LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Alarmi taktik i Kurtit

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, autoritetet e Kosovës ushtrojnë “dhunë” ndaj komunitetit serb në veri. Me “lëvizjet arrogante dhe ilegale, Prishtina rrezikon sigurinë e popullatës serbe”, ka thënë ai, kur Kosova ka mbyllur disa institucione paralele të Serbisë në veri të vendit.

23 Shtator 2024, 12:17 Nga N.F
Analiza e REL: Alarmi taktik i Kurtit
Kurti

KOSOVË- Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vetëm që e kanë të vështirë të komunikojnë, por akuzojnë vazhdimisht njëra-tjetrën se nuk duan paqe.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, autoritetet e Kosovës ushtrojnë “dhunë” ndaj komunitetit serb në veri. Me “lëvizjet arrogante dhe ilegale, Prishtina rrezikon sigurinë e popullatës serbe”, ka thënë ai, kur Kosova ka mbyllur disa institucione paralele të Serbisë në veri të vendit.

Brenda një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tërhequr vërejtjen së paku dy herë për rrezikun e konflikteve të reja nga Serbia. I pyetur nga gazetarët më 17 shtator se si i komenton disa kërkesa të Vuçiqit për serbët e veriut që të riintegrohen në institucionet e Kosovës, Kurti ka thënë se ato “nuk janë racionale”.

“[Kërkesat e Vuçiqit] nuk janë aspak paqësore, por, përkundrazi, janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja, të cilat padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë, as askund”, ka thënë Kurti.

Katër ditë përpara kësaj deklarate, Kurti ka bërë një paralajmërim të ngjashëm edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, ku ka siguruar, po ashtu, se Kosova është e gatshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj.

“Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës... Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre”, ka shkruar Kurti.

Në frymë të ngjashme është shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, sipas saj, “assesi” nuk duhet pasur frikë nga Vuçiqi.

Me armatimin që ka blerë Kosova dhe me forcimin e përditshëm të institucioneve të sigurisë, “ne jemi shumë më të fortë seç kemi qenë më parë”, ka thënë Osmani më 17 shtator në një adresim para gazetarëve. Më 24 të këtij muaji bëhet saktësisht një vit që kur një grup i armatosur serbësh ka sulmuar policinë e Kosovës në Banjskë afër Zveçanit dhe ka vrarë një polic. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në aktakuzën që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin, thuhet se “grupi, përmes përdorimit të armëve të rënda, ka tentuar ta ndante pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe t’ia bashkonte atë territorit të Republikës së Serbisë”.

Kurti dhe Osmani, në disa deklarime, e kanë fajësuar direkt udhëheqjen shtetërore të Serbisë për sulmin, edhe pse ajo e ka mohuar. Serbia karakterizohet si “kërcënim kryesor” për sigurinë e Kosovës edhe në Strategjinë e vendit për Sigurinë, për vitet 2022-2027.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës. I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, KFOR-i thotë se situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë.

“Misioni ynë ka një prani të dukshme dhe fleksibile, si dhe është i dislokuar mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja. Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme”, thotë një zëdhënës i misionit.

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, kujton se KFOR-i, pas sulmit në Banjskë, e ka rritur praninë në Kosovë dhe kjo, sipas tij, ka dhënë “shumë mësime për sigurinë”. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Shea thotë se është e rëndësishme që palët të angazhohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mendoj se nuk është në rregull të flitet për kërcënime ushtarake. Unë nuk shoh ndonjë tension të veçantë në kufi. Serbia nuk i ka shtuar trupat e saj në kufi. KFOR-i e ka rritur po ashtu praninë në veri të Kosovës, pas sulmit të vitit të kaluar në Banjskë. Pra, marrëveshjet e sigurisë janë të qarta. Unë mendoj se duhet të ndalojmë së foluri për kërcënime dhe të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, thotë Shea.

Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, vlerëson po ashtu se situata e sigurisë në Kosovë është stabile. Sipas tij, sulmi në Banjskë ka qenë “zile zgjimi” për rrezikun që mund t’i kanoset veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Për rrjedhojë, thotë Prelec, është rritur edhe bashkëpunimi mes KFOR-it, por edhe SHBA-së dhe Britanisë me Kosovën, për të gjurmuar dhe parandaluar aktivitetet ushtarake.

“Ky lloj i deklaratave [të Kurtit] duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë ndërkombëtare. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë. Dhe për Kurtin, çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbinë si proruse, duket se ka kuptim”, thotë Prelec.

Rusia e mbështet fuqishëm Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, ndërsa edhe vetë e konsideron si "gabim". Ajo shpesh akuzohet për aktivitete që ndikojnë gjeopolitikën në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor.

Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se Kosova nuk është imune ndaj ndikimit rus. Sipas saj, Rusia, përmes propagandës, lajmeve të rreme, mbështetjes për figura të caktuara qoftë në Serbi, apo në Republikën Sërpska, arrin të depërtojë në Kosovë, në një mënyrë ose tjetër.

“Frika për eskalimin e situatës është rritur në tre vjetët e fundit, për dy arsye. E para është lufta e plotë që ka nisur Rusia në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe e dyta ka të bëjë me aktin terrorist në Banjskë, vitin e kaluar”.

“Kur e dimë që zëvendëskryeministri i Serbisë [Aleksandar] Vulin takohet me [presidentin rus, Vladimir] Putin dhe me udhëheqësit e tjerë të Federatës Ruse dhe i dimë edhe aspiratat ekspancioniste dhe hegjemoniste të Serbisë në Kosovë, atëherë frika për eskalim sigurisht se ekziston”, thotë Loshaj.

Ish-zyrtari i NATO-s, Shea, pranon se Rusia luan rol negativ në rajon, sidomos përmes dezinformimit. Sipas tij, Rusia i shfrytëzon tensionet, andaj mënyra më e mirë për të reduktuar ndikimin e saj, është ulja e tensioneve, duke i zbatuar marrëveshjet që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Planin e Serbisë për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, e që ka shkaktuar habinë e disave, Shea nuk e sheh si diçka që do t’i rriste kërcënimet në rajonin e Ballkanit, ku tensionet mbeten të larta që nga shpërbërja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

“Rekrutët do të shërbejnë vetëm për 75 ditë. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t’u dhënë atyre ndonjë trajnim serioz ushtarak. Duket se ky rekrutim është më shumë pasojë e pamundësisë për të rekrutuar ushtarë profesionistë në Serbi”.

“Rreth 12.000 ushtarë profesionistë serbë janë larguar nga forcat e armatosura gjatë dekadave të fundit, për shkak të pagave të dobëta, kushteve të këqija, pajisjeve të dobëta e të tjera. Pra, duket më shumë si përpjekje për të kompensuar rënien e numrit të profesionistëve”, thotë Shea.

Serbia e ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011, por Vuçiq ka miratuar rikthimin e tij më 14 shtator. Kroacia fqinje ka njoftuar, po ashtu, se nisur nga 1 janari i vitit 2025 do ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me një kohëzgjatje prej dy muajsh. Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thotë se qëllim i tyre, mesa duket, është të paraqesin imazhin e një mbrojtjeje të fortë kombëtare.

Por, përderisa NATO-ja është aq e pranishme në rajon, është vështirë të imagjinohet ndonjë konflikt i drejtpërdrejtë, sipas tij. Megjithatë, shton se gjërat mund të bëhen më të komplikuara në një afat më të gjatë.

“Nëse gjërat qetësohen në Evropë, nëse ka një stabilizim relativisht të shpejtë të situatës në Ukrainë - ndoshta armëpushim, nëse jo marrëveshje paqeje - atëherë mendoj se gjërat do të qetësohen edhe në Ballkanin Perëndimor. Nëse gjërat përshkallëzohen në Ukrainë, ose nëse ato zhvillohen në favor të Rusisë, atëherë ato mund të kenë efekt shumë destabilizues dhe dëmtues në Ballkanin Perëndimor”, thotë Prelec.

Për të shmangur rrezikun e tillë, Loshaj, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se përpjekjet e Kosovës dhe të aleatëve të saj perëndimorë duhet të bashkërendohen.

“Mendoj që përtej deklaratave dhe vizitave që bëjnë udhëheqësit ndërkombëtarë, duhet të ketë edhe hapa konkretë. Për shembull, nëse Kosova merr Partneritetin për Paqe - që vjen në prag të anëtarësimit në NATO - ky do të ishte një hap pozitiv. Por, mendoj që edhe politikanët tanë duhet të kenë më shumë koordinim, më shumë komunikim, në çfarëdo aspekti, me aleatët e NATO-s dhe të BE-së”, thotë Loshaj.

Së paku, BE-ja ia ka bërë të qartë edhe Kosovës, edhe Serbisë se integrimi që synojnë në këtë organizatë, varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Por, derisa tensionet mes tyre ziejnë, përparimi duket si një ëndërr e largët.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 30 gusht se shoqëritë në këto dy vende nuk janë ende gati për normalizimin. E, me fjalët e Jamie Sheas, “gjërat mund të lëvizin vetëm me mega-presion ndërkombëtar. Ballkani Perëndimor nuk ka dinamikë autonome”./ REL

kurti kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj