angazhuar që produktet e tyre të Inteligjencës Artificiale të verifikohen se janë të sigurta përpara se t'i bëjnë ato publike.

22 Korrik 2023, 07:56 Nga A.B

Amazon, Google dhe firma të tjera pajtohen me masat e sigurisë të

Amazon, Google, Meta, Microsoft dhe firma të tjera kryesore në zhvillimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale kanë rënë dakord të përmbushin një sërë masash kontrolli jodetyruese të propozuara nga administrata e Presidentit Joe Biden lidhur me këtë teknologji.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shtatë kompani amerikane janë angazhuar që produktet e tyre të Inteligjencës Artificiale të verifikohen se janë të sigurta përpara se t'i bëjnë ato publike.

Pjesë e këtij zotimi është edhe pranimi i mbikëqyrjes nga palët e treta të funksionimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale për përdorim të gjerë, megjithëse nuk janë ofruar detaje se kush do të verifikojë teknologjinë ose kush do t'i mbajë kompanitë përgjegjëse.

Një rritje e investimeve për pajisjet që funksionojnë me Inteligjencë Artificiale duke hartuar tekst të ngjashëm me atë që shkruajnë vetë njerëzit dhe të prodhojnë imazhe të reja janë bërë menjëherë të preferuara nga publiku por edhe kanë nxitur shqetësimin për aftësinë e tyre për të mashtruar njerëzit dhe për të përhapur dezinformata.

Katër kompanitë më të mëdha të teknologjisë, së bashku me krijuesin e “ChatGPT”, “OpenAI” dhe firmat Anthropic dhe Inflection, janë zotuar për verifikim “të kryer pjesërisht nga ekspertë të pavarur” për t'u mbrojtur nga rreziqet kryesore, duke përfshirë sigurinë kibernetike, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ky verifikim do të shqyrtojë gjithashtu potencialin për dëme ndaj shoqërisë për shembull nga paragjykimi dhe diskriminimi, dhe rreziqe teorike rreth sistemeve të avancuara të Inteligjencës Artificiale që mund të marrin përsipër kontrollin e sistemeve fizike.

Ata gjithashtu do të raportojnë publikisht të metat dhe rreziqet në teknologjinë e tyre, përfshirë efektet që mund të ketë ajo tek nxitja e paragjykimeve, tha Shtëpia e Bardhë.

Angazhimi jo i detyrueshëm i kompanive të teknologjisë ka për qëllim të reagojë me shpejtësi ndaj rreziqeve nga Inteligjenca Artificiale përpara miratimit të ligjeve nga Kongresi për kontrollin e tyre, ndonëse miratimi i këtyre ligjeve është pjesë e planeve afatgjata.

Drejtuesit e kompanive të teknologjisë pritet të takohen me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Disa kritikë që duan rregullimin me ligj të Inteligjencës Artificiale thanë se vendimi i administratës Biden është një fillim i mirë, por duhet bërë më shumë për t'i mbajtur kompanitë dhe produktet e tyre përgjegjëse.

Disa ekspertë dhe konkurrentë të rinj shqetësohen se lloji i rregullores që po qarkullon mund të jetë një ndihmë për kompanitë e mëdha dhe më të pasura si ‘OpenAI’, ‘Google’ dhe ‘Microsoft’ pasi firmat më të vogla janë përjashtuar për shkak të kostos së lartë të zhvillimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

Disa vende janë duke shqyrtuar mënyra për të vendosur rregulla për Inteligjencën Artificiale, përfshirë ligjvënësit e Bashkimit Evropian të cilët po negociojnë rregulla gjithëpërfshirëse për Inteligjencën Artificiale për bllokun 27-vendesh, diçka që mund të kufizojë aplikacionet që konsiderohen të kenë rreziqet më të larta.

Shtëpia e Bardhë tha të premten, 21 korrik, se ka biseduar me disa vende për masat jodetyruese me të cilat u pajtuan kompanitë kryesore amerikane.

Premtimi është shumë i përqendruar në rreziqet për sigurinë, por nuk trajton shqetësimet e tjera përfshirë ndikimin në vendet e punës dhe konkurrencën në treg, burimet mjedisore të nevojshme për të ndërtuar modelet e IA-së dhe shqetësimet e të drejtave të autorit kur bie fjala tek shkrimet, artin dhe punët e tjera të krijuara nga njeriu që përdoren për të mësuar sistemet e Inteligjencës Artificiale se si të prodhojnë përmbajtje të ngjashme me njerëzit. /VOA/

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj