LIVE UPDATES
Bota

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Të mbijetuarat e dhunës në familje të anketuara nga Amnesty International thanë se përgjigja e shtetit është e pamjaftueshme për t’i mbështetur ato të jetojnë të pavarura, duke i detyruar shumë prej tyre të rikthehen te abuzuesi.

1 Shtator 2023, 11:59 Nga f.i
Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës
foto ilustruese

KOSOVË- Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, tregon se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes në përpjekjet e tyre për t’iu larguar situatave abuzive.

Të mbijetuarat e dhunës në familje të anketuara nga Amnesty International thanë se përgjigja e shtetit është e pamjaftueshme për t’i mbështetur ato të jetojnë të pavarura, duke i detyruar shumë prej tyre të rikthehen te abuzuesi. Rina Kika, autore e raportit tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje nuk është mjaftueshëm i përqendruar tek të mbijetuarat.

"Një prej gjetjeve kryesore te raportit tonë është që shteti i Kosovës e ka përgjigjen shumë të përqendruar në drejtësinë penale dhe madje as kjo përgjigje nuk është adekuate sa i takon rasteve të dhunës në familje. Ndërkaq shumë pak po bëhet që të mundësohet që një person i cili përjeton dhunë në familje, të mund të jetojnë të pavarura dhe të kenë një mbështetje sociale prej shtetit sa i përket strehimit, punësimit dhe aftësimit të tyre dhe ta jetojnë një jetë pa dhunë”, -tha zonja Kika.

Të mbijetuarat e dhunës që përpiqen të largohen nga situatat abuzive sipas të gjeturave të raportit përballen me pengesa të rënda, si mungesën e informacionit për ndihmën e disponueshme, keqtrajtimin nga oficerët e policisë, punonjës socialë të mbingarkuar dhe shërbime të pamjaftueshme mbështetëse.

“Në momentin që shkojnë në polici ato trajtohen me mosrespekt, me paragjykime gjinore duke marrë një gjuhë që i fajëson ato për dhunën që kanë përjetuar dhe kjo normalisht që i dekurajon ato për të paraqitur rastet e tjera të dhunës. E njëjta ndodh edhe te gjykatat ku kemi dënime shumë të ulta. Sipas analizës që kemi bërë ne ato janë dënime në shpërputhje me peshën e veprës penale, shumica janë dënime me kusht dhe dënime me gjobë”, thotë zonja Kika.

Zonja Kika thotë se një ndër faktorët thelbësor që i vendos gratë në situatë të vështirë është varësia e tyre ekonomike nga familja e origjinës apo bashkëshortët e tyre.  

“Ne i kemi parë edhe statistikat zyrtare të shtetit që tregojnë se sa e ulët është pjesëmarrja e grave në pronë, sa pak gra zotërojnë prona, sa pak gra janë të punësuara formalisht dhe kjo natyrisht i bënë ato të varura dhe të ndjeshme duke i detyruar ato të kthehen në situata të abuzimit sepse nuk mund të jenë të pavarura”, thekson ajo.

Sipas të dhënave të publikuara në raport në vitin 2017 vetëm 17 për qind e grave ishin të punësuara zyrtarisht krahasuar me 50 për qind të burrave, dhe në vitin 2021 vetëm 18 për qind e pronës zotërohej nga gratë krahasuar me 79 për qind që zotërohej nga burrat. Për më tepër gratë shpesh përjashtohen nga trashëgimia familjare ose heqin dorë nga e drejta e tyre për shkak të trysnisë sociale, pavarësisht ligjeve që u garantojnë atyre barazinë me burrat në këto çështje.

Studimi i Amensty International rekomandon që shteti t’i përfshijë të mbijetuarat e dhunës në familje në proceset politikbërëse, si dhe të zbatojë politika gjithëpërfshirëse të parandalimit duke siguruar që të mbijetuarat të kenë mbrojtje dhe mbështetje të mjaftueshme për t’u larguar nga situatat abuzive dhe për t’iu qasur drejtësisë e dëmshpërblimit në përputhje me nevojat dhe përparësitë e tyre.

Që nga viti 2018 ka pasur një rritje të vazhdueshme të raportimit të dhunës në familje. Në vitin 2019, policia e Kosovës ka regjistruar 1 mijë e 915 raste, nga 1 mijë e 533 që ishin në vitin 2018. Ndërkaq viti 2022 shënoi shkallën më të lartë të dhunës në familje deri tani, me 2 mijë e 764 raste të raportuara.

Raporti thotë se sado alarmante që janë, shifrat ka të ngjarë të jenë më të ulëta se numri i rasteve aktuale të dhunës në familje për shkak se shumë të mbijetuara vendosin mos të raportojnë tek autoritetet.

Një anketë e vitit 2019 e kryer nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë, zbuloi se gati 50 për qind e një mijë 990 grave të anketuara në Kosovë besojnë që dhuna është një çështje private, që duhet të zgjidhet brenda familjes.

Marrë nga VOA

dhuna ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj