LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Asociacioni shkakton debat të ashpër në Parlament

Çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe ka nxitur debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Diplomat perendimorë thonë se asociacioni nuk do të jetë një "Republikë Serpska".

5 Mars 2023, 16:16 Nga DOSJA
Analiza e DW: Asociacioni shkakton debat të ashpër në Parlament
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, tha  se "formimi urgjent i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Në fillim të javës gjatë një takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për një udhërrëfyes për zbatimin e tij, ku një ndër pikat kryesore që vazhdon t'i ndajë palët është pikërisht asociacioni.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj, por është obligim ligjor. Gjatë një interviste për "Atlantic Council”, Lajçak është shprehur se me ekipin e tij kanë shikuar rreth 16 modele ekzistuese funksionale të asociacioneve që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

"Me ekipin tim kemi shikuar disa modele ekzistuese dhe mund të ju them që në tavolinën time kam 16 modele evropiane, nuk do t'i listoj. Nuk duam të krijojmë diçka që mund të bëjë sistemin në Kosovë më pak funksional, nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë apo testuar në jetë reale në ndonjë shtet evropian sepse mos harroni që, qëllimi këtij dialogu është që të afrojmë Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak. Sipas tij, "nuk duhet të frikësohemi nga diçka që nuk është vendosur ende në agjendë”.

"Në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta, pra asnjëra nga to nuk mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, është shprehur Lajҫak, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj”.

Frika nga modelet

Frikën e strukturave politike kosovare se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një ‘Republikë Serpska' në Kosovë, e heq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai në një intervistë për mediumin publik të Kosovës, tha se "Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

"Ka një obligim që është marrë përsipër më herët për asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e QUINT-tit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një "Republikë Serpska” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”, thotë Rohde. Sipas tij, ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: "Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i "Fondacionit Friedrich Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015.

E pikërisht përfaqësuesi i këtij fondacioni, Rene Schlee, në një intervistë të mëhershme për DW, është shprehur se "Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të jetë një trupe koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat e nivelit qendrorë”.

"Në propozimin tonë ne e kemi bërë të qartë, se në statut që mund të hartohet, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Asociaioni mund të jetë një trupë koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat qendrore, ose ato të komunave apo në forma tjera. Pra, po flasim për funksione të përbashkëta të koordinuara.

Po do të marrë ndihma financiare ndërkombëtare, natyrisht edhe nga Serbia, por kjo duhet të jetë e rregulluar përmes auditorit gjeneral. Pra, ҫka po them është që, nëse draft propozimi jonë, shembull e merr dikush dhe thotë ok, këtë po e implementojmë, atëherë mund të rregullohet çështja e financimit të asociacionit. Pra njerëzit kur ta shohin këtë draft propozim është thelbësore të dihet dhe e rëndësishme që të thuhet se më shumë ka çka nuk lejohet sesa çka lejohet”, thotë Rene Schlee.

Sidoqoftë, pas takimit në fillim të javës së shkuar në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua se e ka pranuar Planin Evropian, ku një ndër pikat e tij është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme Kosovë-Serbi, ҫështja e asociacionit nxiti debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, tha se Beogradi ka kërkuar zbatimin e asociacionit si parakusht,  gjë që Prishtina nuk ka pranuar.

Kërkesat e Serbisë dhe debati në Parlament

"Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është: bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që të imponojnë zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti. Po partitë kryesore politike opozitare e akuzuan kryeministrin Kurti për, siç thanë, "mashtrim”, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre, tashmë e ka pranuar ta zbatojë.

"Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Gjithçka, përveç njohjes, ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje, tashmë e pranuar nga palët. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë dhe asociacionin, si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Në të njejtën linjë është shprehur edhe Partia Demokratike të Kosovës në opozitë, përfaqësuesit e së cilës thonë se "kryeministri Kurti tash e ka mundësinë për të korrigjuar ato gabime që janë bërë më herët”.

"Kryeministër, askush nuk po të akuzon për tradhëti. Por marrëveshja nuk është e mirë. Nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, keni sjellë një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Ndoshta edhe me autonomi në qendër”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

Sidoqoftë, diplomtatët perëndimorë thonë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë, përfshirë edhe ate për asociacionin, është i pashmangshëm dhe obligim i Kosovës. Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq, do të takohen me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar diskutimet rreth zbatimit të propozimit evropian. Ky propozim tashmë i publikuar zyrtarisht nga vetë BE-ja, nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, por  kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të njëra-tjetrës.

Marrë nga DW

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj