LIVE UPDATES
Bota

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Ambasada gjermane ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe se "ambasada po monitoron nga afër zhvillimet në këto raste".

16 Qershor 2025, 20:19 Nga E. D
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të
foto ilustruese

GJERMANI- Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

"Të prekurve (nga vendime të tilla) duhet t'iu ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe mjete ligjore”, ka deklaruar Ambasada gjermane në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për t’i dëbuar katër anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetojnë në Kosovë, gjatë fundjavës.

Ambasada gjermane ka thënë se për këtë çështje ka diskutuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe se "ambasada po monitoron nga afër zhvillimet në këto raste".

Autoritetet e Kosovës dëbuan anëtarët e ministrisë serbe nën dyshimin se ata po kërcënonin sigurinë kombëtare. Ata janë anëtarë të komunitetit serb që jetojnë në komuna me shumicë serbe në veri dhe në jug të lumit Ibër.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi më parë se kishte marrë vendim për heqjen e shtetësisë bazuar në Ligjin për Shtetësinë, aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse.

Sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës, një person humbet shtetësinë nëse angazhohet në aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe kur është anëtar i qëllimshëm i një organizate që synon të përmbysë ose minojë rendin kushtetues të Kosovës.

Sipas këtij ligji, një person humbet shtetësinë edhe kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e autoriteteve vendase ose një marrëveshjeje ndërkombëtare përkatëse.

Në reagimin e saj, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vlerësoi se kjo është një "politikë e persekutimit të një populli dhe spastrimit etnik të serbëve".

Ajo shtoi se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtarë për gjithçka.

Më 7 qershor, në Serbi u arrestua ish-anëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për "vrasje të rëndë në Banjskë" në shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një oficer policie.

Tre sulmues serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit, dhe avokati i Spahiut, Ariant Koci, i tha Radios Evropa e Lirë se klienti i tij akuzohet në Serbi për vrasjet e tyre.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar që Spahiu – të cilit i është shqiptuar masë paraburgimi – të lirohet menjëherë, dhe kanë informuar vendet e QUINT-it ( Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë) për rastin./REL

ambasada gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj