LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A po dobësohet mbështetja e aleatëve për Izraelin?

Por tashmë janë shfaqur çarje në marrëdhëniet e ngushta dhe harmonike mes SHBA-së dhe Izraelit. Javën e kaluar, gjatë një bisede telefonike, dyshohet se pati një debat të ashpër mes presidentit amerikan Joe Bidendhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Biden e përshkroi një ofensivë të mundshme tokësore në Rafah si një "gabim", por Netanjahu ende dëshiron të vazhdojë me këtë plan.

27 Mars 2024, 07:56 Nga N.F
Analiza e DW: A po dobësohet mbështetja e aleatëve për
Foto ilustruese

IZRAELI- Mbështetja pa rezerva për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës po dobësohet. Partnerët presin që Izraeli të tregojë fleksibilitet. Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës (i cili kontrollohet nga Hamasi), pothuajse 32 mijë vetë kanë humbur jetën që kur ushtria izraelite filloi operacionin e saj ushtarak. Sipas të njëjtit burim në të njëjtën periudhë janë plagosur më shumë se 74.000 vetë.

Por tashmë janë shfaqur çarje në marrëdhëniet e ngushta dhe harmonike mes SHBA-së dhe Izraelit. Javën e kaluar, gjatë një bisede telefonike, dyshohet se pati një debat të ashpër mes presidentit amerikan Joe Bidendhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. Biden e përshkroi një ofensivë të mundshme tokësore në Rafah si një "gabim", por Netanjahu ende dëshiron të vazhdojë me këtë plan.

Por vetë Netanjahu së fundmi e bëri të qartë se përgatitjet për këtë ofensivë do të zgjasin disa javë. Megjithatë, qëndrimi pa kompromis i kryeministrit izraelit, i kombinuar me situatën gjithnjë e më katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, shkaktoi një rishikim të qëndrimit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë vazhdohet me negociata intensive për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken aktualisht është duke vizituar Lindjen e Mesme për të folur me të gjitha palët e përfshira. "Një marrëveshje po afrohet dhe është shumë e mundur," tha Blinken së fundmi me mjaft besim.

Kanadaja pezullon dërgimin e armëve

Edhe pse këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura, lufta në Rripin e Gazësfilloi pas sulmeve terroriste të Hamasit ndaj civilëve në Izrael më 7 tetor, kur sipas informacioneve izraelite, u vranë rreth 1160 vetë dhe u rrëmbyen rreth 250. Megjithatë duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave dhe vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, dyshimet rreth proporcionalitetit të veprimeve ushtarake të Izraelit po rriten, madje edhe në radhët e aleatëve të ngushtë.

Shqetësimi midis partnerëve është kryesisht për shkak të planeve të qeverisë izraelite për të vazhduar ofensivën tokësore në Rafah të mbipopulluar në mënyrë që të shkatërrojë plotësisht Hamasin. Ekziston gjithashtu një shqetësim i madh për fatkeqësinë humanitare. Dhe kështu thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës po bëhen më të mëdha dhe më urgjente. A po humbet Benjamin Netanjahu mbështetjen e aleatëve të tij më të ngushtë?

SHBA: mosmarrëveshje me Netanjahun

SHBA është një aleat i vjetër i Izraelit. Deri më tani, Uashingtoni ka mbajtur gjithmonë një dorë mbrojtëse ndaj Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos në të kaluarën për disa rezoluta që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Por SHBA nuk përdori veton në votimin e fundit në KS të OKB ku bëhet thirrje për ndërprerjen e luftimeve dhe vendosjen e armëpushimit.

Edhe Kanadaja i dërgoi sinjale të qarta Izraelit këtë javë. Në Otavë, Parlamenti kanadez, me ndihmën e votave të të Gjelbërve dhe Liberalëve, miratoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të të gjitha dërgesave të armëve në Izrael. Përveç kësaj, Kanadaja duhet të vazhdojë të punojë drejt qëllimit të dy shteteve që lidhet me njohjen e një shteti të pavarur palestinez. Ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly shpjegoi se si lufta aktuale midis Izraelit dhe Hamasit e motivoi këtë vendim: situata në terren, tha ajo, nuk e lejon më Kanadanë të eksportojë armë në rajon.

Kanadaja konsiderohet një aleat i ngushtë i Izraelit, njësoj si SHBA. Por kryeministri Justin Trudeau kohët e fundit është vënë nën kritika për mbajtjen vazhdimisht të qëndrimeve të paqarta për konfliktin në Lindjen e Mesme. Në dhjetor, Kanadaja miratoi një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim humanitar, por rezoluta nuk përfshinte thirrjen për Hamasin për të lënë armët. Pasi vendet aleate dhe politikanët opozitarë reaguan me moskuptim, Qeveria u detyrua të sqarojë qëndrimin e saj në një deklaratë të plotë. Edhe kur Afrika e Jugut ngriti një çështje gjenocidi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), Trudeau nuk arriti të formulonte një pozicion të qartë për rastin. Trudeau u tha gazetarëve se Kanadaja mbështet GJND-në dhe "do t'i bindet çdo vendimi" të marrë nga ICJ. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai nuk pranoi të thoshte nëse Kanadaja ndante akuzat për gjenocid.

Opozita, si dhe aktorë të shumtë të shoqërisë civile, kanë rritur së fundmi presionin ndaj qeverisë Trudeau për të marrë një pozicion më të qartë për konfliktin në Lindjen e Mesme. Kjo ndoshta çoi në një embargo armësh që u vendos nga parlamenti dhe qeveria dëshiron ta zbatojë, megjithëse vendimi i parlamentit nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Kjo e rendit Kanadanë në mesin e vendeve që kanë ndaluar eksportet e armëve në Izrael, ku përfshihen Japonia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

Samiti i BE-së: presioni ndaj Izraelit po rritet

Sidomos brenda Bashkimit Evropian, Spanja është bërë një nga kritikët më të ashpër të operacionit ushtarak izraelit. Së bashku me homologun e tij irlandez Leo Varadkar (i cili që atëherë ka njoftuar dorëheqjen e tij), kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i bëri thirrje Komisionit Evropian të rishikojë marrëveshjen e asocimit të BE-së me Izraelin. Madridi dhe Dublini kanë shprehur dyshime se Izraeli do të përmbushë detyrimet e tij sipas kësaj marrëveshjeje, veçanërisht në lidhje me "respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike" të cilat janë "elemente thelbësore të marrëdhënieve." Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e hodhi poshtë këtë propozim. Por edhe ministrja gjermane, përpara turneut të saj të ri në Lindjen e Mesme, paralajmëroi Izraelin për katastrofën humanitare në Rripin e Gazës.

Pavarësisht kësaj, 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin në Lindjen e Mesme të enjten (21 mars), e cila synon të theksojë përgjegjësinë e Izraelit. Deklarata bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm i cili duhet "të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës dhe ofrimin e ndihmës humanitare". BE i bën thirrje qeverisë izraelite që të mos nisë një ofensivë tokësore në Rafah. Ishte deklarata e parë e përbashkët e të 27 vendeve anëtare evropiane për luftën midis Izraelit dhe Hamasit në pesë muajt e fundit.

Marrë nga DW

izrael mbeshtetje aleate gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj