LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Pse vota e CDU/CSU me AfD theu një tabu në Gjermani

Mijëra vetë po protestojnë në Gjermani kundër një bashkëpunimi CDU/CSU me AfD-në. Por zgjedhjet parlamentare do t'i bashkëvendosë shumica më e heshtur, shkruan Auron Dodi.

31 Janar 2025, 22:17 Nga M.B
Analiza e DW: Pse vota e CDU/CSU me AfD theu një tabu në Gjermani
Kay Nietfeld

GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, një vendim për politikë më të ashpër migrimi. Kjo ndodhi një javë pas vrasjes me thikë në Aschafenburg të Bavarisë të një fëmije dy vjeç dhe një burri nga një azilkërkues që duhet të qe dëbuar. 

Ky veprim kritikohet si thyerje tabuje historike: CDU/CSU i hyri një vote të pambështetur nga partitë e qendrës dhe të majta, por të mbështetur nga AfD-ja, parti me pjesë ekstreme të djathta. CDU/CSU e mori parasysh këtë dhe çau, sipas kritikëve, kordonin sanitar, refuzimin e një kauze të përbashkët me AfD-në.

Që nevojitet një politikë më e ashpër apo më efektive migrimi në Gjermani, për këtë janë dakord thuajse të gjithë. Edhe kancelari socialdemokrat Olaf Scholz pranoi në Bundestag se atentatet e fundit në Gjermani duhet të qenë parandaluar. Megjithatë jo me marrjen parasysh të mbështetjes edhe nga AfD-ja.

Sukses i pjesshëm: Merz dështon me ligjin për kufizimin e migrimit 

Por kryetari i CDU-së, Friedrich Merz argumentoi se "një përmbajtje e drejtë nuk bëhet e gabuar, sepse votojnë të gabuarit për të". Të njëjtën logjikë përdori ai edhe për ligjin për kufizimin e migrimit të premten (31.01.). Ligji dështoi në votim, pasi pro tij votuan vetëm 338 deputetë, 349 votuan kundër. Merzi deklaroi megjithatë se qytetarët do ta besojnë se partia e tij "e ka seriozisht kthesën në politikën e azilit dhe migrimit". Ligji parashihte ndër të tjera fundin e bashkimit familjar për persona në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por lejohen të qëndrojnë në Gjermani, për momentin, për arsye të tjera.  

Protestat kundër një bashkëpunimi me AfD-në, nga partitë e majta, nga personalitete të politikës dhe kulturës, nga mijëra demonstrues në qytete të Gjermanisë, janë masive. Mbi 6000 vetë protestuan të enjten (30.01.) para godinës së CDU-së në Berlin. Mbi 6500 vetë qenë në Frankfurt mbi Main. Mbi 5000 vetë protestuan në Lajpcig. Shumë protesta të tjera janë lajmëruar në qytete të tjera të mëdha.

Në një letër, kishat protestante dhe katolike ankohen se tani i hapet rrugë denigrimit të të gjithë migrantëve. Një i mbijetuar i Holokaustit tha se do të dorëzonte si protestë Kryqin Federal të Meritave.

Ish- kancelarja Angela Merkel, në një nga deklaratat e rralla të saj, qe e ashpër ndaj partisë së saj CDU, që ka ndryshuar. Ajo quajti "të gabuar" pranimin nga CDU, për herë të parë të një shumice, me votat e AfD.

Çfarë kërkon CDU/CSU?

Në një plan pesë pikësh konservatorët kërkojnë refuzimin e të gjithë emigrantëve pa dokumenta në kufirin gjerman. Kështu që në të ardhmen nuk do të mjaftojë më kërkesa për azil për të hyrë në Gjermani. Kërkohen kontrolle të përhershme të kufirit. Si dhe arrest për refugjatët që duhet të dëbohen deri në dëbim. (Në fakt edhe 57% e gjermanëve e konsiderojnë të drejtë, që njerëzve pa dokumenta t'u mohohet si parim hyrja në Gjermani (sipas ARD-"Deutschlandtrend", 30.01.)).

Mocioni të mërkurën (29.01.) u miratua me tre vota diferencë: pro votuan 348 deputetë: 187 nga CDU/CSU, 80 nga FDP dhe 75 nga AfD. 345 votuan kundër.

Pas kësaj, AfD kaloi në shprehje triumfuese. Deputeti i AfD-së Bernd Baumann deklaroi se "ky është një moment historik. Fillon një epokë e re dhe AfD është flamurtari i saj".

Megjithëse pritej ky reagim i AfD-së pas votimit, në Bundestag u krijua situatë e pakëndshme. Lideri i CDU dhe pretendenti kryesor për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz doli në podium dhe tha se i vjen keq për votimin, por e majta duhet të qe treguar e përgjegjshme në votim.

Paraprakisht kancelari socialdemokrat, Olaf Scholz e kishte akuzuar Merzin se po bënte "një gabim të pafalshëm". Scholz kujtoi se masat shkelin kushtetutën e Gjermanisë dhe ligjet evropiane. 

Tabuja dhe kultura politike

Vendimi i Bundestagut ka fuqi simbolike. Ai nuk e detyron qeverinë gjermane juridikisht për asgjë.

Por në fushatë elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 23 shkurtit, është hapur debati i "kulturës politike” në Gjermani. Çfarë do të konsiderohet e lejueshme për Gjermaninë e sotme, me të kaluar e saj naziste mbi 80 vjet më pare?

Kemi të bëjmë me një thyerje tabuje. Që shënon, me shumë gjasa, një pikë kthese në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare. Një anëtar i CDU-së, i cituar nga mediet, u shpreh se këtë javë u vendosën zgjedhjet. "Unë vetëm nuk e di në cilin drejtim."

Si shpjegohet kjo? Mocioni i Friedrich Merz-it, kryetarit të CDU-së prek dy tema qendrore për Gjermaninë: së pari politikën e azilit e migrimit. Që është bërë kryesorja pas vrasjeve nga të huajt vjet dhe sivjet.

Së dyti prek parimin bazë të deritashëm për identitetin demokratik të Gjermanisë: mosbashkëpunimin me ekstremin e djathtë.

CDU/CSU nuk bashkëpunoi në votim me AfD, teksti i mocionit e quan AfD-në shprehimisht kundërshtare. Mosbashkëpunimin me AfD, CDU/CSU e ka deklaruar edhe tani më pas. Por fakti që CDU/CSU e dinte se mund të fitonte vetëm me mbështetjen e AFD-së dhe e pranoi këtë, shkon për shumë vetë larg.

Vendimtare për zgjedhjet: shumica më e heshtur

A e dëmtoi veten dhe shanset për të ardhur në pushtet me këtë mocion CDU/CSU?

Kjo do të varet nga rrethana, sa do të arrijnë të argumentojnë në bazë CDU/CSU dhe ata që e quajnë të drejtë vendimin. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruante të premten se komunat që vuajnë nga numri i madh i migrantëve duhet të thonë fjalën e tyre tani.

Por suksesi apo dështimi i CDU/CSU do të varet në fund nga ajo që mendojnë në të vërtetë ata njerëz, që (ende) nuk shprehen zëshëm publikisht. Forcimi aktual i AfD-së, fakti që AfD rezulton e dyta në sondazhe, vjen prej diku.

Protestat këto ditë të mijëra vetëve tregojnë se Gjermania ka një demokraci të gjallë e aktive. Njëkohësisht, demonstratat historike masive të një viti më parë kundër planeve të AfD-së për "remigrimin" nuk e dëmtuan gjatë AfD-në.

Rreziqe për CDU-në, shanse për partitë e majta

Parashikimet për këto zgjedhje mbeten të vështira. Veprimi i Merz-it shoqërohet me rreziqe për CDU-në. Ai mund t'i shtojë vota CDU/CSU, duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë gjermanëve përballë krimeve dhe atentateve. Por ai i ofron papritur mundësi revanshi edhe së majtës. Kancelari Scholz e kapi momentin në Bundestag dhe Merzi u duk papritur në pozicion defensiv. Merz-it "nuk mund t'i besosh më, a do të bashkëpunojë me AfD-në", u shpreh kancelari Olaf Scholz. 

SPD, Të Gjelbërve, të majtëve në tërësi u hapen shanse. Shanse, nëse arrijnë t'i paraqesin me sukses konservatorët si prishës të konsensusit themelor të demokratëve gjermanë: asnjë bashkëpunim me ekstremin e djathtë. CDU/CSU humbi pas votimit një pikë dhe arrin aktualisht 29%. SPD fitoi një pikë, arrin 17%; AfD mbetet në 22%; të Gjelbrit arrijnë 13%, FDP 4% (sondazh i Institutit Insa, 30.01.).

Sondazhet: zgjedhësit janë të ndarë

Megjithë protestat e bujshme: gati gjysma e të anketuarve të pyetur në sondazhin aktual të RTL/ntv "Trendbarometer" e quajnë të drejtë që CDU/CSU e imponoi me votat e AfD-së mocionin për migrimin. Me fjalë të tjera: 46 për qind e mbështesin, që CDU/CSU pranoi me vetëdije mbështetjen e AfD-së kur votoi në Bundestag mocionin e saj për politikën e migrimit. 50 për qind nga ana tjetër mendojnë se kjo ishte e gabuar.

Kjo tregon se vetëm në ditën e votimit do të dihet qëndrimi real i votuesve. CDU thotë se nuk dëshiron rrethana si në Austri, ku ultra të djathtët po formojnë qeverinë. Partitë unioniste janë të interesuara të dobësojnë mbështetjen për AfD. Pritet të shihet a do ta arrijnë dot këtë./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj