LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A do të fillojnë fluturimet e dëbimit nga Britania e Madhe në Ruandë?

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. "I turpshëm" është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe.

18 Mars 2024, 08:34 Nga N.F
Analiza e DW: A do të fillojnë fluturimet e dëbimit nga Britania
Foto ilustruese

ANGLI- Në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik (18.03) sërish debatohet për një ligjin e ashtuquajtur ligji i Ruandës. Kryeministri, Rishi Sunak nuk do hezitonte të dërgonte azilkërkuesit në Afrikë. Disa lordë janë kundër.

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. "I turpshëm" është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe. Se si ndjehesh kur e braktis familjen dhe vendlindjen, Alfred Dubs e ka provuar vetë. Në Moshën 6 vjeçare me një tranposrt fëmijësh ai erdhi në Londër nga Praga, për t'i shpëtuar Holokaustit. Sot ai është deputet i Partisë Laburiste në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe angazhohet për refugjatët.

Deri tani lordët kanë refuzuar miratimin e ligjit të ashtuquajtur ligji i Ruandës, dhe e kanë shtyrë këtë. Ndër të tjera, sepse ai shkel të drejtën ndërkombëatë. Por në fund ata do të dorëzohen, gjykon Dubs, në fund të fundit konservatorët përbëjnë grupin më të madh në Dhomën e Lartë. Dhe shpirti luftarak i lordëve, shpesh të moshuar, ka rënë, beson ai.

Konservatorët e ndjekin prej vitesh planin e Ruandës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e ka kthyer në prioritet "ndalimin e gomoneve". Gati 30.000 refugjatë në vitin e kaluar erdhën me gomone përmes Kanalit të La Manshës. Këta dhe persona të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend nga viti 2022 kërcënohen nga dëbimi në Ruanda. Pavarësisht prejardhjes, dhe pa verifikim të kërkesës për azil ata do të dërgohen në vendin afrikanolindir dhe do të bëjnë aty kërkesën për azil në Britaninë e Madhe.

Boris Johnson ishte kryeministri i parë që e nisi një fluturim të tillë, me një grup refugjatës që do të niseshin për në Kigali, megjithë protestat e organizatave për të drejtat e njeriut. Gjykata Europiane e pengoi Johnson në minutën e fundit. 140 milionë paund ka transferuar britanikët në Ruanda, por deri tani asnjë refugjat nuk ka parë tokën ruandeze. Edhe Gjykata e Lartë Britanike e deklaroi joligjor këtë plan, sepse Ruanda nuk është vend i tretë i sigurtë. Këu qeveria ka bërë disa përmirësime dhe ka negociaur një marrëveshje të re me vendin afrikanolindor, ku ky i fundit suguron, se nuk do të dëbojë askënd në vendin origjinë.

Kryeministri, Sunak argumenton, se strehimi i refugjatëve në hotele kushton për ditë 6 milion paund. Me dëbimet në Ruanda ai pret një efekt frikësimi. Sunak apeloi, që lordët të mos i dalin kundër "vullnetit të popullit", kryeministri beson, se me një politikë të ashpër azili do të fitojë pikë në elektorat.

Efekti frikësues i paqartë

Po a do t'i trembë një ligj i tillë refugjatët? Këtu mendimet ndahen. Jacquline McKenzie, avokate për të drejtat e njeriut në Londër përfaqëson një irakian që do duhej të dëbohej në Ruanë, para se Gjykata Europiane ta pengonte fluturimin. Ky person ndidhej ndërkohë i lidhur në autobus për të shkuar në avion. Përvoja e tij është traumatike, thotë ajo. Ndërkohë ai ka mundur të provojë, se ishte viktimë e tregtisë me njerëz dhe mund të qëndrojë me leje qëndrimi në Britaninë e MAdhe. McKenzie nuk beson tek efekti frikësues. "Ne flasim prej vitesh për Ruandën dhe njerëzit vazhdojn të vijnë."

Nikolai Posner nuk është aq i sigurtë për këtë. Ai punon për organizatën franceze të refugjatëve, Utopua 56 dhe ndodhet shpesh në qytetin verior francez port Kale, ku migrantët i hyjnë rrugës së rrezikshme. Kur ky plan u bë i ditur para dy vitesh, ka pasur vërtet më pak kalime detare, "deri sa kontrabandistët i ulën çmimet", kjo mund të ndodhë edhe tani. Ai kërkon rrugë të sigurta dhe legale.

Në dorën e kryeministrit

Nëse ligji miratohet në ditët e ardhshme, nuk është e qartë, se kur do të fillojnë fluturimet e para. McKenzie është e mendimit megjithatë se kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet në gjykata. Por kryeministri Sunak duket i vendosur të dëbojë refugjatët e parë sa më shpejt. Ai e ka marrë në dorë si kryeministër çështjen e migracionit, dhe nëse gjërat do të zhvillohen si dëshiron ai, do të kalonin vetëm pak ditë deri sa të kryhet fluturimi i parë, nëse ligji miratohet. Lordi Dubs është i zemëruar. Në fund të fundit, Britania e Madhe ka qenë vend themelues i Gjykatës Europiane, nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët. Lordi Dubs nuk e duron dot, që vendi që e pranoi atë si fëmijë me kaq përzemërsi, "tani jep një shembull kaq të keq", ai do të vazhdojë të luftojë kundër ligjit të Ruandës sa të mundet.

Marrë nga DW

ruanda angli emigrante

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj