LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A janë asetet e ngrira ruse arma e Evropës për të siguruar një vend në bisedimet për Ukrainën?

Zyrtarët evropianë, duke folur për Radion Evropa e Lirë (REL) nën kushtin e anonimatit, thonë se kanë arritur t’i heqin disa nga idetë fillestare të tekstit që lidhen drejtpërdrejt me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

2 Dhjetor 2025, 08:41 Nga M.L
Analiza: A janë asetet e ngrira ruse arma e Evropës për të
Foto ilustruese

Nëse ka ndonjë mënyrë sesi zyrtarët e Bashkimit Evropian mendojnë se mund të marrin pjesë në bisedimet për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, ajo është përmes 176 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse, që po mbahen brenda bllokut dhe mënyrës se si ato mund të përdoren politikisht dhe ekonomikisht.

Zyrtarët evropianë, duke folur për Radion Evropa e Lirë (REL) nën kushtin e anonimatit, thonë se kanë arritur t’i heqin disa nga idetë fillestare të tekstit që lidhen drejtpërdrejt me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

Por, Evropa ka një “biletë të artë” në dorë që mund t’ia sigurojë një vend në tryezën e bisedimeve: financimi për Ukrainën.

Duke u zotuar “për t’i mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027”, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së fundmi u dha shteteve anëtare tri opsione për t’i siguruar rreth 140 miliardë euro për Kievin gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Meqë Shtetet e Bashkuara po ngurrojnë të japin të holla shtesë për Ukrainën, gatishmëria e BE-së për të ndërhyrë është bërë vendimtare për Kievin, pasi pushtimi i plotë rus është aftër t’i mbushë katër vjet.

Opsioni i parë i shpjeguar nga von der Leyen në dokument është që shtetet individuale anëtare t’ia japin Ukrainës paratë.

Në opsionin e dytë, Komisioni Evropian do t’i grumbullojë fondet e nevojshme nga tregjet financiare. Por, është opsioni i tretë – një hua për dëmshpërblime duke shfrytëzuar asetet e ngrira ruse në BE – ai që është më popullori, pasi nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në xhepat e taksapaguesve të BE-së.

Megjithatë, nuk është aq e thjeshtë. Së pari, koha po soset dhe, Belgjika, ku shumica e këtyre aseteve janë të ngrira, ende e kundërshton këtë hap. Pastaj, janë edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat në propozimin e tyre fillestar gjithashtu shprehën interesim për të marrë një pjesë të madhe të fondeve.

Von der Leyen i tha Parlamentit Evropian më 26 nëntor se nuk mund të “shoh asnjë skenar ku taksapaguesit evropianë do ta paguajnë të vetëm faturën” për Ukrainën dhe se ishte e gatshme të paraqiste tekstin ligjor për huan e dëmshpërblimeve.

Sipas burimeve të REL-it, Komisioni Evropian po punon tani në hiç më pak se në 11 akte ligjore lidhur me huan, dhe se kryeqytetet e BE-së janë shumë të zemëruara pasi ende nuk kanë parë hollësi konkrete se si do të funksionojë plani.

Një zyrtar i Komisionit Evropian i tha REL-it se ideja origjinale ishte të sigurohej së pari mbështetje politike për huan e dëmshpërblimeve kur udhëheqësit e BE-së të mblidhen në një samit në Bruksel më 18 dhjetor.

Hollësitë do të zgjidheshin në fillim të vitit të ardhshëm për ta mundësuar fillimin e rrjedhjes së parave drejt Kievit deri në tremujorin e dytë të vitit 2026.

Ekziston gjithashtu frika se diplomatët dhe avokatët kombëtarë mund të ngatërrohen në detaje dhe të jenë pengesë për shanset e arritjes së një marrëveshje nëse aktet ligjore prezantohen shumë herët.

Belgjika, e cila strehon kompaninë e tregjeve financiare Euroclear ku shumica e obligacioneve ruse janë të ngrira, dëshiron të shohë garanci të përshtatshme nga shtetet e tjera anëtare të BE-së pasi pret një hakmarrje ligjore nga Moska.

Marrja përsipër e kërkesave për 140 miliardë euro nga Rusia – një shumë që është një e treta e PBB-së vjetore të Belgjikës – do të ishte katastrofë për vendin. Në një letër drejtuar von der Leyenit, të cilën e ka parë REL-i, kryeministri belg Bart De Wever përsëri shprehu shqetësimet e tij.

“Ndërsa kam të gjithë simpatinë për argumentin që taksapaguesi evropian nuk duhet të jetë i vetmi që mbulon financimin e Ukrainës, realiteti brutal ligjor është se asnjëherë në histori asetet e palëvizshme sovrane nuk janë ‘ripërdorur’ një lufte”, shkroi ai.

“Këto asete kanë qenë objekt i vendimeve gjatë zgjidhjeve pas luftës, zakonisht në kontekstin e dëmshpërblimeve të luftës nga pala humbëse”.

Megjithatë, Komisioni Evropian beson ende se një marrëveshje mund të arrihet në dhjetor nëse mjaft shtete anëtare të BE-së ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme për të mbështetur huan e dëmshpërblimeve bazuar në të ardhurat e tyre kombëtare bruto (GNI).

Kjo do të thotë se vendet më të vogla – dhe më skeptike – si Hungaria dhe Sllovakia mund të zgjedhin të mos marrin pjesë pasi pjesa e tyre totale e GNI-së së BE-së është minimale.

Por, vendet e tjera më të pasura dhe më të mëdha evropiane duhet të zotohen për ta ndarë marren e kostove. Dhe, Brukseli shpreson që edhe vendet e tjera të G7-ës, që nuk janë pjesë e BE-së, të kontribuojnë gjithashtu.

“Nëse Këshilli Evropian do të thirrej për të vendosur mbi një skemë huaje për dëmshpërblime në takimin e tij të ardhshëm, kjo do të ishte e mundur vetëm në bazë të mbulimit të plotë dhe të saktë të të gjitha shqetësimeve të shprehura më sipër”, shkroi De Wever në fund të letrës së tij për Von der Leyen.

“Kjo përfshin një garanci të plotë nga shtetet e gatshme që ia mundëson Euroclearit të mbajë likuiditetin e aseteve për shumën e tyre totale”.

Ekziston gjithashtu “këndi amerikan”, siç e quajnë disa zyrtarë të BE-së. Plani fillestar amerikan 28-pikësh për paqen përmendte se “100 miliardë dollarë të aseteve të ngrira ruse do të investohen në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për rindërtimin dhe investimin në Ukrainë” dhe se “SHBA-ja do të marrë 50 për qind të fitimeve nga ky projekt”.

Ky formulim shqetësoi vërtet politikanët dhe diplomatët evropianë, veçanërisht pasi ata kishin parashikuar që paratë e dhëna Ukrainës në formën e një huaje për dëmshpërblime do të përdoren nga Kiev për të blerë armë të prodhuara në Evropë.

Zyrtarët e BE-së thonë se shumica e pjesëve të propozimit origjinal amerikan janë dobësuar ose janë hequr plotësisht, por ata pranojnë se çdo dokument përfundimtar mund të ndryshojë ndjeshëm dhe ata nuk kanë qasje në diskutimet e fundit mbi formulimin.

Derisa BE-ja do të donte që huaja për dëmshpërblime të ishte projekt evropian, shumica e diplomatëve e pranojnë se është thelbësore që Uashingtoni të jetë i përfshirë, dhe i kënaqur. Kjo mund të nënkuptojë të jenë të hapur ndaj idesë që Shtetet e Bashkuara të marrin një pjesë të fondeve ose, të paktën, që Ukraina t’i përdorë paratë për të blerë armë amerikane.

Megjithatë, Brukseli duhet gjithashtu të sigurohet që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë trysni mbi Hungarinë për ta pranuar vazhdimin e sanksioneve të BE-së, që përfshijnë asetet e ngrira ruse, çdo gjashtë muaj.

Në korrik, kur erdhi koha për vazhdimin e masave, Hungaria nuk kërcënoi me veto, dhe kjo ndodhi kryesisht falë trysnisë amerikane.

Brukseli shpreson që Shtetet e Bashkuara do të luajnë të njëjtin rol kur të vijë koha që sanksionet të vazhdohen përsëri në janar./ REL

zyrtaret e be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj