LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

I ngarkuari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që mund të përdoren gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

15 Mars 2023, 10:44 Nga DOSJA
Analiza e DW: Pa Asociacion nuk mund të ketë marrëveshje
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë e bëri të qartë se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, "nuk ka marrëveshje” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Këtë deklaratë, Lajçak e bëri në një intervistë për televizionin publik serb RTS, pas qëndrimit dy ditor në Beograd dhe takimeve që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturave politike atje. Sipas të ngarkuarit evropian, "qëllimi nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë, por të hapet dera evropiane për të dy vendet”.

Osmani: "Modele për të drejtat e pakicave"

Edhe diplomatë të shumtë perëndimorë përfshirë edhe ata të SHBA-ve, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. I ngarkuari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se tashmë u ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë 15 modele të ndryshme evropiane që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të pakicave dhe që ato modele do të mund të përdoreshin gjatë hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Autoritet e Prishtinës thonë se janë duke i shqyrtuar ato modele, por, sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, modelet të cilat janë prezantuar nga zoti Lajçak, nuk kanë të bëjnë me Asociacion por më shumë "janë modele për të drejtat e pakicave”.

"Secila prej tyre janë modele, të cilat disa japin më shumë të drejta, në disa modele ka më pak të drejta, sesa që tashmë Kosova u jep pakicave apo komuniteteve joshumicë. Ne i kemi analizuar të gjitha këto modele dhe natyrisht ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por unë do të thosha sërish që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato pesëmbëdhjetë është modeli aktual që e ka Republika e Kosovës”, tha Presidentja Osmani.

Kurti: Plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga ana e tij vazhdon të mos i jap shumë rëndësi Asociacionit, i cili thotë se është një ndër pikat e fundit të propozimit evropian, por, ai dëshiron të fokusohet në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, dhe negocimin e planit  për zbatimin e saj. "Unë e kuptoj që Serbia shtyn shumë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo ‘zajednicës', siç e kemi quajtur ndryshe, ajo është në nenin 10 njëra prej 33 marrëveshjeve. Natyrisht ne e dimë qëndrimin e Serbisë mirëpo, unë duhet që t'i referohem asaj për çfarë jemi marrë vesh dhe atë keni mundur që ta lexoni që të gjithë, ndërkaq, plani i zbatimit duhet të negociohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër”, tha kryeministri Kurti.

Në takimin e fundit që u mbajt më 27 shkurt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar me përmbajtjen e dokumentit, apo siç quhet "Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve". Propozimi që u bë publik nga Bashkimi Evropian, askund nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, në propozim neni 2, përmend që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin edhe zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq para dy ditësh e bëri të qartë qëndrimin e tij se "nuk do të ketë njohje as de facto dhe as de jure”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiq tha se ai  do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por "nuk e ka të qartë se për çfarë të flitet atje”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkaq, thotë se ajo nuk ka pritje të mëdha për përparim në procesin e dialogut për shkak të siç thotë "qasjes së Serbisë”. "Shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që data 18 mars, pra takimi që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut, në mënyrë që nëpërmjet kësaj marrëveshje së bashku me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke”, tha Presidentja Osmani.

Von der Leyen kërkon të shfrytëzohet momenti

Autoritetet ndërkombëtare presin që në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet dhe në takimet e radhës, të japin kontribut për stabilitetin e rajonit, si dhe në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. "Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit", tha  Ursula von der Leyen, në një takim me korrespodentët e agjencive evropiane të lajmeve. Ajo ka thënë se pret që palët të jenë konstruktive në takimin e radhës që mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. 

 

aleksander vucic albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj