LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi rrezikojnë integrimin në BE

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Nail Draga tha se partitë pro-serbe që janë pjesë e pushtetit kanë për qëllim imponimin e vlerave pro-ruse dhe anti evropiane.

14 Dhjetor 2024, 22:16 Nga r.ll
Analistët: Partitë pro-serbe në qeverinë e Malit të Zi
foto ilustruese

MAL I ZI- Analistët vlerësojnë se partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Qeveri po punojnë në vazhdimësi në minimin e shtetit të Malit të Zi dhe në ngadalësimin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike në Malin e Zi, Nail Draga tha se partitë pro-serbe që janë pjesë e pushtetit kanë për qëllim imponimin e vlerave pro-ruse dhe anti evropiane.

“Shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi ka një qasje pro-serbe dhe pro-ruse. Kjo nuk paraqet befasi duke marrë parasysh se kishin këto qëndrime edhe më herët kur ishin në opozitë, por duke marrë parasysh rrethanat gjeopolitike aktuale në rajon është e mirëpritur që të kenë qasje pro-evropiane. Megjithatë shihet se kjo shumicë është e kamufluar dhe varësisht prej momenteve deklarohen sikur janë për kursin evropian, por në thelb ata mbështesin politikën pro-serbe dhe pro-ruse”, tha zoti Draga.

Ndërkaq, ky qëndrim sipas analistit dhe ish-kryeredaktorit të disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiç është pasojë e strukturave politike që më shumë kujdesen për qëllime nacionaliste se sa për ato shtetërore.

“Në qeveri faktikisht kemi edhe parti që janë në shërbim të Rusisë dhe të Beogradit nga ku marrin instruksione se si të veprojnë në dëm të Malit të Zi duke ngjallur nacionalizmin dhe ndarjen e ashpër etnike në shoqërinë malazeze,” tha zoti Pepiç.

Zoti Draga tha se prishja e marrëdhënieve me shtetet fqinje, e posaçërisht me Kroacinë mund të ndikojë në mosmbylljen e kapitujve të domosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në lidhje me raportet me fqinjët për momentin fqinji kryesor është Kroacia për shkak se është pjesë e BE-së dhe varësisht prej mbështetjes dhe qasjes së Kroacisë ndaj politikës së Malit të Zi do të vendoset mbyllja e kapitujve. Momentalisht thuhet se do të jetë një çështje shumë kritike për Malin e Zi nëse nuk do të mbështeten kapitujtë përkatës”, tha zoti Draga.

Pepiq thekson se qëllimi i këtyre partive është imponimi i vlerave identitare dhe nacionaliste për të shkaktuar ndarje të thella jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhëniet me vendet e rajonit.

“Këto marrëdhënie me shtetet e rajonit janë në nivele të politikës së ditës dhe Qeveria e Malit të Zi nuk ka një vizion shtetëror ,gjë që paraqet një problem të theksuar për shoqërinë në vend”, tha zoti Pepiç.

Këto veprime, që sipas analistëve, sakrifikojnë në vazhdimësi interesat kombëtare për hir të qëllimeve politike rajonale, kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi në perudha afatgjate, duke e bërë atë të varur nga interesat e Beogradit dhe Moskës./VOA

partite pro serbe ne malin e zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj