LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Fare ose pak gjasa për t’u pajtuar për statutin e Asociacionit

Zyrtarë të Bashkimit Evropian(BE) kanë konfirmuar tashmë se më 2 maj, në fokus të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

26 Prill 2023, 14:25 Nga I.A
Analiza e REL: Fare ose pak gjasa për t’u pajtuar për statutin e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Gjasat që Kosova dhe Serbia të pajtohen për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në takimin që do të zhvillojnë udhëheqësit e tyre më 2 maj në Bruksel, janë minimale ose fare, vlerësojnë Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, dhe Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE) kanë konfirmuar tashmë se më 2 maj, në fokus të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të jetë edhe çështja e Asociacionit, përkatësisht prezantimi i draft-statutit të Asociacionit, i hartuar nga Ekipi Menaxhues.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës se cilat janë gjasat që Prishtina zyrtare ta pranojë këtë dokument, por nuk mori përgjigje. Ngjashëm nuk u përgjigj as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Kurti ka thënë të martën për mediat se puna e Ekipit Menaxhues, i cili përbëhet nga serbë, dhe përmbajtja e statutit nuk janë “edhe aq të njohura”. Ai ka thënë se i ka shprehur Bashkimit Evropian gatishmërinë që ta hartojë vetë draft-statutin për Asociacionin, por se nga BE-ja i është thënë se kjo është punë e Ekipit Menaxhues.

“Ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit, ndërsa unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe që gjithçka të jetë në funksion dhe në përputhje me qëllimet tona dhe parimet tona”, ka thënë Kurti. ​

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ekipi Menaxhues, më 2 maj, do ta prezantojë statutin për formimin e Asociacionit, por ka shtuar se nuk ka shpresa të mëdha që pala tjetër do ta pranojë atë.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë dakorudar me një marrëveshje të arritur në Bruksel në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja nuk është zbatuar kurrë, pasi Serbia këmbëngul në kompetenca të gjera për Asociacionin, ndërsa Kosova thotë se ato kompetenca do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, thotë se takimi i 2 majit në Bruksel do të shënojë fillimin e zbatimit të Marrëveshjes që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, për zbatimin e së cilës palët janë pajtuar më 18 mars në Ohër.

Prezantimi i draft-statutit të Asociacionit të hartuar nga Ekipi Menaxhues, sipas tij, do të duhej të shënonte fundin e punës së këtij trupi.

Rashiti thotë se pala e Kosovës nuk do të pajtohet me draft-statutin dhe se oferta e Kurtit që ta hartojë ai vetë atë, nuk do të jetë e pranueshme as nga Serbia, as nga Bashkimi Evropian.

Ai thotë se, në kontekst të këtyre mospajtimeve, palët do të nisin procesin e gjatë dhe të komplikuar të negociatave, lidhur me atë se si do të duket dhe finalizohet statuti për Asociacionin.

“Besoj që do të jetë një proces negocimi intensiv, se si do të duket ky Asociacion apo vetëmenaxhim, varësisht formës që do të marrë në fund. Por, do të jetë në mes të zeros dhe dhjetës, çfarë Kosova ofron, si dhe 100-shit, çfarë Serbia kërkon. Do të ketë proces negocimi për këtë dhe do të jetë me shumë parametra”, thotë Rashiti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, arritja te një draft përfundimtar për statutin e Asociacionit do të jetë proces i vështirë, për faktin se për Qeverinë e Kosovës do të jetë e vështirë të vendosë përtej kornizës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kjo gjykatë ka konstatuar në vitin 2015 se Marrëveshja mbi parimet për formimin e Asociacionit - e arritur po atë vit midis Kosovës dhe Serbisë - nuk është në harmoni të plotë më Kushtetutën e Kosovës, por se pikat kontestuese mund të harmonizohen.

Rashiti kujton se Marrëveshja që shpie drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksi për zbatimin e saj nuk janë formalizuar me nënshkrimin e palëve. Formalizimi, sipas tij, do të krijonte legjitimet ligjor për ndonjë kompromis apo dizajn të ri për Asociacionin.

“Do të vijmë në një situatë, gjatë verës dhe më tutje, kur do të na kërkohet formalizimi i Marrëveshjes ose do të vazhdohet me formatin që BE-ja apo faktori ndërkombëtar po pretendon... se do të bëjë sekuencim të zbatimit të marrëveshjeve”, thotë Rashiti.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se shtetet perëndimore, të cilat mbështetën Marrëveshjen e Ohrit “e shpallën suksesin para kohës”. ​

“Është e vërtetë që dokumenti [statuti] është shkruar, por, siç do të thoshte populli, mund ta varni në bishtin e maces. Ky është parashikimi im për atë që do të ndodhë më 2 maj”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat u mbajtën më 23 prill, nuk është dashur të mbahen, përpara se të dyja palët të merreshin vesh për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto zgjedhje u bojkotuan nga komuniteti serb, pas thirrjes së Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Lista Serbe tha se e mori këtë vendim, pasi nuk janë plotësuar dy kushtet e saj: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu e vendit.

Janjiq beson se si pasojë e “bisedimeve të dështuara” për statutin e Asociacionit, do të ketë ngecje të reja në dialogun Kosovë-Serbi.

“Të paktën ngecje për disa muaj, me përtëritje të tensioneve“, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua BE-së me pyetjet se çfarë pret nga takimi i 2 majit, gjegjësisht nëse të dyja palët do të bien dakord për statutin e formimit të Asociacionit, si dhe cilët janë hapat e ardhshëm nëse do të arrihej marrëveshje.

Në vend të përgjigjeve, BE-ja kërkoi nga REL-i t’i referohet deklaratës së zëdhënësit të saj, Peter Stano, të datës 25 prill.

“Bashkimi Evropian, gjatë tërë kohës, ka qenë i qartë kur bëhej fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këtë e kemi përsëritur në reagimin ndaj zgjedhjeve lokale në komunat në veri të Kosovës - nevojitet urgjentisht formimi i Asociacionit”, tha Stano.

Ai kujtoi se Asociacioni është obligim i Kosovës, i pranuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, dhe se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen.

Vuçiq ka thënë më 24 prill se pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e këtij vendi, nëse statuti i Asociacionit nuk do të jetë në përputhje me 22 parimet e Marrëveshjes së Brukselit, të vitit 2015.

Këta serbë i braktisën institucionet e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë në Prishtinë për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës.

Rashiti thotë se, përderisa palët do t’i qasen dialogut me qëndrime të ndryshme, Serbia do të manifestojë sjellje “gjithnjë e më agresive”. ​

“Në të gjitha aspektet, duke mos pranuar ta negociojë draft-statutin e Asociacionit, duke penguar kthimin e serbëve në institucione, duke mos respektuar asnjë nga obligimet e saj, duke vazhduar [ndikimin] në çështjet e sigurisë në veri, diskursi që po përdor dhe të gjitha me radhë. Por, jam i bindur se Kosova, me disa hapa, mund ta bëjë faktorin ndërkombëtar përgjegjës absolut në lidhje me sjelljet e Serbisë në raport me Kosovën dhe marrëveshjen”, thotë Rashiti.

Këta hapa, sipas tij, janë: puna intensive lidhur me formimin e Asociacionit, puna me serbët e Kosovës dhe krijimi i mekanizmave për kthimin e tyre në institucione, përgatitja e situatës për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, koordinimi me faktorin ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes, si dhe premtimi se në fund të procesit do të ketë zgjedhje të reja lokale në veri dhe formim zyrtar të Asociacionit.

Marrë nga REL

dushan janjiç naim rashiti aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj