LIVE UPDATES
Bota

"Amerika e para!" Ligjvënësit në SHBA diskutojnë ndikimin e ngrirjes së ndihmave përballë konkurrencës me Kinën

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch tha se pezullimi ishte një hap i domosdoshëm për t'i dhënë përparësi përgjegjësisë fiskale, pasi SHBA përballet me një borxh prej 36 trilionë dollarësh.

31 Janar 2025, 16:04 Nga M.B
"Amerika e para!" Ligjvënësit në SHBA diskutojnë
Jim Risch

SHBA- Ligjvënësit amerikanë diskutuan të enjten lidhur me pasojat që do të ketë vendimi i Presidentit Donald Trump për ngrirjen 90-ditore të ndihmës amerikane për vendet e tjera tek konkurrenca me Kinën. Zoti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv disa orë pasi mori detyrën, për të pezulluar të gjithë ndihmat ndërkombëtare nga ana e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata e re përcakton nëse ato përputhen me politikën "Amerika e para".

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch tha se pezullimi ishte një hap i domosdoshëm për t'i dhënë përparësi përgjegjësisë fiskale, pasi SHBA përballet me një borxh prej 36 trilionë dollarësh.

"Është padyshim një proces," tha të enjten Senatori republikan nga shteti Ajdëho, Risch. "Veprimi kishte për qëllim të vinte theksin tek fakti se çdo 100 ditë, borxhi shtohet me 1 trilion dollarë. Nëse mendoni se jemi tani në situatë të keqe, mendoni se ç’do të ndodhë kur ata që na kanë dhënë borxhin të vijnë të kërkojnë paratë e tyre dhe ne nuk mund t'i paguajmë. Do të jetë shumë më keq," tha ai.

"Na ka bërë të gjithë të reflektojmë dhe të shikojnë se si po i shpenzojmë fondet, ku po i shpenzojmë dhe se si ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë sa më efikase. Duhet pranuar që vendimi ka shkaktuar disa shqetësime, por administrata do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim," shtoi Senatori Risch.

Demokratët thanë se pauza për ndihmat krijon një hendek që do të mbushet nga Republika Popullore e Kinës (PRC).

"Unë jam veçanërisht i shqetësuar për zgjerimin e ndikimit të Kinës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, si rezultat i ngrirjes së ndihmës sonë për botën e jashtme - dhe, në veçanti, efekti domino që mund të ketë ky vendim ", tha senatori demokrat nga shteti Delauer, Chris Coons në një seancë lidhur me ndikimin kinez në botë.

"Nuk ka asgjë që Kina do të donte më shumë sesa të kufizonte shtrirjen e ndikimit tonë global, duke shtuar ndikimin e saj," shtoi demokrati Coons. "[Në këtë mënyrë] ne jemi një partner jo i besueshëm për vendet në të gjithë botën dhe veçanërisht për ato në zhvillim dhe shqetësimi im është se ne vëmë në rrezik sigurinë tonë, interesin tonë ekonomik dhe diplomatik me një pauzë të papritur, që ndalon veprimet për të luftuar aktivitetin keqdashës nga Kina, ndërsa ajo përparon në investimet e saj në infrastrukturë."

Por Senatorja Jeanne Shaheen nga Nju Hampshër, demokratja më e lartë e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se demokratët nuk duhet të jenë të vetmit që shqetësohen për vlerësimin e ndihmës.

“Shpresoj që të gjithë ju të palës tjetër të ndani shqetësimet tuaja me administratën dhe të vini në dukje se kjo nuk është një çështje partiake”, tha ajo. "Ne duhet të sigurohemi që ndikimi ynë të vazhdojë në mbarë botën në interes të sigurisë sonë kombëtare."

Në mbarë botën, programet e ndihmës së financuar nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar tashmë të mbyllen. Shtetet e Bashkuara janë ofruesi më i madh i ndihmës për vendet e tjera, por në disa zona Kina shpenzon më shumë. Sipas Zyrës për Qeverisje të Përgjegjshme, në periudhën 2013 - 2022, Kina shpenzoi 679 miliardë dollarë për projektet globale të infrastrukturës krahasuar me 76 miliardë dollarët e Shteteve të Bashkuara.

“Ndihma e huaj është një nga instrumentet vërtet të rëndësishme të sigurisë kombëtare të SHBA-së, krahas mjeteve të tjera si diplomacia, ndihma ushtarake e kështu me radhë”, u tha ligjvënësve të enjten Jennifer Lind, profesore në Universitetin Dartmouth.

"Dhe në një skenar ideal, ne do të dëshironim të përdornim të gjitha mjetet në dispozicion në një mënyrë të koordinuar për të arritur objektivat tona. Për këtë arsye, mendoj se është e kuptueshme nëse administrata vendos të bëjë një pauzë të shkurtër për të vlerësuar nëse kjo ndihmë po përdoret siç duhet.”

Por Melanie Hart e Këshillit të Atlantikut tha se ngrirja "po pengon aftësinë e Amerikës për të konkurruar me Kinën në çdo fushë".

"Mbi 1 miliard dollarë më shumë financime ushtarake të huaja për Tajvanin janë ngrirë. NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) dhe IRI (Instituti Republikan Ndërkombëtar) po mbyllin operacionet globale. Organizatat e të drejtave të njeriut me fonde të ngrira. Uashingtoni e ka braktisur efektivisht lëvizjen pro-demokracisë së Hong Kongut”, tha ajo.

Zonja Hart shtoi se ajo e kupton dëshirën e administratës për të rritur fokusin strategjik të ndihmës dhe vlerësoi faktin që Departamenti i Shtetit i zhbllokoi disa nga ndihmat, por tha se "kjo ngrirje e gjerë pengon Amerikën në një moment kur jemi në betejën e shekullit".

"Është një dhuratë masive për Pekinin. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më e vështirë do të jetë të rifitojmë terrenin që po humbasim sot, nesër dhe këtë javë," tha zonja Hart.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio bëri disa përjashtime të premten e kaluar, duke zhbllokuar ndihmën urgjente ushqimore ndërsa në fillim të kësaj jave bëri një përjashtim tjetër për ndihmën humanitare. Demokrati kryesor në Komisionin e Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve për Konkurrencën Strategjike me Kinën mirëpriti të enjten veprimet e zotit Rubio, por tha se duhet bërë më shumë.

“Rishikimi periodik i kontributit të programeve të ndihmës për vendet e huaja tek siguria kombëtare e SHBA-së është i nevojshëm, por ngrirja e papritur e çdo ndihme të huaj i lëshon terren kundërshtarit tonë kryesor: Partisë Komuniste Kineze”, tha përmes një deklarate ligjvënësi demkrat nga Ilinois, Raja Krishnamoorthi.

“Në një kohë kur Kina po investon në mënyrë agresive jashtë vendit, duke ndryshuar rrugët e zinxhirëve të furnizimit dhe duke blerë favore tek udhëheqësit autoritarë, Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë ndihmën për botën e huaj – jo të gjunjëzohen”./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj