LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Pse zgjat kaq gjatë forcimi i industrisë së armatimit?

1 milion predha artilerie donte të ofronte Europa deri në mars për Ukrainën në mënyrë që të zmbrapste superfuqinë ushtarake të Rusisë në luftë. Por premtimi nuk mund të mbahet dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 Shkurt.

26 Shkurt 2024, 09:29 Nga N.F
Analiza e DW: Pse zgjat kaq gjatë forcimi i industrisë së
Foto ilustruese

UKRAINË- Premtimi i Perëndimit që të furnizojë sa më shpejt me municione Ukrainën nuk realizohet dot. Por shenja shprese ka. Industria e armatimit po riorientohet dhe mbështetet për këtë edhe nga politika. Qëllimi i BE ishte mjaft ambicioz. 1 milion predha artilerie donte të ofronte Europa deri në mars për Ukrainën në mënyrë që të zmbrapste superfuqinë ushtarake të Rusisë në luftë. Por premtimi nuk mund të mbahet dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 Shkurt. Këtë u desh ta pranonin pak ditë më parë edhe ekspertët në Konferencën e Sigurisë në Mynih (16-18.02.) Arsyeja qëndron në strukturën dhe funksionimin e industrisë së luftës. Megjithatë ka shenja shprese. Industria e armatimit po i rrit kapacitetet prodhuese. Edhe bashkëpunime të reja mund t'i vijnë në ndihmë Ukrainës.

Si me koncernin gjerman, Rheinmetall. Koncerni prodhon ndër të tjera tanke për Bundeswehrin, por edhe municione për tanket kundërajrorë, Gepard që përdoren edhe në Ukrainë. Kursi i aksioneve të Rheinmetall që nga fillimi i luftës në Ukrainë është katërfishuar. Rheinmetall punon ndërkohë në disa fabrika me tre turne dhe planifikon ndërtimin e fabrikave të reja. Ndërkohë që politika, me në krye ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD kërkon që ushtria gjermane të "jetë e aftësuar në rast lufte", për të trembur Rusinë në rast të një sulmi të mundshëm kundër një vendi të NATO-s. Por kjo po zgjat shumë më tepër se e kanë pritur edhe ekspertët për një vend si Gjermania që renditet tek 5 eksportuesit kryesorë të armatimit në botë, sipas Institutit të Stokholmit, SIPRI, (Stockholm International Peace Research Institute).

Kompanitë e nivelit të mesëm kanë probleme të mëdha

Në një kohë që Rheinmetall mund të financojë shpejt nga rezervat e veta investimet në prodhimin e armatimeve, kompani më të vogla e kanë shumë më të vështirë, thotë drejtori ekzekutiv i Shoqatës Federale të Industrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes, BDSV, Hans Christoph Atzpodien në bisedë me DW. Atzpodien bën fjalë për 200 kompani në sektorin e industrisë së armatimit. Prej tyre më shumë 80% nuk kanë më shumë se 300 punonjës. "Mes tyre shumë janë tejet të specializuara", thekson Atzpodien, pra ato prodhojnë produkte me të cilat furnizohen të tjerët, pra është një nivel klasik i kompanisë së mesme gjermane.

Qeveria gjermane bëri të ditur së fundmi, se do të arrijë këtë vit objektivin e investimit 2% të prodhimit të brendshëm bruto për NATO-n. Gjermania e arrin këtë objektiv, vetëm sepse krijoi fondin e posaçëm 100 miliardë euro për mbrojtjen, të cilin kancelari gjerman, Olaf Scholz e bëri të ditur pas fillimit të luftës në Ukrainë. Me këto fonde do të financohen ndër të tjera edhe avionë luftarakë amerikanë, F35.

Kurse buxheti i rregullt i ushtrisë gjermane mbetet pak a shumë i pandryshuar. Por pikërisht tek ky buxhet i kanë sytë kompanitë e vogla të industrisë së armatimit, thekson eksperti, Jürgen Fischer për DW. Fischer është kryeredaktor i Revistës Europiane për Sigurinë dhe Teknikën. "Ne kemi nevojë për porosi prodhimi", u shpreh një përfaqësues i industrisë së armatimit në Konferencën e Sigurisë në Mynih (16.-18.02.)  në takimin "Boshllëqet europiane të prodhimit të mbrojtjes".

Më shumë bashkëpunim në industrinë e armatimit

Ministri ukrainas për industritë strategjike, Aleksander Kamyshin, pjesëmarrës në këtë takim në Mynih tha se "po ecet përpara". Dy vite pas pushtimit  rus, Kamyshin u takua me përfaqësues të industrisë gjermane të armatimit për të diskutuar bashkëpunime të ndryshme. Në janar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski kishte bërë të ditur bashkëpunime të tilla të industrisë së armatimit në Ukrainë me kompani të BE. Ukraina vetë po përpiqet të prodhojë më shumë municion dhe armatime luftarake me mbështetjen e know-how europian.

Por problemet e prodhimit të armavë që ekzistojnë në Europë po përzihen gjithnjë e më shumë me problemet që ka Ukraina. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tërhoqi vëmendjen për një problem tjetër. Granatat europiane 155 milimetërshe të vendeve mbështetëse europiane kanë problemin, se përshtaten shpesh vetëm për disa lloje të caktuara të sistemeve të artilerive. "Në terren ky është problem i madh", tha Kuleba. "Ne nuk mund ta përdorim të njëjtin municion për sisteme të tjera armatimi." Edhe NATO e ka identifikuar këtë problem. Predhat kanë vërtet të njëjtën madhësi, por teknika e funksionimit për goditje është e ndryshme. Përafrimi i predhave ka dështuar deri tani për shkak të burokracisë ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.

Municion çek për Ukrainën

Kështu BE nuk e realizoi dot premtimin e saj të furnizojë shpejt dhe më mirë me municion Ukrainën. Por shpresa vjen nga presidenti çek, Petr Pavel, i cili ka premtuar ndihma. Ministria e Mbrojtjes në Pragë dhe prodhuesit në vend kanë gjetur një zgjidhje për të furnizuar Ukrainën me granata të caktuara. "Me sa di unë kompanitë tona kanë identifikuar 500.000 predha të kalibrit të NATO-s 155 milimetra, dhe 300.000 predha të kalibrit 122 milimetra", tha Pavel. Mbetet të zgjidhet çështja e financimit.

Edhe Gjermania do të përshpejtojë ndihmat. Me qëllim që të rritet prodhimi në fabrikat e armatimit, do të ketë në të ardhmen më shumë garanci nga qeveria gjermane. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, duke shprehur optimizmin, se një hap i tillë do të ndihmojë si ushtrinë gjermane edhe Ukrainën.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi armatim be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj