LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë efekte kanë aktakuzat në mungesë për krime lufte?

Javën që shkoi, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. - të dyshuar për krime lufte në Kosovë, më 1999 - dhe paralajmëroi se do të ngrejë edhe të tjera.

8 Maj 2023, 14:48 Nga I.A
Analiza e REL: Çfarë efekte kanë aktakuzat në mungesë
Foto ilustruese

KOSOVË- Ngritja e aktakuzave në mungesë për krime lufte në Kosovë ka rëndësi si për dokumentimin e krimeve, ashtu edhe për rehabilitimin e familjarëve të viktimave, thonë njohës të çështjeve të drejtësisë. Javën që shkoi, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. - të dyshuar për krime lufte në Kosovë, më 1999 - dhe paralajmëroi se do të ngrejë edhe të tjera.

Prokuroria tha se ka kërkuar nga gjykatësit që gjykimi i dy serbëve të dyshuar të zhvillohet në mungesë, pasi “janë shterur mundësitë” për gjetjen e tyre. Drita Hajdari, prokurore dhe udhëheqëse e Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi është marrë duke u bazuar edhe në Kodin e ri të Procedurës Penale, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi në korrik të vitit të kaluar.

“Gjykimi në mungesë, edhe pse në mungesë të të pandehurit, paraqet një satisfaksion të rëndësishëm për viktimat e krimit, për familjarët e tyre. E ka rëndësinë edhe të dokumentimit të krimit. Përmes aktakuzës në mungesë, vërtetohet, provohet që krimi ka ndodhur”, thotë Hajdari.

Ajo kujton se këto janë dy aktakuzat e para në mungesë për krime lufte në Kosovë, pasi deri vonë Kodi i Procedurës Penale nuk i ka lejuar të tillat.

“Deri më tani, kemi ngritur aktakuza vetëm në ato raste ku kemi arritur ta gjejmë dhe arrestojmë kryesin e veprës penale”, thotë Hajdari.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili merret me monitorimin e sistemit të drejtësisë, thotë se e ka përkrahur idenë e gjykimit në mungesë kryesisht te rastet e krimeve të luftës, sepse, sipas tij, janë qindra të dyshuar për këto krime që sot gjejnë strehim dhe mbrojtje në Serbi. Ai nuk pret që Serbia ta lejojë ekstradimin e të dyshuarve në Kosovë dhe thotë se ekzekutimi i dënimeve në praktikë do të jetë i vështirë. Megjithatë, shton Miftaraj, gjykimet në mungesë janë të rëndësishme për familjarët e viktimave, “që të zbardhen krimet dhe e vërteta”.

“Ata mund ta shfrytëzojnë pastaj të drejtën e kompensimit nga Fondi për kompensimin e viktimave të krimit, sipas ligjit dhe procedurës së paraparë”, thotë ai.

Sipas profesorit të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, gjykimet e tilla do të jenë të dobishme në disa drejtime.

“Mirë që është bërë një gjë e tillë dhe tash duhet të punohet në këtë drejtim. Efektet do të jenë të mëdha, për shkak se mund të bëhen hetime, mund të grumbullohen të gjitha të dhënat dhe provat, të bëhet edhe gjykimi dhe të nxirret aktgjykim dënues, si dhe të lëshohet fletarrestim ndërkombëtar”, thotë Salihu.

“Është një lloj rehabilitimi edhe për viktimat kur dënohet një kriminel serb... Pas dënimit, ai person - sa të jetë gjallë - ose do të kapet për ta vuajtur dënimin, ose do të fshihet në Serbi”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur disa akuza për krime lufte në Kosovë kundër të të dyshuarve të nacionalitetit serb, por edhe shqiptar. Disa kanë marrë epilog, të tjerat janë në proces. Vetëm prej shtatorit të vitit 2021 janë ngritur aktakuza për krime lufte kundër pesë serbëve dhe një shqiptari. Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998/99 pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe. Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona - shumica prej të cilëve shqiptarë.

Marrë nga REL

lufta ne kosove kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj