LIVE UPDATES
Bota

Analiza e NYT/ 'Putini i vogël', Rusia po përdor Vuçiçin për të nxitur konflikte në Ballkan

Mediat ruse të lajmeve dhe llogaritë e mediave sociale kanë publikuar prej muajsh raporte nxitëse për serbët në Kosovë dhe Bosnje se po u shkelën të drejtat elementare.

12 Gusht 2022, 20:46 Nga e.k
Analiza e NYT/ 'Putini i vogël', Rusia po përdor
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

RUSI- Lidhjet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me Moskën ngritën pikëpyetje pasi Kremlini duket se po nxit trazira në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë. NYT shkruan se Vuçiç është lodhur duke e krahasuar me 'Putinin e vogël' siç e akuzojnë disa, se gjoja synon të kryejë agresion kundër fqinjëve në Ballkan.

Si fillim, sipas New York Times, Vuçiç ka thënë me ironi në bibliotekën e pallatit presidencial se “Unë jam gati dy metra i gjatë”, duke aluduar në krahasimin e gjatësisë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Megjithatë, siç vë në dukje Neë York Times, pas komentit të Vuçiçit për gjatësinë e tij, ekziston një pyetje serioze që po e shqetëson Ballkanin dhe po preokupon diplomatët perëndimorë: A po e shfrytëzon Rusia, e zhytur në një luftë brutale në Ukrainë, Serbinë për të nxitur përçarje në Evropë dhe të ndezë një konflikt të ripërtërirë në ish-Jugosllavi për të larguar NATO-n nga beteja e ndezur në lindje?

Kjo frikë u ndezë pas vendimit të Kosovës për të zbatuar marrëveshjen për targat midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shkaktoi protesta, bllokime rrugësh dhe të shtëna me armë zjarri – duke ndezur kambanat e alarmit në aleancën e NATO-s. Trazirat në Kosovë dhe tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinën të shkaktuara nga Milorad Dodik, lideri i mbështetur nga Moska, dhe nacionalistët kroatë të vijës së ashpër kanë dërguar një paralajmërim se Rusia po përpiqet të nxisë tensionet, në heshtje, luftërat e viteve 1990.

“Rusia llogarit se sa më shumë kohë Perëndimi të kalojë duke u lodhur në Ballkan, aq më pak kohë do të kalojë duke djersitur në oborrin e shtëpisë së Rusisë”, tha Vuk Vuksanovic, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë.

Mediat ruse të lajmeve dhe llogaritë e mediave sociale kanë publikuar prej muajsh raporte nxitëse për serbët në Kosovë dhe Bosnje se po u shkelën të drejtat elementare. Raportimet, të cilat përsërisin kryesisht propagandën ruse për vuajtjet e rusëve etnikë që jetojnë në Ukrainë, kanë trimëruar nacionalistët serbë të linjës së ashpër, pro-Moskës.

Slavisha Ristiç, ish-kryetari i Zubin Potokut, një qytet në veri të Kosovës që është pothuajse tërësisht i populluar nga serbët etnikë, tha se kurrë nuk do të vendos vullnetarisht targat e Kosovës në veturë sepse kjo do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës, diçka që është pothuajse e sigurt për të gjithë serbët, përfshirë edhe presidentin, Vuçiç.

Borko Stefanoviç, nënkryetar i Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, i cili kryeson komisionin për punët e jashtme të Parlamentit serb, tha se çështja e targave është “aq e vogël sa është absolutisht qesharake”. “Por”, shtoi ai, “këtu në Ballkan, gjëra të tilla simbolike kanë një rëndësi të madhe”.

Putini ka përmendur vazhdimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në mbështetje të ndaljes së vrasjeve në Kosovë nga Serbia në vitin 1999 si një justifikim për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, për të cilin ai pretendon se është për të mbrojtur rusët etnikë në Donetsk dhe Luhansk.

Ministria e Jashtme ruse i hodhi benzinë ​​zjarrit të Kosovës javën e kaluar duke akuzuar “radikalët” shqiptarë etnikë për përpjekje për të dëbuar serbët nga territori dhe për provokim të trazirave “për të nisur një skenar të dhunshëm”.

Shumica e vendeve perëndimore e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndryshe nga Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende evropiane.

“Kosova për Rusinë është investimi i përsosur me kosto të ulët që vazhdon të japë”, tha z. Vuksanoviç, studiuesi me bazë në Beograd. Megjithatë, shtoi ai, kapaciteti i Rusisë për të bërë akte dhune në Ballkan është kufizuar rëndë nga lufta në Ukrainë.

Refuzimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet u ka dhënë arsye që ta shohin Vuçiçin si një kukull ruse.

“Unë marr presion prej tyre çdo ditë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë,” tha zoti Vuçiç. Kjo, shtoi ai, nuk do të ndodhë, të paktën jo derisa aplikimi i ngecur, 13-vjeçar i Serbisë për t'u bashkuar me bllokun evropian të ecë me ritme të shpejta.

Duke vënë në dukje se Serbia “mbetet i vetmi vend në Evropë që refuzon të sanksionojë Rusinë”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti Vuçiçin “Putini i vogël i Serbisë” në muajin prill. “Paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor nuk kanë qenë kurrë më të kërcënuara”, tha ai.

Vuçiç i hodhi poshtë akuzat e Kurtit.

“Kurti dëshiron të jetë ‘Zelensky i vogël’ duke luftuar kundër ‘Putinit të vogël’,” tha Vuçiç.

"Kurti është një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, shtoi Vuçiç.

vladimir putin aleksander vucic ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje