LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Ambiciet e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, drejt finalizimit apo bllokimit?

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës - një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 - do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

15 Prill 2024, 15:46 Nga r.ll
Analiza e REL: Ambiciet e Kosovës për anëtarësim në
albin kurti

PRISHTINË- Kosova mund të bëjë një hap më pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës më 16 prill, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtojë një raport që rekomandon anëtarësimin e saj.

Në Strasburg do të mbahet votimi dhe nëse dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë, që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës - një synim i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008 - do të nënkuptonte, mes tjerash, përfaqësimin e parlamentarëve të saj në Asamblenë Parlamentare të organizatës. Kosovarët, po ashtu, do të mund t’i paraqisnin rastet e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Vendi do t’i bashkohej edhe Unionit të Transmetuesve Evropianë, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së tij në garën vjetore të këngës, Eurovizion.

Gjasat janë që dy të tretat e votave të arrihen. Një raport për këtë çështje u miratua më 27 mars nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili deklaroi se “aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës duhet të marrin përgjigje pozitive”.

Tani, 12 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur - më pak se pakica bllokuese.

Ato përfshijnë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, pesë vendet e BE-së: Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, si dhe Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Ato nuk kanë ndonjë arsye të përbashkët, por shumica e këtyre vendeve janë kundër pavarësisë së Kosovës ose për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre të brendshme territoriale, ose për shkak të çështjeve të tyre me pakicat, që potencialisht mund të kërkojnë pavarësi.

Megjithatë, jo të gjithë përfaqësuesit e këtyre vendeve mund të votojnë sipas pikëpamjeve politike, të shprehura nga kryeqytetet e tyre për Kosovën.

Përfaqësuesit ukrainas, për shembull, do të kenë “një votë të lirë” dhe mund të ndodhë që vendet e tjera ta ndjekin shembullin.

Ka të ngjarë të ketë mjaft përfaqësues që do të zgjedhin të abstenojnë - gjë që do t’i hapte rrugë një drite jeshile për Prishtinën. Është gjithashtu domethënëse që autorja e raportit, Dora Bakoyannis, është ish-ministre e Jashtme e Greqisë dhe motra e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis.

Rrjedhimisht, nuk mund të përjashtohet mundësia që delegacioni grek - pavarësisht qëndrimit formal të mosnjohjes së Kosovës - ta mbështesë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Pra, do të ketë një lojë numrash në Strasburg.

Deputetët e partisë në pushtet të Hungarisë, Fidesz, ka të ngjarë të votojnë kundër Kosovës, pavarësisht njohjes së Kosovës nga Hungaria. Kjo reflekton lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Budapestit me Serbinë.

Në këtë mes mund të ndihmojë edhe grupi i atyre që Këshilli i Evropës i quan “juristë të shquar”, të cilët e kanë studiuar çështjen e anëtarësimit eventual të Kosovës nga pikëpamja ligjore.

Ata kanë pohuar se vlerësimi për shtetësinë, në fund të fundit, është një vendim politik, dhe kanë theksuar se prania e Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk sjell ndonjë kompetencë ekzekutive, se autoritetet e Kosovës ushtrojnë juridiksion mbi territorin dhe popullsinë e Kosovës, se Kosova ka marrëdhënie ndërkombëtare dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, bazë ligjore për anëtarësim ka.

Por, pse po ndodh kjo tani?

Ka disa arsye për këtë. Fillimisht, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës menjëherë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Me Moskën jashtë organizatës, Serbia ka humbur një nga aleatët e saj më të mëdhenj në këtë luftë. Pastaj është edhe fakti se Kosova, tashmë, u është bashkuar disa organeve të lidhura me Këshillin e Evropës, si Komisioni i Venecias dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

I lidhur me këtë zhvillim është edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, i cili vazhdon në nivele të ndryshme diplomatike që nga viti 2011.

Është e drejtë të thuhet se ky dialog gjendet tani në nivelin më të ulët ndonjëherë, për shkak të një numri incidentesh që kanë ndodhur vitin e kaluar, përfshirë këtu vendimin e Prishtinës për përdorimin e targave të Kosovës, dorëheqjen masive të serbëve të Kosovës nga policia dhe zyra të tjera publike, zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e serbëve dhe sulmin - e lidhur me Beogradin - në Manastirin e Banjskës, i cili ka rezultuar me vrasjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Por, para kësaj, është dukur se është bërë një përparim i madh me Marrëveshjen e Ohrit, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur verbalisht në mars të vitit 2023.

Në njërën nga pikat e saj thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Dy dispozita të tjera janë, gjithashtu, të rëndësishme në këtë kontekst: se Kosova “do të angazhohet të sigurojë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë” dhe “do të garantojë sigurinë e pronave të Kishës Ortodokse Serbe brenda kufijve të saj”.

Në lidhje me këtë marrëveshje janë edhe dy gjëra që duhet të dihen. Së pari, ajo nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur së paku gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë. Pra, ligjshmëria e marrëveshjes është e diskutueshme. Së dyti dhe më me rëndësi, nuk ka ndonjë pajtim se çfarë duhet zbatuar së pari.

Kosova, në njëfarë kuptimi, ka lëvizur e para. Kjo ka ndodhur kur Qeveria e saj ka vendosur në muajin mars që t’ia dorëzojë pronësinë e 24 hektarëve tokë Manastirit të Kishës Ortodokse Serbe në Deçan, në pjesën perëndimore të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të manastirit qysh në vitin 2016, por qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës kanë refuzuar ta zbatojnë atë vendim. Kjo kthesë e ka shtyrë Bakoyannisin që të rekomandojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Por, Kosova i ka edhe dy detyra të tjera për t’i kryer: themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe trajtimin e çështjes së shpronësimit të pronave në ato komuna. Sipas raportit të Bakoyannisit, të dyja këto çështje duhet të jenë një “angazhim pas anëtarësimit” i Prishtinës. Dhe, çështja është nëse bashkësia e gjerë ndërkombëtare pajtohet me këtë.

Nëse çështja kalon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, politikë e vërtetë, pastaj, do të bëhet rreth vendimit të Komitetit të Ministrave, muajin e ardhshëm. Ashtu sikurse në Asamblenë Parlamentare, vendimi mund të merret me një shumicë prej dy të tretash, por do të ishte i paprecedentë - ministrat, deri më tani, kanë arritur gjithmonë konsensus për pranimin e anëtarëve të rinj.

Serbia tashmë ka lënë të kuptohet se do të bëjë gjithçka të mundur për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës dhe ajo mund të ketë sukses.

Një skenar mund të jetë që në maj të mos merret fare vendimi përfundimtar.

I ashtuquajturi QUINT, i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, do që të shohë një projektligj të mirëfilltë, të paraqitur nga Kosova, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se të bjerë dakord që çështja të dalë në rend dite në takimin ministror.

Ata e shohin këtë si shansin e fundit për t’i bërë presion Kurtit që ta pajtohet për këtë çështje, pasi anëtarësimi në Këshillin e Evropës është karota e fundit perëndimore që i ofrohet atij. Anëtarësimi në BE është ende një ëndërr.

Për themelimin e këtij asociacioni, Kosova dhe Serbia janë pajtuar në vitin 2013, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes, si për kompetencat ekzekutive që do t’i gëzonte Asociacioni, ashtu edhe për përbërjen e tij etnike, pasi duket se nuk mund të ketë joserbë të punësuar atje - gjë që, siç argumentohet, do të ishte antikushtetuese.

Pra, Kosovës mund t’i jepet një shtysë këtë javë gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, por vendimi përfundimtar i 46 ministrave të Jashtëm mund të shtyhet për së paku një vit, nëse nuk arrihet më shumë përparim në javët në vazhdim.

Marrë nga REL

keshilli i evropes kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje