LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

Vitin e kaluar në Gjermani pati pothuajse 22 mijë falimentime. Shoqatat e biznesit po kërkojnë urgjentisht lehtësim. Ndryshe,situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

24 Prill 2025, 10:08 Nga r.ll
Analiza e DW: A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?
foto ilustruese

GJERMANI- Kompania Meeth në Wittlich në perëndim tëGjermanisë ka fituar besimin e klientëve të saj për gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cilësore. Këtu kanë punuar edhe nëntëdhjetë bashkëpunëtorë, por tani puna ka mbaruar. Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander Jüchser. Kompania kërkoi më kot një investitor të ri. Ndërkohë punonjësve u janë dorëzuar dokumentet për ndërprerjen e punës.

"Sektori i ndërtimit është në krizë këtë vit. Për të pestin vit radhazi ka një rënie për shkak të rritjes së çmimeve të punimeve të ndërtimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe numrit më të vogël të lejeve të ndërtimit. E kur ndërtohet më pak, porositen më pak edhe dritare dhe dyer", përmbledh administratori i falimentimit. Kjo po ndodh në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm në landin Rheinland Pfalz, ku ndodhet fabrika.

Shumë falimentime, pak kompani të reja

Numri i falimentimeve të kompanive gjermane është në rritje të vazhdueshme prej dy vitesh. Vitin e kaluar kane falimentuar gati 22 mijë kompani, më së shumti që nga viti 2015. Kështu vazhdon edhe këtë vit. Në mars ka pasur 1459, 2% më shumë falimentime se në shkurt, raporton Instituti për Kërkime Ekonomike Leibniz në Halle (IWH).

Numri i falimentimeve nuk ka qenë aq i lartë që nga fundi i krizës financiare në vitin 2009, në të gjitha degët e ekonomisë - nëindustri, ndërtimtari dhe në tregti. Ndërkohë që numri i kompanive që po themelohen është tepër i vogël.

Tobias Wahl është një avokat falimentimi dhe ristrukturimi në firmën ligjore Anchor. 57-vjeçari vepron në Mannheim dhe prej një çerek shekulli është në kërkim të investitorëve pas falimentimit të ndonjë kompanie.

"Për momentin po shohim një rritje të ndjeshme të falimentimeve. Por situata nuk është aq dramatike sa duket në shikim të parë. Në kohën e koronës, shumë kompani nuk kanë punuar por e kanë mbijetuar falë mbështetjes së shtetit. Ajo që po shohim tani është në një farë mënyre manifestim i të së kaluarës", shpjegon Wahl.

Por Gjermania po përballet edhe me një krizë strukturore. "Ju mund ta shihni këtë, për shembull, me prodhuesit e pjesëve për industrinë e automobilave dhe fabrikat që kërkojnë shumë energji për prodhim, të gjithë janë të prekur fuqishëm. Ndërkohë që në politik dhe treg ka një pasiguri të madhe", thotë eksperti i falimentimit.

Më pas vijnë edhe çmimet më të larta të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore, normat më të larta të interesit të kredive etjerë. "Mendoj se unë dhe kolegët e mi do të kemi shumë punë për të bërë edhe vitin e ardhshëm”, mendon ai.

Zhgënjim me planet e koalicionit të ri

Në fillim të muajit prill, Shoqata Gjermane e Industrisë BDI publikoi një apel të më shumë se 100 shoqatave tregtare drejtuar politikanëve që po zhvillojnë negociatat për një koalicion të ri në Berlin. Pritshmëritë nga marrëveshja e kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve ishin të mëdha, por marrëveshja e koalicionit i zhgënjeu.

"Kur bëhet fjalë për taksat, qëllimet e koalicionit janë larg asaj që është e nevojshme. Këtu duhet të përdoret çdo hapësirë ​​për të lehtësuar barrën e kompanive dhe që barra tatimore të bëhet shpejt konkurruese në shkallë ndërkombëtare", pohon kreu i Shoqatës BönDI.

"Marrëveshja me të drejtë synon një plan ambicioz për të modernizuar si shtetin ashtu edhe administratën shtetërore, por tani duhet të zbatohet me vendosmëri. Në përgjithësi, qeveria gjermane do të matet nëse do ta bëjë shtetin më efikas dhe modern."

Pas falimentimitdhe rehabilitimit të dështuar vjen puna për Jürgen Philippi. Ai është drejtues i autorizuar i gjykatës në ankand dhe ekspert në procedurat e falimentimit. Edhe ai ka 30 vjet që merret me këtë biznes, por ka përshtypjen se situata po rëndohet.

"Në krizën e 2008-ës dhe menjëherë më pas, situata ishte e keqe por tani është edhe më keqe. Gjithnjë e më shumë sektorë po preken nga kjo gjendje. Unë nuk e kam përjetuar ende një gjë të tillë, në kohën sa punoj këtë punë", thotë ai.

Falimentimet e shumta

Pothuajse çdo ditë gjykata i ofron atij një çështje të re, por përveç falimentimeve, një frenim të madh ka edhe në ankandet e pajisjeve dhe mbetjeve të kompanive të dështuara. "Gjithashtu, shoh gjithnjë e më shpesh drejtorë të kompanive të cilët nuk kanë më vullnet për të drejtuar kompanitë, edhe atëherë kur ende kanë disa perspektiva në treg. Dëgjoj herë pas here: taksat janë shumë të larta, ka shumë burokraci, mungojnë punëtorët e kualifikuar. "Mua më kanë konsumuar në tërësi, dëgjoj shpesh", thotë Philippi.

Edhe ai mendon se situata do të jetë edhe më e keqe: "Industria e automobilave dhe sektori i ndërtimit janë goditur më së shumti për momentin. Tani gjendja e keqe po përhapet në sektorë të lidhur me këto industri. Nëse nuk ndërtoj një shtëpi, nuk kam nevojë për pllaka, nuk kam nevojë për çati, nuk kam nevojë për grila, apo për transport, e kështu me radhë. Kriza në një sektor është si domino që shihet në sektorë të tjerë", thotë ai.

Philippi shprehet i zhgënjyer edhe me planin e koalicionit të ri gjerman: "Nuk kam asnjë shpresë nga ky program, nuk ka reforma themelore apo besim në ekonomi. Kam frikë se kriza do të thellohet edhe më shumë. Me këtë program as koalicioni i ri nuk do të ketë një mandat të plotë."/DW

kompanite gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj