LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Cilët janë skanerët për pikat kufitare të Kosovës?

Vetë autoritetet gjermane ofruan ndihmë që edhe Kosova ta avancojë kontrollin në atë nivel.

10 Tetor 2024, 15:43 Nga M.B
Analiza e REL: Cilët janë skanerët për pikat kufitare
Foto ilustruese

KOSOVA- Kur kryeministri i Kosovës bëri të ditur këtë javë se kufizimi ndaj importit të mallrave nga Serbia do të zëvendësohet me kontroll të shtuar në pikën kufitare në Merdare, dhe paralajmëroi instalimin e pajisjeve të skanimit, një pjese të audiencës mund t’i jetë kujtuar një vizitë e Albin Kurtit në Hamburg, këtë vit. Atje, ai u informua në detaje se si Gjermania e ruan sigurinë e vet, duke analizuar secilin mall që i hyn në territor. Vetë autoritetet gjermane ofruan ndihmë që edhe Kosova ta avancojë kontrollin në atë nivel.

Oferta e tyre për skanerë të avancuar pasoi kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës që të hiqte kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, me argumentin se po shkelte Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), dhe se po rrezikonte pjesëmarrjen në nismat rajonale. Me heqjen e kufizimit në Merdare u zhbllokua puna e CEFTA-s. Masat kufizuese u vendosën në qershor të vitit 2023, pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe. Zyrtarët policorë u liruan ndërkohë, por masa mbeti në fuqi. Ndonëse qëndroi për më shumë se një vit, autoritetet kosovare nuk dolën asnjëherë me ndonjë raport vlerësues si ka ndikuar masa në nivelin e sigurisë.

“Kosova nuk ka masa tregtare ndaj Serbisë, Kosova ka masa të sigurisë, për shkak se për dy vjet na e kanë sjellë ushtrinë katër herë afër kufirit, dhe për shkak se katër herë kemi konfiskuar sasi të jashtëzakonshme të armatimit”, u ka thënë Kurti mediave.

Këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës do të nisin procedurat e prokurimit për të paktën një skaner, tani për tani, dhe se prioritet është pika e kalimit kufitar në Merdare.

“Është masë shumë e rëndësishme, sepse aty vërehet se çfarë po importohet. Nuk mund të kalohet asgjë pa u vërejtur në skanerë. Është e vështirë, pastaj, që të kontrabandohen armë, siç është bërë në të kaluarën. Ky është qëllimi, rritja e nivelit të sigurisë në mallra”.

Sipas Zulfajt, nga sigurimi i skanerëve tjerë do të varet hapja e pikëkalimeve të tjera për mallrat nga Serbia. Pajisjet e skanimit patjetër se do të jenë të teknologjisë tredimensionale (3D). Nuk dihet ende nëse do të jenë statike apo mobile – për këtë pritet të vendosin doganierët, varësisht prej vlugut të qarkullimit në një pikëkalim.

Skanerët statikë montohen afër kufirit, apo në zonë të caktuar, dhe bëjnë skanim të detajuar të kamionëve të mëdhenj. Më pas, doganierët kanë në kohë reale pamje 3D të brendësisë së produktit dhe brenda kamionit. Çmimi i një skaneri të tillë nuk dihet, por Zulfaj ka thënë se do të përzgjidhen ata që janë të pranueshëm edhe për Bashkimin Evropian. Nuk dihet as sa është buxheti që ka ndarë Kosova për blerjen e tyre.

Zulfaj ka thënë se për këtë do të vendosin zyrtarë të Doganës, pas trajnimeve profesionale që do t’i kenë për përdorimin e tyre. Gjermania veçse ka ofruar ndihmë në aftësimin e tyre. Dogana e Kosovës nuk ka qenë e qasshme me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë për të kuptuar më shumë në këtë drejtim. Kurti dhe zyrtarë tjerë të Kosovës kanë thënë se Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja i kanë premtuar ndihmë Kosovës për sigurimin e skanerëve.

Zulfaj ka thënë se autoritetet janë në komunikime të vazhdueshme me Gjermaninë. Drejtori për Komunikime në Ambasadën gjermane në Kosovë, Christian Bottcher, i ka thënë REL-it se vendi i tij është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës, dhe që skanerët mund të sigurohen pas vlerësimit të nevojave dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit publik. Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka thënë për REL-in se është shumë me rëndësi që Kosova “të ketë kufij të kontrolluar hermetikisht”.

“Siç është parë edhe në incidentin e Banjskës, ka interes që të futen qoftë armë, qoftë individë, të cilët kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, ka thënë Mentor Vrajolli, duke përmendur edhe nevojën e kontrollimit të rreptë të të gjitha vijave kufitare dhe jo vetëm të pikëkalimeve.

Mungesa e një skaneri, kur ekziston nevoja për kontrolle të detajuara, siç po kryhen tani në Merdare, vërehet lehtësisht. Disa tregtarë u ka thënë mediave se kanë pritur me orë të tëra derisa kanë finalizuar të gjitha procedurat në kufi dhe në Doganë. Vonesa, pastaj, ka efekt zinxhir. Tregtarët në veri të Kosovës kanë thënë se si pasojë e pritjeve dhe distancës mes Merdares dhe dyqaneve të tyre, ata nuk do të kenë shumë leverdi nga mallrat serbe. Tregtarët në jug të Ibrit e kanë mirëpritur heqjen e kufizimit, duke thënë se “tradicionalisht ka kërkesë për mallrat nga Serbia”. Ndër vite, produktet nga Serbia kanë qenë ndër më të shiturat në tregun e Kosovës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej mbi 372 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2023, shifra ka rënë në rreth 199 milionë euro./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj